Mbë të parinë kankatuer. Psallmë për të bijt’ e Koreut.
1 Përpiqni duertë, gjithë popujtë: brohorini për Perëndinë me za gëzimi.
2 Se Zoti asht’ i naltë, i frikshim, mbëret i math mbë gjithë dhenë.
3 Vuni ndënë ne popuj, edhe kombe ndënë kambët t’ona.
4 Sgjodhi për ne trashigiminë t’anë bukurin’ e Iakobit, të cillin’ e deshi. Selah.
5 Perëndia hypi me brohori, Zoti me za trumpete.
6 Psallni Perëndisë, psallni; psallni mbëretit t’ynë, psallni.
7 Se Perëndia ashtë mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urti.
8 Perëndia mbëretënon mbi kombet, Perëndia rri ndë shkamp të shenjtënisë vet.
9 Urdhënarët’ e popujvet u mbëlothnë bashkë me popullin’ e Perëndisë Abrahamit, sepse mburonjat e dheut janë të Perëndisë: u naltue fort.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2 Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj,
brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi.
3 Se Zoti, i Tejlarti, është i tmerrshëm,
mbret i madh mbi tokën mbarë.
4 Popujt i vë nën sundimin tonë,
kombet nën këmbët tona.
5 Ai na e zgjodhi trashëgiminë,
lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi. selah
6 Lartohet Perëndia mes brohoritjeve,
Zoti mes tingujve të bririt.
7 Këndojini Perëndisë, këndojini!
Këndojini mbretit tonë, këndojini!
8 Perëndia është mbreti i mbarë tokës,
këndojini, pra, një himn!
9 Perëndia mbretëron mbi kombet,
Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.
10 Princat e kombeve u bashkuan
me popullin e Perëndisë së Abrahamit,
se Perëndisë i përkasin mburojat e tokës,
e ai u lartësua shumë!