Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth. Psallmë kanke e Asafit.
1 Perëndia asht’ i ngjofunë ndë Iudënit, emëni i atiasht’ i math ndë Israel.
2 Edhe tenda e ati ashtë ndë Salemë, edhe të ndenjunit e ati ndë Sionë.
3 Atie theu shigjetat’ e harkut, mburonjënë, edhe shpatenë, edhe luftënë. Selah.
4 Ti je fort ma i ndritshim se malet’ e rrëmbimit.
5 Zemër-ashpërët’ u ropnë, fyetnë gjumin’ e vet, edhe askush prei burravet fortë s’gjeti duert’ e veta.
6 Prei qirtimit t’yt, o Perëndia i Iakobit, ranë ndë gjumë edhe qerreja edhe kali.
7 Ti je i frikëshim, edhe kush do të qindrojë përpara teje, kur të zemërohesh?
8 Kah qielli bane me u ndigjuem gjuq, dheu u frikue, edhe pushoi,
9 kur u ngrit Perëndia mbë gjyq, për me shpëtuem gjithë të butët’ e dheut. Selah.
10 Se zemërimi i njeriut ka me të lavduruem, edhe ke me ndalunë të mbetunit’ e zemërimit.
11 Thoni urata, edhe ia epni Zotit Perëndisë tuei; gjith’ ata qi janë rreth ati le të bienë dhunëtia të frikëshimit,
12 i cilli ngre frymën’ e zotënivet, të frikëshimit ndër mbëretënit e dheut.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Asafit. Këngë.
2 I njohur është Perëndia në Judë,
i madh është emri i tij në Izrael.
3 Në Salem është vendi i tij,
në Sion banesa e tij.
4 Atje harqet flakëruese ai theu,
shqytin, shpatën e betejën. selah
5 Tërë shkëlqim ti je,
më madhështor se malet e gjahut!
6 Trimat e paepur u plaçkitën,
gjumi i thellë i kishte kapur!
Askush prej burrave trima
nuk ngrinte dot as dorën.
7 Prej qortimit tënd, o Perëndi i Jakobit,
të shtangur mbetën qerre e kuaj.
8 Ti je vërtet i tmerrshëm!
Kush të bën dot ballë,
kur të ndizet zemërimi?
9 Prej qiellit e shpalle gjykimin,
toka u drodh nga frika dhe heshti,
10 kur u ngrit Perëndia për të bërë gjyq,
për të shpëtuar gjithë skamnorët e tokës. selah
11 Se ty edhe zemërimi i njerëzve të jep lavdi
e ç'të ketë mbetur ti e ngjesh ijëve.
12 Bëjini premtime Zotit, Perëndisë suaj,
e përmbushini ato.
Të gjithë ju që e rrethoni
sillini dhurata të Tmerrshmit.
13 Ai i lë pa frymë prijësit,
atë e druajnë të gjithë mbretërit e tokës.