Psallm’ e Davidit.
1 Zot, kush ka me ndenjunë ndë tendët tande? A kush ka me ndenjunë ndë malt të shenjtënisë s’ate?
2 Ai qi ecën dreitë, edhe punon dreitëni, edhe flet të vërtetënë ndë zemërë të vet.
3 I cilli nukë përflet me gjuhë të vet, as nuk’ i ban keq fëqinjësë vet, as nukë pret shpërderim për të afërmin’ e vet.
4 I keqi nukë zihetë për gja përpara sysh ati, por nderon ata qi kanë frikë Zotinë, i cilli i përgjirohetë të afërmit vet, edhe s’del prei fjalësë.
5 Nuk’ ep argjandin’ e vet me kamatë, as nukë merr dhunëtia kundrë të pa-fajmit. Ai qi ban këto s’ka me u tundunë për gjithë jetënë.
1 Psalm i Davidit.
Kush mund të rrijë në tendën tënde, o Zot?
Kush mund të banojë në malin tënd të shenjtë?
2 Ai që bën jetë të përsosur ,
që vepron me drejtësi
e thotë të vërtetën me gjithë zemër,
3 ai që nuk trillon me gjuhë,
që nuk i bën keq shokut të vet
e tjetrin nuk e njollos,
4 ai që njeriun e lig e përbuz,
por që i çmon ata që druajnë Zotin;
ai që jep fjalën dhe e mban,
edhe kur është në dëm të tij,
5 ai që nuk jep para me kamatë
e nuk merr mitë kundër të pafajshmit.
Kush bën këto gjëra nuk do të trandet kurrë.