Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Ndëgjo zaninë t’em, o Perëndi, ndë lutëjet t’eme, ruei jetënë t’eme prei frikës’ anëmikut.
2 Mpshif-më prei këshillësë të këqijvet, prei gjindëjesë qi punojënë pa-udhë,
3 të cillëtë prefinë gjuhën’ e vet, porsi shpatë, ngrefinë harkun’ e vet, edhe hedhinë shigjeta, fjalë të idhëta,
4 qi të shigjetojënë mpshefas të pa-fajminë, e shigjetojënë befas, edhe s’kanë frikë.
5 Forcojënë vetëhenë ndë fjalë të keqe, pishtëllijënë të mpshefinë kurth, thonë: Kush ka me i pamë?
6 Kërkojënë me kujdes punë pa udhë, por u lothnë tue kërkuem me kujdes, edhe të përmbrendëshimetë, edhe zemëra e qishdo njeriu asht’ e thellë.
7 Por Perëndia ka me shigjetuem ata, plagët’ e atyne kanë me qenunë prei shigjete të papritunë.
8 Edhe fjalët’ e gjuhës’ atyne kanë me ranë mbi ata, kanë me ikunë gjith’ ata qi i shofinë.
9 Edhe qishdo njeri ka me u frikuem, edhe kanë me treguem punët’ e Perëndisë, edhe kanë me kupëtuem të punuemet’ e ati.
10 I dreiti ka me u gëzuem mbë Zotinë, edhe ka me shpëryem mb’atë; edhe kanë me u mburrunë gjithë zemërë-dreitëtë.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Dëgjoje zërin e rënkimit tim, o Perëndi,
ruaje jetën time prej armikut të tmerrshëm.
3 Më fshih larg prej kurthit të keqbërësve,
prej turmës së atyre që bëjnë paudhësi.
4 Gjuhën e kanë mprehur si shpatën,
prej harkut të ndehur lëshojnë fjalë të hidhura,
5 për të shigjetuar në fshehtësi të përkryerin;
e gjuajnë papandehur e frikë nuk kanë.
6 I japin forcë njëri-tjetrit për të bërë të keqen,
mendojnë si t'i fshehin kurthet,
thonë: «Kush ka për t'i parë?».
7 Shestojnë padrejtësi e thonë:
«Jemi gati, kurthin e kemi menduar mirë».
Humnerë e thellë qenia e njeriut
dhe zemra e tij!
8 Por, Perëndia do t'i shigjetojë
e papritur do t'i mbulojnë plagët.
9 Gjuha e vet do t'i shkatërrojë,
të gjithë sa do t'i shohin, do të tundin kokën.
10 Mbarë njerëzinë do ta zërë frika,
do të shpallin veprat e Perëndisë,
do të kuptojnë ç'ka bërë ai.
11 I drejti do të gëzohet në Zotin,
e tek ai do të gjejë strehë.
Të gjithë zemërdrejtët do të krenohen.