Psallm’ e Asafit.
1 Perëndia rri ndë përmbëledhiet të fortit, ka me gjykuem ndërmiet perëndivet.
2 Deri kurë keni me gjykuem pa udhë, edhe keni me u mbaitun’ anënë të pabesëvet? Selah.
3 Gjykoni të vobegun’ edhe të vorfëninë, bani-a me udhë të përvumit edhe të vobegut.
4 Lironi të nevojëshimin’ edhe të vobegunë, shpëtoni ate prei dorësë të keqit.
5 Nukë marrinë vesht, as kupëtojënë, ecinë nd’errësinë, gjithë themelet’ e dheut u lëkuntnë.
6 Unë thashë: Ju jeni perëndina, edhe të gjithë bijt’ e të Naltit,
7 por ju vdisni porsi njerës, edhe bijni porsi nji prei urdhënarësh;
8 ngreu, o Perëndi, e gjyko dhenë, se ti ke me trashiguem gjithë kombetë.
1 Psalm i Asafit.
Perëndia u ngrit në kuvendin hyjnor
e në mes të perëndive shpall gjykim:
2 «Deri kur do të gjykoni padrejtësisht
e anën e të paudhëve do të mbani? selah
3 Jepini të drejtën të mjerit e jetimit,
bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.
4 Çlirojeni të mjerin e nevojtarin,
prej dorës së të paudhëve shpëtojini.
5 As dinë e as kuptojnë, nëpër terr enden;
tranden gjithë themelet e tokës».
6 E unë thashë: «Jeni perëndi,
të gjithë jeni bij të të Tejlartit.
7 Por do të vdisni si çdo njeri,
si çdo prijës do të bini».
8 Ngrihu, o Perëndi, gjyko tokën,
se ti do të trashëgosh tërë kombet.