1 Lum ai njeri qi nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëvet, edhe s’qindroi nd’udhë të fajtorëvet, edhe s’ndenji ndë shkamp të përqeshësëvet.
2 Por dashunimi i ati ashtë ndë ligjët të Zotit; edhe shkon ndër mend ligjën e ati dit’ e natë.
3 Edhe ka me qenunë porsi druni qi ashtë mbiellë përanë viavet ujënavet, qi ep pemën e vet ndë kohë të vet, edhe gjethi s’i vyshketë; edhe gjithë sa të bajë, kanë me votunë mbarë.
4 Të pa-besëtë nukë kanë me qenunë kështu, por kanë me qenunë porsi kashta, qi e heth tej era.
5 Përandai të pa-besëtë s’kanë me qindruem ndë gjyq, as fajtorëtë ndë përmbëledhëje të dreitëvet.
6 Sepse Zoti ngjef udhën’ e të dreitëvet, por udh’ e të pa-besëvet ka me u bierrë.
1 Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve
dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron,
që nuk rri me përqeshësit,
2 por kënaqet me ligjin e Zotit
dhe ditë e natë për atë ligj mendon.
3 Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave,
që frytin e jep në stinën e vet
e gjethja nuk i vyshket.
Atij i shkon mbarë gjithçka bën.
4 Por nuk ndodh kështu me të paudhët.
Ata janë si byku që merr era.
5 Të paudhët nuk do t'i bëjnë ballë gjykimit,
as mëkatarët kuvendit të të drejtëve.
6 Zoti e njeh mirë udhën e të drejtëve,
ndërsa udha e të paudhëve do të marrë fund.