1 Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë të kota?
2 Mbëretënit e dheut ndenjnë, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyemit ati,
3 tue thanë : Le të këpusim lidhëjet’ e atyne, edhe le të hedhim tej prei nesh vargjet’ e atyne.
4 Ai qi rri ndë qillt ka me qeshunë: Zoti ka me përqeshun’ ata.
5 Atëherë ka me u folunë ndë mëni të vet, edhe ka me i trubulluem ndë zemërim të vet.
6 Por unë,ka me thanë , Leva mbëretinë t’em mbi Sionë, malin e shenjtënisë s’eme.
7 Unë kam me diftuem urdhëniminë; Zoti më tha: Ti je biri em, unë sot të kam piellë.
8 Lyp prei meje, edhe kam me të dhanë kombetë për trashigiminë tand, edhe kantet’ e dheut për të përmbaitunitë tat.
9 Ke me kullotun’ ata me shkop të hekurtë; ke me thyem ata porsi enë tiegullari.
10 Tashti pra urtësohi, o mbëretënë; mësohi, o gjykatësit’ e dheut.
11 Shërbeni Zotit me frikë, edhe gëzohi me të dridhunë.
12 Puthni birinë, mos zemërohetë ndonji herë, edhe keni me hupunë prei udhësë, kur të ndizetë së shpeiti zemërimi i ati. Lum gjith’ ata qi kanë shpëryem mb’atë.
1 Përse vlojnë kombet
dhe popujt pëshpëritin kotësi?
2 Mbretërit e tokës po ngrihen
dhe prijësit po mblidhen bashkë
kundër Zotit e kundër të vajosurit të tij.
3 «T'i këputim vargonjtë e tyre,
litarët e tyre t'i hedhim tej».
4 Ai që rri në qiell qesh,
Zoti tallet me ta.
5 Atëherë, u flet me turfullimë,
me zemërimin e vet i tmerron:
6 «Mbretin tim e vura në Sion,
në malin tim të shenjtë».
7 Do të shpall vendimin e Zotit.
Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.
8 Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim,
tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.
9 Me skeptër hekuri do t'i thyesh,
si enë poçari do t'i copëtosh».
10 Prandaj, silluni me urti, o mbretër,
vini mend, o gjyqtarë të tokës.
11 Shërbejini Zotit me drojë,
me dridhma gëzohuni;
12 nderoni birin e tij ,
që Zoti të mos zemërohet
e ju të mos birreni udhës,
se zemërimi i tij është i shpejtë.
Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.