Psallm’ e Davidit.
1 Gjuko-më, o Zot, se eca ndë të pa-keqet t’eme, edhe shpëreva mbë Zotinë, edhe s’kam me u tundunë.
2 Shiko-më, o Zot, edhe shprovo-më: shprovo veshnjet’ e mia edhe zemrënë t’eme.
3 Se përdëllimi yt ashtë përpara syvet mi, edhe eca ndë të vërtetënë tande.
4 Nukë ndenja bashkë me njerës të kotë, edhe s’kam me votunë bashkë me ipokritë.
5 Mora mëni mbëledhëjen’ e të këqijvet, edhe s’kam me ndenjunë bashkë me të pa-besë.
6 Kam me lamë duert’ e mia me të pa-fajt, edhe kam me qarkuem therorenë tande, o Zot,
7 qi të baj me ndëgjuem za lavdurimi, edhe të tregoj gjithë mërekullit’ e tua.
8 O Zot, desha të ndenjunit’ e shtëpisë s’ate, edhe vendin’ e tendësë lavdisë s’ate.
9 Mos venë shpirtinë t’em bashkë me fajtorët, as jetënë t’eme bashkë me njerës gjaknash;
10 ndë duer t’atyne ashtë pa-udhëni, edhe e diathta e atyne ashtë plot me dhunëtia.
11 Por unë kam me ecunë ndë të pa-keqet t’eme: shpërble-më, edhe përdëlle-më.
12 Kamba eme qindron ndë të dreitët: kam me bekuem Zotinë ndër përmbëledhëje.
1 Psalm i Davidit.
Jepmë të drejtë, o Zot,
se jetoj me ndershmëri.
Zotin kam besim
e s'kam për t'u lëkundur.
2 Hetomë, o Zot, e provomë,
mendjen dhe zemrën m'i shqyrto.
3 Mirësinë tënde e kam parasysh,
në besnikërinë tënde jetoj.
4 Nuk kuvendoj me njerëz të pavërtetë,
me shtiracakë nuk bëj shoqëri.
5 Tubimet e të këqijve i urrej,
me të paudhët nuk ulem.
6 Duart i laj në pafajësi
e rreth altarit tënd sillem, o Zot,
7 që të shpall me zë të lartë lavdinë tënde,
e të kumtoj të gjitha mrekullitë e tua.
8 O Zot, e dua tempullin ku banon ti
dhe vendin ku prehet lavdia jote.
9 Mos e hidh tej shpirtin tim me të paudhët
e as jetën time me gjakatarët.
10 Me duar bëjnë paudhësi,
të djathtën e mbushin me mita.
11 Por unë jetoj me ndershmëri,
shpengomë e mëshiromë.
12 Këmba ime shkel në udhë të drejtë,
mes bashkësisë do ta bekoj Zotin.