1 Mbi lumënat të Babylonësë, atie ndeitëm edhe qjam, kur kujtuem Sionënë.
2 Mbi shelqet ndë miedis t’asai varëm qitharatë t’ona.
3 Se ata qi na skllavosnë, atie kërkuenë prei nesh fjalë kankësh; edhe ata qi na hoqnë udhënë, kërkuenë prei nesh kankë gëzimi, tue thanë : Na këndoni prei kankash Sionësë.
4 Qysh të këndoimë kankën’ e Zotit ndë dhe të huej?
5 Ndë të harrofsha, Ierusalemë, m’u harroft’ e diathta!
6 Ndë mos të kujtofsha, m’u ngjittë gjuha ndë gurmast, ndë mos vufsha ma përpara Ierusalemënë ndë kryet të gëzimit t’em!
7 Kujto, o Zot, të bijt’ e Edomit, të cillëtë ditën’ e Ierusalemësë thoshinë: Rrëzoni, rrëzoni ate, ngjer ndë themelet t’asai.
8 Bij’ e Babylonësë, qi ke për me u shkretuem, lum kush të api shpagim për sa na bane!
9 Lum kush të rroki, e të hedhi foshnjët’ e tua mbi gurt!
1 Brigjeve të lumenjve të Babilonisë,
atje uleshim e qanim, Sionin tek kujtonim.
2 Nëpër shelgje në mes të saj,
aty i varëm qestet tona.
3 Atje robëruesit na kërkuan këngë,
shtypësit këngë hareje:
«Na këndoni këngët e Sionit».
4 Por si t'i këndojmë këngët e Zotit
në dhe të huaj?
5 M'u thaftë dora e djathtë,
në të harrofsha, o Jerusalem.
6 M'u kaptë gjuha pas qiellze,
në mos të kujtofsha më, o Jerusalem,
në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.
7 Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit,
ata që ditën e zezë të Jerusalemit thoshin:
«Rrënojeni, me themele rrënojeni!».
8 Dhe ti, o bijë e Babilonisë,
ke për t'u shkatërruar,
ndaj lum kush do të marrë shpagim
për ato që na ke bërë.
9 Lum ai që do t'i kapë foshnjat e tua
e do t'i përplasë pas shkëmbit.