Kank’ e shkallëvet Solomonit.
1 Ndë mos ndërtoftë Zoti shtëpi, kot mundohen ata qi ndërtojënë; ndë mos rueitë Zoti qytetinë, kot rri squem rueitësi.
2 Kot ashtë mbë ju të ngritunitë çë me nadie, të fletunitë vonë, tue ngranë bukën’ e mundimit, kur Zoti ep gjumë të dashunit vet.
3 Qe, trashigim prei Zotit janë dielmtë, paga e ati ashtë pem’ e barkut;
4 sikurse janë shigjetatë n’dorë të fortit, kështu jan’ edhe të bijt’ e dielmënisë.
5 Lum ai njeri qi mbushi kuletën’ e shigjetavet me kësosh; të këtillëtë s’kanë me u turpënuem, kur flasinë bashkë me anëmiqt ndë derët.
1 Këngë shtegtimesh. E Solomonit.
Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë,
më kot mundohen ndërtuesit.
Nëse nuk e ruan Zoti qytetin,
më kot rrinë zgjuar rojat.
2 Më kot ngriheni qëmenatë
e qëndroni zgjuar deri vonë,
për të ngrënë bukën e mundimit.
Se Zoti i jep atij që do,
edhe në gjumë.
3 Ja, bijtë janë trashëgimi prej Zotit,
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
4 Si shigjetat në dorën e trimit,
ashtu janë bijtë e djalërisë.
5 Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to,
se s'do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.