1 Eni, le të gëzohemi për Zotinë, le të brohorijmë për gurin’ e shpëtimit t’ynë.
2 Le t’ia mbërrimë përpara ati bashkë me lavdurim, le të brohorijmë për ate me psallma.
3 Se Zoti ashtë Perëndia i math, edhe mbëret i math përmbi gjithë perëndinat.
4 Se nd’dorët t’ati janë të thellat’ e dheut, edhe të naltat’ e malevet janë t’ati.
5 Se deti asht’ i ati, edhe ai e bani ate, edhe duert’ e ati krijuenë tokënë.
6 Eni, le t’lusimë, e le t’i biemë ndër kambë, le të bienë ndë gjunë përpara Zotit, qi na krijoi.
7 Se ai ashtë Perëndia ynë, edhe na jemi populli i kullotës’ ati, edhe dhent’ e dorës’ ati. Sod ndë ndëgjofshi zanin’ e ati,
8 Mos ashpëroni zemërënë tuei, porsi ndë idhënimt t’asai ditësë të gërgamit ndë shkretinët,
9 atie ku më gërganë atenitë tuei, e më shprovuenë, edhe panë punët’ e mia.
10 Katerdhetë viet u idhënueshë me ate bres, edhe thashë: Kyi ashtë nji popull me zemërë të gënjyeme, edhe ata nukë ngjofnë udhët’ e mia.
11 Përandai u përbetueshë ndë zemërimt t’em, se s’kanë me hymë ndë të praitunit t’em.
1 Ejani t'i këndojmë Zotit,
të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.
2 Le të dalim para tij me falënderim,
le të brohorasim për të me këngë.
3 Se Perëndi madhështor është Zoti,
mbret i madh mbi gjithë perënditë.
4 Në dorën e tij janë thellësitë e tokës,
të tijat janë majat e maleve.
5 I tij është edhe deti, ai e krijoi,
duart e tij i dhanë trajtë dheut.
6 Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë,
le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!
7 Se ai është Perëndia ynë
e ne populli i kullotës së tij,
tufa, që ai e ruan me dorën e vet.
Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:
8 «Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë,
si në ditën e Masës, në shkretëtirë,
9 kur etërit tuaj më vunë në provë,
më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia.
10 Për dyzet vjet m'u neverit ajo brezni, e thashë:
“Ky popull e ka zemrën tërë dredhi
e udhët e mia nuk i njeh”.
11 Prandaj u përbetova në zemërimin tim:
“Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».