Kank’ e shkallëvet.
1 Zoti kur këtheu prapë robënit’ e Sionësë, ishim si ndëpër andërrë.
2 Atëherë u mbush me gas goja jonë, edhe gjuha jonë me gëzim; atëherë thoshinë ndër kombet: Zoti bani punë të mëdha për ata.
3 Zoti bani punë të mëdha për ne: u gëzuem.
4 Këthe, o Zot, robënitë t’anë, porsi purrojtë mb’anë të mies-ditësë.
5 Ata qi mbiellinë me lott, kanë me korrë me gëzim.
6 Ata venë edhe qajënë, tue bartunë farë të shtreitë, këta kanë me u këthyem me gëzim, tue bartunë dorëzat’ e veta.
1 Këngë shtegtimesh.
Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit,
na u duk sikur ishim në ëndërr.
2 Atëherë goja jonë u mbush me gëzim
e gjuha jonë plot brohori.
Asokohe thuhej ndër kombe:
«Zoti bëri vepra të mëdha për ta».
3 Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne,
prandaj dhe ishim të gëzuar.
4 Ktheji sërish, o Zot, robërit tanë,
si përrenjtë e Negevit.
5 Ata që mbjellin me lot,
do të korrin me gëzim.
6 Kur shkojnë, qajnë
dhe mbartin farën për ta mbjellë,
por kthehen plot gëzim
dhe mbartin duajt e tyre.