Kank’ e shkallëvet.
1 Ngre syt’ e mi ndë malet, prei kah ka me ardhunë ndifma eme.
2 Ndifma eme vien prei Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.
3 S’ka me lanë të tundetë kamba jote; as s’ka me i ardhunë gjum’ ati qi të ruen.
4 Qe te s’ka me i ardhunë gjumë, as s’ka me fletun’ ai qi ruen Israelinë.
5 Zoti ashtë rueitësi yt; Zoti ashtë mbulesa jote prei së diathtësë s’ate.
6 Dielli s’ka me të diegunë ditënë, as hana natënë.
7 Zoti ka me të rueitunë prei çdo të keqeje; ai ka me rueitunë shpirtinë tand.
8 Zoti ka me rueitunë të dalëtë t’at e të hymitë t’at, çë tashti e për gjithë jetënë.
1 Këngë shtegtimesh.
I ngrita sytë drejt maleve,
prej nga do të më vijë ndihma?
2 Ndihma më vjen nga Zoti,
që krijoi qiellin e tokën.
3 Ai s'do të lejojë të të merren këmbët,
ai që të mbron nuk do të kotet.
4 Jo, ai që mbron Izraelin
nuk do të kotet e as nuk do të flejë.
5 Zoti është mbrojtësi yt,
Zoti është mburoja jote,
ai qëndron në të djathtën tënde.
6 Dielli nuk do të të godasë ditën
e as hëna natën.
7 Zoti do të të mbrojë nga çdo e keqe,
ai do ta mbrojë jetën tënde.
8 Zoti do të mbrojë vajtjet e ardhjet e tua,
që tani e deri në amshim.