Mbë të parinë kankatuer, Mashhil i Davidit, kur erdhi Doegu Idumiti, edhe i dha za Saulit, edhe i tha: erdhi Davidi ndë shtëpit të Ahimeleqit.
1 Ç’mburre mbë të keqenë, o i fortë? Përdëllimi i Perëndisë mbet për gjithë monë.
2 Gjuha jote shpif të këqia, porsi rruis i prefëtë, punon me gënjeshtrë.
3 Deshe të keqenë ma tepërë se të mirënë, rrenënë ma tepërë se me folunë të dreitënë. Selah.
4 Deshe gjithë fjalët’ e prishëjesë, edhe gjuhënë gënjeshtare.
5 Përandai Perëndia ka me të rrenuem për kurdo, ka me të shkëputunë, edhe ka me të ndërruem vendinë prei tendësë s’ate , edhe ka me të shkulunë prei dheut të gjallëvet. Selah.
6 Edhe të dreitëtë kanë me pamë, e kanë me u frikuem, edhe kanë me qeshunë për atë, tue thanë:
7 Shif ai njeriu qi s’vuni Perëndinë për fuqin’ e vet, por shpëreu mbë të shumët e pasëjesë vet, edhe u forcue mbë të keqen’ e vet.
8 Por unë kam me qenunë porsi dru ullini i ngjomë ndë shtëpit të Perëndisë; shpërej mbë përdëllimt të Perëndisë, për gjithë jetën’ e jetësë.
9 Kam me të lavduruem përherë, se banekëtë, edhe kam me shpëryem mb’emënit tand, seasht’ i mirë përpara të dreitëvet tu.
1 Mjeshtrit të korit. Himn i Davidit. 2 Kur Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha se Davidi kishte shkuar në shtëpinë e Abimelekut.
3 Përse mburresh me të keqen, o trim?
Mirësia e Perëndisë nuk resht tërë ditën.
4 Gjuha jote thur dinakëri,
je mjeshtër i mashtrimit, si brisk i mprehur.
5 Të keqen e do më shumë se të mirën,
gënjeshtrën më shumë se të drejtën. selah
6 Të pëlqejnë fjalët ngatërrestare
dhe gjuha hileqare.
7 Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë,
do të të mbërthejë e do të të shkulë prej tendës,
do të të zhbijë nga toka e të gjallëve. selah
8 Do të shohin të drejtët e do të tremben,
do ta përqeshin e do të thonë:
9 «Ja, njeriu, që nuk kërkoi strehë te Perëndia,
por shpresoi te pasuria e tij e madhe
e u bë i fuqishëm me anë të mashtrimit!».
10 E unë, si ulliri i gjelbër në tempullin e Perëndisë,
kam besim te mirësia e Perëndisë përjetë e në amshim.
11 Do të të përlëvdoj përjetë për gjithçka bëre,
përpara besnikëve të tu,
do të shpresoj tek emri yt, se është i mirë.