1 Zoti mbëretënon, le të gëzohetë dheu, le të gazmohenë shumë ujdhëza.
2 Re e njegullë ashtë rreth ati, dreitëni e gjyq ashtë të qindruemit’ e shkambit ati.
3 Ziarrm ecën përpara ati, edhe diek rreth e rrotullë anëmiqt’ e ati.
4 Vetimat’ e ati ndrisinë botënë; pa dheu, edhe u tund.
5 Maletë tretenë porsi qiri prei faqesë Zotit, prei faqesë Zotit gjithë dheut.
6 Qijetë diftojënë dreitënin’ e ati, edhe gjithë popujtë shofinë lavdin’ e ati.
7 U turpënofshinë gjith’ ata qi lusinë të latuemetë, ata qi mburrenë ndë idhujt; lutni ate, gjithë perëndinate.
8 Ndëgjoi Siona edhe u gëzue, edhe u gëzuenë të bijat’ e Iudësë për gjyqet e tu, o Zot.
9 Se ti, o Zot,je i naltë mbë gjithë dhenë, fort u naltove përmbi gjithë perëndinat.
10 Ju qi doni Zotinë, kini mëni të keqenë; ai ruen shpirtënat’ e të dreitëvet vet, shpëton ata prei dorësë të pa-besëvet.
11 Dritë mbilletë për të dreitinë, edhe gëzim për zemërë-dreitët.
12 Gëzohi, o të dreitë, për Zotinë, edhe lavduroni të përmendunit’ e shenjtënisë ati.
1 Zoti mbretëron, le të gëzojë toka!
Le të ngazëllejnë ujdhesat e shumta!
2 Reja e terri e mbështjellin,
drejtësia dhe e drejta themeli i fronit të tij.
3 Zjarr para tij,
armiqtë rreth e qark i djeg.
4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën;
e sheh toka e trandet!
5 Si dylli shkrihen malet para Zotit,
para Zotit të mbarë tokës.
6 Qiejt shpallin drejtësinë e tij,
të gjithë popujt kundrojnë lavdinë e tij.
7 U turpërofshin të gjithë ata që shtatoret adhurojnë,
ata që me idhujt mburren!
Adhurojeni Zotin gjithë ju perënditë!
8 E dëgjoi Sioni e u gëzua,
bijat e Judës u ngazëlluan,
për gjykimet e tua, o Zot.
9 Se ti, o Zot, je i Tejlarti mbi tërë tokën,
ti u lartësove shumë më tepër se gjithë perënditë.
10 O ju, që e doni Zotin, urrejeni të keqen!
Ai i ruan shpirtrat e besnikëve të tij
e prej dorës së të paudhëve i çliron.
11 Drita lindi për të drejtin
e gëzimi për zemërdrejtët.
12 Ngazëlleni, o të drejtë, në Zotin,
kujtoni e lavdëroni shenjtërinë e tij!