Krie e shtatëtë
1 Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
2 Epnani nevet vënd. Na nukë kemi dëmëtuarë ndonjë, nukë kemi prishurë ndonjë, nuk’ i kemi marrë gjë ndonjëit.
3 Nuk’ ua thom për dëm tuaj, sepse u thaçë më përpara, që juvet jini brënda ndë zëmëra tona, për të rruarë bashkë, e për të vdekurë bashkë.
4 Shumë tharos kam unë mbë ju. Shumë mburrem për ju. Jam plot me parigori, ndë gjithë shtrëngime tuaj gëzimi tepëron më shumë mbë mua.
5 Sepse kur vam ndë Maqedhoni nevet, nukë pati ndonjë të prëjturë kurmi inë, po helmoneshim për çdofarë punë. Përjashta luftëra, përbrëndazi frikëra.
6 Po Perndia që parigoris të unjëtitë, ai na parigorisi edhe nevet me t’ardhurë të Titosë.
7 E jo vetëmë me t’ardhurë të tij, po edhe me parigori të tij që pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, të qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë që si digjova ato u gëzuaçë më tepërë.
8 Sepse ndonëse u helmova juvet me atë kartë, nuk’ u bëçë pishman, ndonëse metanoisa më përpara, sepse shoh që ajo kartë, ndonëse për pakëzë kohë u helmoi juvet.
9 Ndashti gëzonem, jo sepse u helmuatë, po që u helmuatë ndë metani, sepse u helmuatë si do Perndia, që të mos dëmëtoneni prej nesh mbë ndonjë punë.
10 Sepse helmi që bënetë si do Perndia, bie ndë metani të patundurë për të sosurë, ma helmi i kësaj jetet pa bie vdekëjë.
11 Sepse ja këjo e tila që të jini ju helmuarë si do Perndia, sa spudhi pruri mbë juvet? E të përgjegjurë, e të zëmëruarë kondrë së keqesë, e frikë, e dashuri, e zili, e të bëni të munduritë? E mbë çdo anë e bëtë të duketë, që juvet jini të pafaj mbë këtë punë.
12 Adha edhe nd’u shkrova juvet, nuk’ e bëra për atë që bëri të sharitë, as për atë që u sha, po të bëj të duketë spudhia inë që kemi për juvet, përpara Perndisë.
13 Pra andaj u parigorism ndë parigori tuaj, e më të tepërë u gëzuam ndë gëzim të Titosë, sepse ju prë Shpirti i tij nga gjithë jush.
14 E ndë jam mburrturë pak gjë mbë të për juvet, nuk’ u turpëruaçë, po sikundrë u kam thënë të vërtetënë juvet ndë gjithë punëra, kështu edhe të mburrëtë që paçë dhënë unë për Titonë, u bë të vërtetë.
15 E ai u do juvet me gjithë zëmërë më tepërë, kur vë ndër mënd të gjegjuritë tuaj të gjithëvet, e qish e patë dheksurë atë me frikë e me të dredhurë.
16 Gëzonem dha që për çdo punë kam tharos mbë ju.
1 Tuke pasurë pra këto të zotuara, o të dashurë, le të qërojmë vetëhenë tonë nga çdo ndyrësirë të mishit e të shpirtit, tuke punuarë shënjtëri me frikë të Perëndisë.
2 Epnani neve vënt; asndonjërit s’i bëmë keq; asnndonjë nukë prishëm, asnndonjërit s’i muarëm gjë tepërë.
3 Nuk’ e thom këtë për të gjykuarë juve për të keq; sepse u thaçë juve që përpara, se jeni ndë zemërat tona për të vdekurë bashkë e për të rruarë bashkë.
4 Shumë zemërë kam mbë ju, shumë të mburrurë kam për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim të math tepërë mbë gjithë shtrëngiminë tënë.
5 Sepse si erthmë ndë Maqedhoni, trupi ynë s’pat asndonjë të prejturë, po shtrëngoneshim për çdo gjë; përjashta luftëra, përbrënda frika.
6 Po Perëndia që ngushullon të përunjëtitë, na ngushulloj me të ardhuritë të Titosë;
7 Edhe jo vetëmë me t’ ardhuritë t’ ati, po edhe nga ay ngushullimi që u ngushullua prej jush, tuke na dëftyerë mallinë tuaj, vajënë tuaj, zëmrënë tuaj të përvëluarë për mua; përandaj u gëzuash më tepërë.
8 Sepse, ndonëse u hidhërova juve me kartënë, s’pendonem, ndonëse u penduash; sepse shoh se ajo kartë u hidhëroj juve, ndonëse qe për pak kohë.
9 Ndashti gëzonem, jo se hidhëruatë, po se u hidhëruatë ndë pendim; sepse u hidhëruatë pas Perëndisë, që të mos u bënetë juve ndonjë dëm prej nesh.
10 Sepse hidhërimi pas Perëndisë bie një pendim për shpëtim të papenduarë; po hidhërimi botësë bie vdekëje.
11 Sepse ja këjo punë , që u hidhëruatë tuaj pas Perëndisë, sa nxitim bëri mbë ju! Po sa zemëratë, po sa të përgjegjurë, po sa zemëratë, po sa frikë, po sa mallë, po sa zemërë të përvëluarë, po sa shpagim! Mbë të gjitha e dëftyetë vetëhenë tuaj se jeni të qëruarë mbë këtë punë.
12 Përandaj, ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bëra këtë për atë që bëri pa udhë, as për atë që iu bë paudhë, po që të çpërfaqetë te ju ay nxitimi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.
13 Përandaj u ngushulluam për ngusulliminë tuaj; edhe shumë më tepër’ u gëzuamë për gëzimin’ e Titosë, se iu prëjti shpirti ati prej jush të gjithëve.
14 Sepse ndë u mburrç pakëzë tek ay për ju, s’u turpëruaç; po sikundrë u folëm juve për të gjitha me të vërtetë, kështu edhe të mburruritë tënë u bë i vërtetë te Titua.
15 Edhe ati i shtonetë më tepërë dashuria për ju, kur bie ndër mënt dëgjiminë tuaj të gjithëve, se qysh e prittë atë.me frikë e me të dridhurë.
16 Gëzonem pra se për çdo punë kam zemërë mbë ju.