Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1 Mbëreti ka me u gëzuem ndë fuqit tande, o Zot, edhe ka me u gëzuem fort ndë shpëtimt tand!
2 Dhe dëshërimin’ e zemërës’ ati, edhe nuk’ i mengove dashunimin’ e buzëvet ati. Selah.
3 Sepse ia mbërrine me bekime të mirë, vunë mbi krye t’ati kunorë ari të kullutë.
4 Të lypi jetë, edhe i dhe ditt të gjata ndë jetë të jetësë.
5 Lavdia e ati asht’ e madhe ndë shpëtim tand; vune mbi atë nder e madhëni.
6 Se ti i dhe bekim ndë jetë të jetësë, e gëzove fort me faqenë tande.
7 Se mbëreti shpëren mbë Zotinë, edhe s’ka me u tundunë me anë të përdëllimit të Naltit.
8 Dora jote ka me gjetunë gjith’ anëmiqt’ e tu, e diathta jote ka me gjetun’ ata qi të kanë mëni.
9 Ke me bamë ata porsi furrë ziarrmi ndë kohët të zemërimit tand: Zoti ka me i përpimë ndë zemërim të vet, edhe ziarrm ka me i ngranë,
10 Ke me prishunë pemën’ e atyne prei dheut, edhe farën’e atyne prei të bijvet njerëzëvet.
11 Se vunë ndër mend të këqia kundrë teje, menduenë këshille të këqia , të cillatë s’muftnë me i ngrefunë .
12 Përandai ke me i bamë të këthejënë krahatë, kur të baish gati shigjetat’ e tua mbi kordhëzat’ e tua kundrë faqes’ atyneve.
13 Naltohu, o Zot, ndë fuqi tande: do të këndoim’ e do të psallim për fuqinë tande.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 O Zot, me fuqinë tënde gëzon mbreti,
sa shumë ngazëllen për shpëtimin tënd.
3 Dëshirën e zemrës ia plotësove,
lutjen e buzëve të tij nuk e përbuze. selah
4 Me bekime mirësie e prite,
mbi kokë i vure kurorë ari të kulluar.
5 Të kërkoi jetë e ia dhe,
ditë të shumta në amshim.
6 E madhe është lavdia e tij falë shpëtimit tënd,
me shkëlqim e madhështi e stolise atë.
7 Ti i jep bekime përjetë,
e mbush me gëzimin e pranisë sate.
8 Se mbreti ka besim te Zoti
dhe falë mirësisë së të Tejlartit nuk do të lëkundet.
9 Dora jote do t'i kapë tërë armiqtë e tu,
e djathta jote do t'i zërë ata që të urrejnë.
10 Do t'i hedhësh në furrën e zjarrit kur të shfaqesh,
Zoti do t'i përpijë tërë zemërim
e zjarri do t'i përlajë.
11 Farën e tyre do ta zhbish nga dheu,
pasardhësit e tyre nga njerëzit.
12 Kanë kurdisur ligësi kundër teje,
sajuan plane, por s'do t'ia dalin.
13 Do t'i bësh të kthehen pas,
harkun do ta drejtosh kundër tyre.
14 Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde,
do t'i këndojmë e do t'i thurim himne pushtetit tënd.