Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Vuna shpresënë mbë Zotinë, qysh i thoni shpirtit t’em: Ik ndë mal’ tuei, porsi zok?
2 Sepse, shif të pa-besëtë te ngrefnë harkunë, banë gati shigjetat’ e veta mbi kordhëzënë, për me shigjetuem ndë errësinë zemërë-dreitëtë.
3 Ndë u rrënofshinë themeletë, i dreiti qish mundetë me bamë?
4 Zoti ashtë ndë të shenjtënueshiminë tempullin’ e vet, Zoti ka shkambin’ e vet ndë qiell; syt’ e ati shofinë, qerpikët’ e ati shikojënë të bijt’ e njerëzëvet.
5 Zoti shikon të dreitinë, por shpirt’ i ati ka mëni të pa-besin’ edhe atë qi do të shtrembëtënë.
6 Do të bajë me ranë shi kurthash mbi të pa-besët; ziarrm, e surfullë, e erë e fortë ashtë piesa e potirit atyneve.
7 Se Zoti asht’ i dreitë, edhe do dreitëni: syni i ati shef të dreitënë.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Te Zoti kam gjetur strehë,
si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?».
2 Ja, të paudhët e ngrehin harkun,
mbi kordhë vënë shigjetën,
që nëpër errësirë të gjuajnë
mbi ata që janë zemërdrejtë.
3 Po të shemben themelet,
i drejti ç'mund të bëjë?
4 Zoti është në tempullin e tij të shenjtë,
Zoti e ka fronin në qiell,
sytë e tij vëzhgojnë,
qepallat e tij rrinë hapur mbi bijtë e njerëzve.
5 Zoti vë në provë të drejtin e të paudhin,
e urren atë që dëshiron dhunën.
6 Mbi të paudhët do të lëshojë fatkeqësi, zjarr e squfur,
në kupë do të kenë për hise erë përvëluese.
7 Se Zoti është i drejtë, ai e do drejtësinë.
I drejti do ta shohë fytyrën e tij.