1 Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2 Lavduroni Perëndin’ e perëndinavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
3 Lavduroni Zotin’ e zotënavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
4 Ate qi vetëmë ban mërekulli të mëdha, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
5 Ate qi bani qijetë me mend, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
6 Ate qi qindroi dhenë mbi ujënat, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë:
7 Ate qi bani dritarët’ e mëdhej, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
8 diellinë, për urdhënin’ e ditësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
9 hanën’ edhe hyjetë, për urdhënin’ e natësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
10 Ate qi i ra Misirit bashkë me para-lindësit e atyne, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
11 edhe nxuer Israelinë prei miedisit atyne, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
12 me dorë të fortë, edhe me krahë të gjatë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
13 Ate qi dau mbë dy Detin’ e Kuq, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
14 edhe bani Israelinë me shkuem për miedis t’ati, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë,
15 edhe hodhi Faraonin’ edhe ushtërin’ e ati ndë Det të Kuq, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
16 Ate qi i hoq udhënë popullit vet ndë shkretinë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
17 Ate qi u ra mbëretënave të mëdhej, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
18 edhe vrau mbëretën të fortë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
19 Sionë, mbëretin’ e Amorevet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
20 edhe Ogunë, mbëretin’ e Bashanit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
21 edhe u dha dhen’ e atyne për trashigim, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
22 trashigim mbë Israelinë, shërbëtorin’ e vet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
23 I cilli na kujtoi ndë të përvumit t’onë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë;
24 edhe ate qi na shpëtoi prei anëmiqvet t’anë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
25 Ate qi i dha ushqim çdo korpi, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
26 Lavduroni Perëndin’ e qiellit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
1 Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2 Përlëvdoni Perëndinë e perëndive,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3 Përlëvdoni Zotin e zotërve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4 Vetëm ai bën mrekulli të mëdha,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5 Me urti e krijoi qiellin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
6 Tokën e shtriu mbi ujëra,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
7 Ai i krijoi ndriçuesit e mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
8 Diellin që të sundojë ditën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
9 Hënën dhe yjet që të sundojnë natën,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
10 Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
11 Ai e nxori Izraelin nga vendi i tyre,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
12 Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
13 Ai e ndau detin e Kuq më dysh,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
14 Përmes tij e kaloi Izraelin,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
15 Atje plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
16 Popullin e vet e udhëhoqi nëpër shkretëtirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
17 Ai dërrmoi mbretër të mëdhenj,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
18 Vrau mbretër të fuqishëm,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
19 Sihonin, mbretin e amoritëve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
20 Ogun, mbretin e Bashanit,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
21 Tokën e tyre e dha trashëgim,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
22 Trashëgim Izraelit, shërbëtorit të vet,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
23 U kujtua për ne kur ishim të poshtëruar,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
24 Dhe na çliroi nga armiqtë tanë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
25 Ai i jep ushqim çdo gjallese,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
26 Përlëvdoni Perëndinë e qiejve,
se mirësia e tij mbetet përjetë.