Kank’ e shkallëvet.
1 Kujto, o Zot, Davidinë, edhe gjithë mundimet’ e ati,
2 si bani be mbë Zotinë, edhe bani uratë mbë të fortinë Perëndin’ e Iakobit:
3 S’kam me hymë ndë tendët të shtëpisë s’eme, s’kam me hipunë ndë shtrat të shtresësë s’eme,
4 s’kam me u dhanë gjumë syvet mi, as të kotunë qerpikëvet mi.
5 Ngjer sa të gjej vend për Zotinë, të ndenjunë për të fortinë Perëndin’ e Iakobit.
6 Qe të ndigjuem për ate ndë Efratha, gjetëm ate ndër fushat të pyllit.
7 Le të hyimë ndë tendat t’ati, le të lusim ndë vend qi shkelnë kambët’ e ati.
8 Ngreu, o Zot, ndë të praitunit tand, ti, edhe arka e fuqisë s’ate.
9 Priftënit’ e tu le të vishenë me dreitëni, edhe të dreitët’ e tu le të gëzohenë.
10 Për punë të Davidit shërbëtorit t’yt, mos këthe mbë-nj’-anë faqen’ e të lyemit t’yt.
11 Zoti iu betue Davidit me të vërtetë, s’ka me këthyem prapë fjalënë. Prei pemësë barkut t’yt kam me vumë mbë shkamp tand.
12 Ndë rueiçinë bijt’e tu dhiatënë t’eme, edhe deshmimet’ e mi qi kam me u mësuem, edhe bijt’ e atyne kanë me ndenjunë për gjithë jetënë mbë shkamp tand.
13 Se Zoti sgjodhi Sionënë, i pëlqeu me ndenjunë nd’ate.
14 Këta ashtë të praitunitë t’em ndë jetët të jetësë, këtu kam me ndenjunë, se më pëlqeu.
15 Kam me bekuem fort të ngranët’ e asai, kam me ngimë me bukë të vobegët’ e asai,
16 edhe kam me veshunë priftënit’ e asai me shpëtim, edhe të dreitët’ e asai kanë me u gëzuem me gëzim.
17 Atie kam me bamë t’i bijë Davidit bri; bana gati kandil për të lyeminë t’em.
18 Kam me veshun’ anëmiqt’ e ati me turpëni, por mb’ ate ka me lulëzuem kunora e ati.
1 Këngë shtegtimesh.
Kujto, o Zot, Davidin
dhe gjithë mundimet e tij,
2 si iu betua Zotit,
si iu zotua të fuqishmit të Jakobit:
3 «Nuk do të hyj nën pullazin e shtëpisë sime,
nuk do të bie në shtrojën e shtratit tim,
4 nuk do t'u jap gjumë syve të mi
e as dremitje qepallave të mia,
5 derisa të gjej një vend për Zotin,
një banesë për të fuqishmin e Jakobit».
6 Ja, dëgjuam se arka ishte në Efratë,
e gjetëm në fushat e Jaarit.
7 Le të hyjmë në banesën e Zotit,
le të përkulemi me nderim
te shtroja e këmbëve të tij.
8 Ngrihu, o Zot,
dhe eja në vendin e prehjes sate,
ti dhe arka jote e fuqishme.
9 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi
dhe besnikët e tu le të brohorasin.
10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd,
mos e hidh poshtë të vajosurin tënd.
11 Zoti iu betua me të vërtetë Davidit
e nuk do ta shkelë betimin:
«Do të vë mbi fronin tënd
një nga frytet e barkut tënd.
12 Në mbajtshin bijtë e tu besëlidhjen time
dhe dëshmitë që do t'u mësoj,
edhe bijtë e tyre përgjithmonë
mbi fronin tënd do të ulen».
13 Ja, Zoti zgjodhi Sionin,
atë pëlqeu për banesë të tij.
14 «Ky do të jetë përjetë vendi i prehjes sime,
këtu do të banoj, se më pëlqen.
15 Prodhimet e tij do t'i bekoj pa masë,
të varfrit e tij do t'i ngij me bukë.
16 Priftërinjtë e tij do t'i vesh me shpëtim,
besnikët e tij do të brohorasin nga gëzimi.
17 Atje do t'i rrit Davidit një pinjoll ,
e kam gati llambën për të vajosurin tim.
18 Armiqtë e tij do t'i vesh me turp,
por mbi kokë do t'i shkëlqejë kurora».