Kanka psallme e Davidit.
1 Zemëra eme ashtë gati, o Perëndi, kam me kënduem, edhe kam me psallunë ndë lavdit t’eme.
2 Sqohu, psallter, e qitharë: kam me u squem çë me nadie.
3 Kam me të lavduruem ndër popuj, o Zot, edhe kam me psallunë për ty ndër kombe,
4 se përdëllimi yt asht i math nalt ndë qijet, edhe e vërteta jote ngjer ndë ret.
5 Naltohu mbi qijet, o Perëndi, edhe lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6 Qi të shpëtojënë të dashunit’ e tu, shpëto me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjo-më.
7 Perëndia foli ndë të shenjtënueminë vendin’ e vet: Kam me u gëzuem, kam me damë Syhemënë, edhe kam me matunë gropësinën’ e Sokhothit.
8 Emi ashtë Galaadi, emi ashtë Manasseu; Efraimiashtë fuqia e kresë s’eme, Iuda ashtë ligjë-vumësi em,
9 Moabi ashtë legeni i të lamit t’em; mbi Edominë kam me hedhunë këpucënë t’eme, kam me brohorimë mbi Palestinënë.
10 Kush ka me më siellë ndë qytet të fortë? Kush ka me më hiekun’ udhënë deri në Edom?
11 As por jo ti , o Perëndi, qi na hodhe tej? Edhe s’ke me dalë, o Perëndi, bashkë me ushtëriat tona?
12 Ndif-na për me shpëtuem prei shtrëngimit, sepse shpëtimi i njeriut asht’ i kotë.
13 Me anë të Perëndisë kemi me bamë trimëni, edhe ai ka me shkelun’ anëmiqtë t’anë.
1 Këngë. Psalm i Davidit.
2 Zemra ime është e fortë, o Perëndi.
Do të këndoj e do të thur himne
me gjithë shpirtin tim.
3 Zgjohu, ti o harpë dhe lirë,
se dua të zgjoj agimin.
4 Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot,
do të këndoj për ty mes kombeve.
5 Se mirësia jote lartohet deri në qiej,
e besnikëria jote deri ndër retë.
6 Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi,
le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!
7 Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona,
që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8 Perëndia foli në shenjtëroren e tij:
«Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin,
luginën e Sukotit do ta mat.
9 Imi është Gileadi, imi Manaseu,
Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,
10 Moabi legeni ku lahem,
në Edom i hedh sandalet,
mbi Filistinë do të brohoras».
11 Kush do të më çojë deri në fortesë?
Kush do të më prijë deri në Edom?
12 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë,
ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13 Dërgona ndihmën tënde kundër armikut,
se ndihma e njeriut është e kotë.
14 Me Perëndinë do të bëhemi të fortë,
ai do t'i shtypë armiqtë tanë.