Mbë të parinë kankatuer, mbë Neginoth. Psallm’ e Davidit.
1 Kur thërres, ndëgjo-më, o Perëndia i dreitënisë s’eme; më sgjanove ndë ngushtim, përdëlle-më, edhe ndëgjo të falunitë t’em.
2 O bij njerëzish, nder kurë këtheni lavdinë t’eme ndë turpëni, përse doni kotësinë, edhe kërkoni rrenë? Selah.
3 Por merrni vesh, se Zoti sgjodhi të dreitin’ e vet; Zoti ka me më ndëgjuem, kur të thërres tek ai.
4 Zemërohi, e mos fëjeni, flitni ndër zemërat tueja mbi shtratinë tuei, e prahi. Selah.
5 Bani kurbane dreitënie, edhe shpëreni mbë Zotinë.
6 Shumë vetë thonë: Kush ka me na diftuem të mirënë? Ngre nalt mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.
7 Dhe gëzim ndë zemëret t’eme, ma tepërë se kur shumohetë gruni i atyneve edhe ven’ e atyneve.
8 Ndë paqtim edhe kam me ranë, edhe kam me fjetunë, sepse ti vetëmë, o Zot, më ban të rri ndë siguri.
1 Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.
2 Kur të thërras, përgjigjmu,
o Perëndi, drejtësia ime!
Kur isha ngushtë, ti më lehtësove;
ki mëshirë për mua e lutjen ma dëgjo.
3 Deri kur do të ma shkelni nderin, o njerëz,
ju që kotësi dëshironi e gënjeshtra kërkoni? selah
4 Dijeni, Zoti zgjedh atë që i qëndron besnik,
Zoti më dëgjon kur i thërras.
5 Vloni nga zemërimi, por mos mëkatoni!
Shqyrtoni zemrën, kur të flini, dhe heshtni! selah
6 Kushtoni flijime drejtësie
e kini besim te Zoti.
7 Shumë thonë: «Kush do të na e tregojë të mirën?
Ndriçoje mbi ne, o Zot, dritën e fytyrës sate».
8 Shumë e gëzove zemrën time,
më shumë se ata që marrin grurë
e musht me shumicë.
9 Në paqe do të shtrihem e do të fle,
se vetëm ti, o Zot,
më strehon në vend të sigurt.