1 Zoti mbëretënon, ashtë veshunë me madhëni, Zoti ka veshun’ e ngjeshunë fuqi, edhe forcoi botënë kaqi, sa s’ka me u tundunë.
2 Shkambi yt ashtë forcuem çë ndë krye të herësë, ti je çë para jetësë.
3 Lumënate ngritnë, o Zot, lumënate ngritnë zanin’ e vet, lumënate ngritnë valët’ e veta.
4 Por Zotiqi ashtë mbë të nalta, ashtë ma i fortë se zanet’ e shumë ujënave, se valët’ e forta të detit.
5 Deshmimet’ e tu janë fort të besuem, ndë shtëpi tande duhetë shenjtëni, o Zot për ditt të gjata.
1 Zoti mbretëron. Është veshur me madhështi.
Zoti është veshur e ngjeshur me fuqi.
Bota qëndron mbi themele të forta
dhe nuk do të trandet kurrë.
2 Froni yt qëndron i fortë që prej fillimit,
ti vetë je që prej amshimit.
3 Lumenjtë u frynë, o Zot,
lumenjtë ngritën zërin e tyre,
lumenjtë shtuan buçimën e tyre.
4 Më madhështor se buçima e ujërave të shumtë,
më madhështor se oshtima e valëve të detit
është Zoti në lartësi.
5 Dëshmitë e tua janë vërtet të besueshme,
shtëpisë sate i ka hije përjetë shenjtëria, o Zot.