Psallm’ e Davidit.
1 Zoti i tha Zotit t’em: Rri prei së diathtash mia, ngjer sa të ve anëmiqt e tu përposh kambëvet tua.
2 Zoti ka me dërguem shkopin’ e fuqisë s’ate prei Sionet; zotëno ndë miedis t’anëmiqvet tu.
3 Populli ytka me qenunë gati ndë ditët të fuqisë s’ate, ndë të ndritëmenë shenjtënorenë; vesa e dielmënisë s’ate ka me dalë prei shtratit të sbardhëmesë dritësë.
4 Zoti bani be, edhe s’ka me u penduem, Tije prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut.
5 Zoti prei së diathtash tua, ka me dërrmuem mbëretën ndë ditë të zemërimit vet.
6 Ka me gjukuem ndër kombet, ka me mbushunë dhenë me korpna të vdekunish, ka me thyem krenë mbë shumë vende.
7 Ka me pimë prei purroit mb’ujë, përandai ka me ngritunë kryetë nalt.
1 Psalm i Davidit.
I tha Zoti zotit tim:
«Ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
si shtrojë te këmbët e tua».
2 Skeptrin e pushtetit tënd
do ta shtrijë Zoti prej Sionit;
sundo mes armiqve të tu!
3 Popullin e ke me vete, të gatshëm ,
ditën e fuqisë sate,
mes shkëlqimit të shenjtërisë.
Prej gjirit të agimit,
do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu .
4 Zoti u betua e nuk do të pendohet:
«Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».
5 Zoti është në të djathtën tënde
do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
6 Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma,
do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.
7 Udhës do të pijë prej përroit,
ndaj kokën do ta mbajë lart.