Krie e njëzetetetëtë
1 E si shpëtuanë, ahiere e njohnë që nisia quhetë Malltë.
2 E Varvarëtë na bëijnë shumë njerëzllëk nevet, sepse si na dheznë zjar, na muarrë gjithë nevet nga shiu që bij edhe nga të ftohëtitë.
3 E tek mbëjidh Pavllua shumë lëmishte e i vij mbë zjar, dolli jashtë nga të ngrohëtitë një nepërkë e ju kolis mbë dorë të tij.
4 E si panë Varvarëtë nepërkënë varturë nga dor’ e tij, thoshnë njeri me jatërinë: Patjatër gjakëcuar është kij njeri, që si shpëtoi nga deti, gjuq’ i Perndisë nuk’ e la atë të rrojë.
5 E ai si shkundi nepërkënë ndë zjar, nukë pësoi ndonjë të keq.
6 E ata pritnë të ajej ai, a të bij mbë dhe aksafna i vdekurë. E si pritnë shumë kohë ata, e panë që s’u bë nde ai ndonjë e keqe, këmbienë mëndë e thoshnë, që ai është Perndi.
7 E rrotullë mb’atë vënd pat fshatëra i pari i nisisë, që quhej Puplio e ai na priti navet, e na gostiti tri dit me zëmërë mikërishte.
8 E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.
9 E si u bë këjo, edhe të tjerëtë që kishnë sëmundëra ndë nisi, vininë e shëronishnë.
10 E ata na nderuanë navet me shumë ndere, edhe kur deshm të hijëm ndë karav, na prunë gjith’ ato që na duhishnë.
11 E pas tre muajet hitim ndë një karav Aleksandhrino, që dimëron ndë nisi me Bandierë të Dhioskurëvet.
12 E si zbritm ndë Sirakusë, qëndruam atje tri dit.
13 E ateje erdhm rrotullë anësë e arrijtim ndë Rigjo. E si shkoi një ditë me të frijturë të notisë, të ditënë ditë erdhm ndë Potiolë.
14 E gjem atje vëllazër, e na u lutnë të mbeteshim atje mb’ata shtatë dit. E kështu ateje erdhm ndë Rom.
15 Edhe atje si digjuanë vëllazëritë t’ardhuritë tanë, duallë të na pritnë nevet ngjera ndë foro t’Apiut, e ndë Tri Taverna. Këta si i pa Pavllua, efharistisi Perndinë, e mori tharos.
16 E kur erdhm ndë Rom, Ekatondarhu dha të hapsosuritë te i pari i asqerit. E Pavllosë i dhanë urdhër të rrij veçë, me atë trim që e ruan atë.
17 E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet.
18 E ata si më ksetaksnë, duajnë të më lëshoijnë, se nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë tek unë.
19 Ma si rrijnë çifutë kondrë, u shtrënguaçë të thërres Qesarinë, jo se keshë për të kallëzuarë gjë filinë time.
20 E për këtë sebep adha kërkova unë t’u shoh juvet e t’u kuvëndoj, sepse unë për shpëresë t’israilit jam lidhurë me këtë zinçir.
21 Edhe ata i thon’ atij: Nevet as kartëra muarrm nga Iudhea për tij, as ndonjë nga vëllazëritë erdhi e na tha a na kuvëndoi gjë të keq për tij.
22 Po duamë të digjojëmë prej teje ato që ke ndër mënd, sepse sa për këtë eres na e dimë që ndë çdo vënd flasënë kondrë për të.
23 E si i dhiorisnë atij një ditë vanë tek ai ndë shtëpi shumë e ksijis mb’ata e dëfton mbretërin’ e Perndisë, e u mbush ature kokënë për Iisunë, nga nomi i Moisiut edhe nga profitë, që ndë mëngjes e ngjera mbrëmanet.
24 E ca besoijnë mb’ato që thosh, e ca nukë besoijnë.
25 E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë të profitit Isaiut mbë baballarë tuaj.
26 Kur tha: Hajde ndë këtë llao e thuaju: Me veshë do të digjoni, e do të mos kupëtoni; e me si do të shihni, e do të mos njihni.
27 Sepse u ntrash zëmëra e këtij llaoit, e me veshë rëndë digjuanë, e sit’ e ture i mbillnë, të mos ndodhetë të shohënë me si, e të digjojënë me veshë, e me zëmërë të kupëtojënë, e të kthenenë, e t’i shëroj ata.
28 Digjoni adha juvet që ndë filira të tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë.
29 E si tha ai këto fjalë, iknë prej si çifutë, tuke bënë shumë qartë njeri me jatërinë.
30 E Pavllua mbeti atje plot di vjet, ndë shtëpi që pat me qira, e prit gjith’ ata që vijnë tek ai.
31 Tuke qiriksurë mbretërin’ e Perndisë, e tuke dhidhaksurë punët’ e Zotit Iisuit Hristoit, me çdo elefteri e pa ndonjë mbodhi.
1 Edhe si shpëtuanë, atëhere e njohnë se ujdhësa qjuhetë Melitë.
2 Edhe varvarëtë na pritnë shumë vëllezërisht, sepse ndesnë ziarr, e na muarnë përbrënda të gjithë, nga shiu që binte, e nga të ftohtëtë.
