Krie e trembëdhjetëtë
1 Çdo Shpirt le të jetë i bindurë ndënë eksusi të larta, sepse nuk’ ësht’ eksusi, përveçe prej Perndisë. E ato eksusi që janë, janë urdhëruarë nga Perndia.
2 Për këtë punë, ai që rri kondrë eksusisë, rri kondrë urdhërit së Perndisë. E ata që rrinë kondrë, do të marrënë dëmn’ e ture.
3 Sepse arhondëtë nukë janë frikë e punëravet së mira, po të së këqiavet. Do dha të mos keç frikë nga eksusia? Bën të mirënë, e do të keç lëvdim nga ajo.
4 Sepse është shërbëtori i Perndisë mbë tij për të mirë. Ma ndë bëfç të keqenë, trëmbu; sepse s’e ka thikënë mbë të mbrazëtë, sepse është shërbëtori i Perndisë, për të marrë hakë me zëmërim mbë cilinëdo që bën të keqenë.
5 Pra andaj duhetë të bindni, jo vetëmë për urgji, po edhe për fiqir.
6 Sepse për këtë punë paguani ju edhe të dhënatë, sepse janë shërbëtorët’ e Perndisë, që mbë këtë punë vetë e shërbejënë.
7 Epni adha mbë të gjithë ato që u doi. Atij që është për të dhënë të dhënëtë, t’i ipetë. Atij që është për frikë, frikënë. Kush është për nder, nderë.
8 Le të mos u mbetetë mbë njeri borç, përveçe dashurisë njeri me jatërinë, sepse ai që do jatërinë, pagoi nomnë.
9 Sepse porsia: Mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos apç martiri të rreme, mos dëshëroç, edhe ndonjë tjatër porsi, ndë këtë fjalë është për të rrijturë: të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
10 Dashuria shokut nuk’ i bën të keqe, dashuria adha është që paguan nomnë.
11 E këtë (bënieni) sepse e shihni kohënë, që erdhi sahati ndashti të ngrihemi nevet nga gjumi, sepse ndashti është më afër shpëtimi inë, se atëherë kur besuam.
12 Nata shkoi e u afërua dita. Ejani të lëmë dha punët’ e errëcirësë, e të vishemi armët’ e dritësë.
13 Le të ecëjëmë si ditënë me urtëci, jo mbë të ngrënë e mbë të dejtura, jo mbë kurvërira e punëra të liga, jo mbë qartë e mbë zili.
14 Po të jini vëshurë me Zotnë Iisu Hristonë, e kurmnë mos e përkëdhelni, e ta bëni që të ketë dëshërime të liga.
1 Çdo shpirt le t’i unjë kryetë pushtetevet të larta, sepse s’ka pushtet prej vetiu , veç prej Perëndisë; edhe ato [pushtetetë] që janë, jan’ urdhëruarë nga Perëndia.
2 Përandaj ay që i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, do të marrënë gjykim mbë vetëhet të tyre.
3 Sepse urdhërtarëtë nukë janë frik’ e punëvet mira, po të ligavet. Do pra të mos keç frikë pushtetinë? Bëj të mirënë, edhe do të keç lavduratë nga ay.
4 Sepse urdhërtari është shërbëtori i Perëndisë të ti për të mirënë. Po ndë bëfsh të ligënë, kij frikë; sepse nuk e mban kot thikënë, sepse është shërbëtori i Perëndisë, që merr shpagim për të bërë zemëratë kundrë ati që punon të ligënë.
5 Përandaj është nevojë të unjç kryetë, jo vetëmë për zemëratënë, po edhe për ndërgjegjëjenë.
6 Sepse përandaj paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për të shikuarë këtë punë.
7 U lani pra të gjithëve detyratë; ati që është për pagesë, pagesënë; ati që është për të pasurë frikë, frikënë; ati që është për të pasur nderë, nderinë.
8 Asndonjërit mos i kini detyrë asgjë, veç të doni njëri tiatrinë; sepse ay që do tiatrinë, ka mbushurë nominë.
9 Sepse këjo: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Mos dëshëronjç“, edhe çdo tiatërë porosi ndë qoft që të jetë, shkurtonetë ndë këtë fialë, domethënë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
10 Dashuria nuk’ i bën keq të afërmit; dashuria pra është të mbushurit’ e nomit.
11 Edhe këtë më fort , tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë.
12 Nata u thye, e dita u afrua; le të hethmë pra teje punët’ e errësirësë, le të veshmë armët’ e dritësë.
13 Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të dejtura, jo ndër shtratëra kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndë qarta e ndë cmir;
14 Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë.