Psallm’ e Davidit.
1 Dheu asht i Zotit, edhe të mbushunit’ e ati: bota, edhe ata qi rrinë nd’atë.
2 Sepse ai themeloi atë mbi detënat, edhe e qindroi mbi lumënat.
3 Kush ka me hypunë ndë malt të Zotit? Edhe kush ka me ndenjunë ndë vend t’ati të shenjtënueminë?
4 I pa-faji ndë duert, edhe i këthiellëti ndë zemërët, i cilli nukë dha shpirtin’ e vet mbë të kotë, edhe nuk’ u betue me gënjeshtrë.
5 Kyi ka me marrë bekim prei Zotit, edhe dreitëni prei Perëndisë shpëtimit vet.
6 Kyi ashtë brezi atyneve qi kërkojën’ atë, qi kërkojënë faqenë tande, o Perëndia i Iakobit. Selah.
7 Ngreni krenët tuei, o dyer, edhe naltohi, o dyer të përjetëshime, se ka me hymë Mbëreti i lavdisë.
8 Cilli ashtë kyi Mbëreti i lavdisë? Zot’ i fortë edhe i fuqishim, Zoti i fuqishim ndë luftë.
9 Ngreni krenët tuei, o dyer, edhe naltohi, o dyer të përjetëshime, se ka me hymë Mbëreti i lavdisë.
10 Cilli ashtë kyi Mbëreti i lavdisë? Zoti i fuqiavet: ai ashtë Mbëreti i lavdisë. Selah.
1 Psalm i Davidit.
E Zotit është toka
dhe gjithçka gjendet në të,
bota me gjithë banorët e saj.
2 Themelet e saj mbi dete i vuri,
mbi lumenj e ngriti.
3 Kush do të ngjitet në malin e Zotit?
Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4 Ai që ka duar të pafajshme
e zemër të pastër,
që nuk jepet me shpirt pas kotësive
e nuk bën betim të rremë.
5 Ai do të marrë bekim prej Zotit,
drejtësi prej Perëndisë, shpëtimtarit të tij.
6 E tillë është breznia e atyre që e kërkojnë,
që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakobit. selah
7 Ngrijini, o porta, ballinat tuaja!
Lartësohuni, o dyer të amshuara,
që të hyjë mbreti i Lavdisë!
8 Kush është ky mbreti i Lavdisë?
Është Zoti i fortë e i fuqishëm,
është Zoti i fuqishëm në betejë!
9 Ngrijini, o porta, ballinat tuaja!
Lartësohuni, o dyer të amshuara,
që të hyjë mbreti i Lavdisë!
10 Kush është ky mbreti i Lavdisë?
Zoti i ushtrive, ai është mbreti i Lavdisë! selah