Kankë psallme për të bijt’ e Koreut.
1 Zotiasht’ i math, edhe fort i lavdurueshim ndë qytet të Perëndisë t’onë, ndë mal të shenjtënisë ati.
2 Vend-bukurë, gëzimi i gjithë dheut ashtë mali i Sionësë, kah brit’e borësë, qyteti i mbëretit math.
3 Perëndia ngjifetë ndë pallatet t’asai për mpshtetëje të naltë.
4 Se qe tek u mbëlothnë mbëretënitë, shkuenë bashkë.
5 Ata kur panë kështu, u mërekulluenë, u përzienë, edhe iknë me vrap.
6 I muer frika atie, të dhimptuna, si asai qi piell.
7 Me erë të lemit diellit thyenë barkët’ e Tharsisë.
8 Sikurse ndëgjuem, kështu pam ndë qytet të Zotit fuqivet, ndë qytet të Perëndisë t’onë; Perëndia ka me themeluem atë për gjithë jetënë. Selah.
9 Presim përdëlliminë tand, o Perëndi, ndë miedis të tempullit t’yt.
10 Mbas emënit t’yt, o Perëndi, kështu asht’ edhe lavdurimi yt deri mbë anët të dheut; e diathta jote ashtë plot me dreitëni.
11 Le të gëzohetë mali i Sionësë, le të gëzohenë të bijat’ e Iudësë për gjyqet e tu.
12 Qarkoni Sionënë, edhe ecëni rrotull’ asai, numëroni burgjet’ e asai.
13 Ngulni zemrënë tuei mbë muret t’asai, vështroni pallatet’ e asai, qi t’i tregoni brezit mbasandaim.
14 Sepse kyi Perëndi ashtë Perëndia ynë jetë mbas jete, ai ka me na hiekë udhënë deri mbë vdekët.
1 Këngë. Psalm i bijve të Korahut.
2 I madh është Zoti
e fort i lavdërueshëm
në qytetin e Perëndisë tonë,
në malin e tij të shenjtë.
3 Lartësi e bukur,
gëzimi i mbarë tokës
është mali i Sionit në skajin verior,
qyteti i mbretit të madh.
4 Në fortesat e tij Perëndia u bë i njohur
si streha e pamposhtur.
5 Ja, mbretërit janë mbledhur
e bashkë kanë marshuar.
6 Por panë e u hutuan,
të tmerruar mbrapsht u kthyen.
7 Aty i kapën drithërimat,
dhimbjet si ato të lindjes.
8 Me erën e lindjes
anijet e Tarshishit shkatërrove.
9 Siç kishim dëgjuar, ashtu po shohim
në qytetin e Zotit të ushtrive,
në qytetin e Perëndisë tonë,
që Perëndia e themeloi për amshim. selah
10 Mirësinë tënde përsiatim, o Perëndi,
brenda në tempullin tënd.
11 Përlëvdimi yt, o Perëndi, është si emri yt,
arrin deri në skajet e tokës;
e djathta jote është plot drejtësi.
12 Le të gëzojë mali i Sionit,
le të ngazëllojnë qytetet e Judës,
falë gjykimeve të tua.
13 Ejani përqark Sionit e bjerini përreth,
numërojini të gjitha kullat e tij.
14 Soditni muret e tij,
vështroni fortesat e tij,
që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,
15 se ky është Perëndia, Perëndia ynë në amshim,
ai do të na prijë deri në vdekje.