Mbë të parinë kankatuer mbi Sheminith. Psallm’ e Davidit.
1 Shpëto-më, o Zot, se s’mbet i dreitë, se u pakësuenë miqt’ e të vërtetësë prei të bijvet njerëzëvet.
2 Gjithë-se-cilli flet të kota tek i afërmi vet, me buzë gënjeshtare flasinë prei zemrësë dy faqesh.
3 Zoti thaftë gjithë buzëtë gënjeshtare, edhe gjuhënë qi flet fjalë të mëdha.
4 Të cillëtë thanë: Kemi me dalë ma të fortë me gjuhët t’onë, kemi me vetëhe buzëtë t’ona: kush ashtë zot mbi ne?
5 Për të vueitunit e të vobegëvet, edhe për shamtimën’ e të nevojëshimëvet, tashti kam me u ngritunë, thotë Zoti, kam me vumë ndë shpëtim atë, prei ati qi flet keq kundrë ati.
6 Fjalët e Zotit janë fjalë të këthiellëta: argjand i sprovuem, tretunë nd’ anë balte, kulluem shtatë herë.
7 Ti, o Zot, ke me rueitun’ ata, ke me mbaitun’ ata prei këti brezi për gjithë jetënë.
8 Të pa-besët’ ecinë rreth e rrotullë, kur naltohenë ma të këqijt’ e të bijvet njerëzëvet.
1 Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.
2 Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti,
s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.
3 Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin,
lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.
4 Zoti preftë çdo buzë lajkatare
e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.
5 Sepse ata thonë:
«Jemi të fortë nga goja.
Me buzët që kemi,
kush mund të na sundojë?».
6 «Por tani do të ngrihem», thotë Zoti,
«se të varfrit po shtypen,
skamnorët po rënkojnë.
Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë ».
7 Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra,
argjend i shkrirë në furrë dheu,
argjend i pastruar shtatë herë.
8 Ti, o Zot, e mban fjalën
dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.
9 Të paudhët bredhin anekënd,
sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.