3 Edhe Pavli kur mbëlodhi shumë shkarpa, edhe i vuri ndë ziarr, dolli jashtë një nepërkë nga të nxetëtë e iu ngjit pas dorës’ ati.
4 Edhe varvarëtë kur panë bishënë varurë prej dorës’ ati, i thoshinë njëri tiatërit: “Me të vërtetë kyj njeri është gjakëtuar, edhe ndonëse shpëtoj prej detit, po gjyqi i Perëndisë nuk’ e la të rronjë.”
5 Po ay hodhi bishënë ndë ziarr, edhe nukë pësoj ndonjë gjë të keqe.
6 Edhe ata prisninë se do të ëhetë a të bierë përdhe papritur’ i vdekurë; po passi pritnë shumë kohë, edhe shihninë, se s’iu bë ndonjë gjë e ligë, ndërruanë mëndëjenë, e thoshinë se është perëndi.
7 Edhe rreth ati vëndi ishin’ arat’ e të parit ujdhësë që qjuhej Puplë, i cili na priti e na mbajti ndë shtëpi miqësisht tri dit.
8 Edhe i ati Puplit dergjej sëmurë prej ethesh e prej barkut keq; tek i cili Pavli, si hyri, u fal, edhe vuri duartë mbi atë, edhe e shëroj.
9 Edhe si u bë këjo, edhe të tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vininë tek ay edhe shëroneshinë;
10 Të cilëtë na nderuanë me shumë ndere, edhe kur ishim për të ikurë, na dhanë ato që kishim nevojë.
11 Edhe pas tre muajsh ikëm me një lundrë Aleksandhrine, që kishte dimëruarë nd’ ujdhësë, e cila kishte shenjën’ e Dhioskurëvet.
12 Edhe si harrimë ndë Syrakusë, mbetëm atie tri dit.
13 Edhe që andejë tuke ardhurë rrotullë harrimë ndë Rigje; edhe pas një dite si fryti erë shiu, për dy dit erthmë ndë Potiollë.
14 Atie gjetmë vëllezër, të cilëtë na u lutnë të mbesëmë përan’ atyreve shtatë dit, edhe kështu erthmë ndë Romë.
15 Edhe që andejë vëllezëritë kur dëgjuanë për ne, na duallnë përpara gjer ndë Forët t’ Appiut e ndë Tri Tavernatë; Pavli kur i pa këta, iu fal ndersë Perëndisë, edhe mori zëmërë.
16 Edhe kur erthmë ndë Romë, urdhërqindësi dha të lidhuritë n’dorë të parit ushtërisë; po Pavlinë e la të rrijë veç bashkë me ushtëtorinë që e ruante.
17 Edhe pas tri diç Pavli thërriti të parët’ e Judhenjet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyre: “O burra vëllezër, ndonëse unë s’kam bërë gjë kundrë llauzit, a kundrë zakonevet atërvet tënë, më dhanë të lidhurë nga Jerusalimi ndë duar të Romanëvet;
18 Të cilëtë si më gjykuanë, deshnë të më lëshoninë, sepse s’gjetnë ndonjë punë për vdekëje tek unë.
19 Po Judhenjtë passi flisninë kundrë, u shtrënguaç të thërres Qesarinë, jo se kam për të përfolurë kombinë tim.
20 Për këtë punë pra u thirra juve, që t’u shoh, edhe t’u flas; sepse për punë të shpëresës’ Israilit jam lidhurë me këtë vark hekurash.”
21 Edhe ata i thanë: “Neve as kartëra kemi marrë për tyj nga Judhea, asndonjë nga vëllezërit’ erdhi e dëfteu, a foli gjë të keqe për tyj.
22 Po duamë të dëgjojmë prej teje ç’ke ndër mënt; sepse neve dimë, se kudo flitetë keq për këtë eresi.”
23 Edhe passi patnë vënë një ditë për atë, erthnë shumë vetë tek ay atie ku kishte rënë; edhe ay u dëftente atyre mbëretërin’ e Perëndisë tuke dhënë martiri, edhe u mbushte mëndëjen’ atyre për punë të Jisujt, nga nomi Mojsiut edhe nga profitëritë, që ndë mëngjes e gjer mbrëmanet.
24 Edhe cave u mbushej mëndëja për ato që thoshte, e ca nukë zininë besë.
25 Edhe si nuk’ ishinë mbë një fialë njëri me tietrinë, ikninë, passi tha Pavli një fialë, se: “Mirë u foli Frym’e Shënjtëruarë me anë të profitit Isai tek atërit tanë,
26 Tuke thënë: “Shko te kyj llaus edhe thuaj: Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni; sepse u trash zëmër’ e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshëtë, edhe mbyllnë syt’ e tyre, që të mos shohënë ndonjëherë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe të marrënë vesh me zëmrënë, edhe këthenenë, e t’i shëronj.“ Le të bënet’ e diturë pra mbë ju, se shpëtim’ i Perëndisë u dërgua mbë kombet; edhe ata do ta dëgjonjënë.”
29 — Edhe si tha këto, Judhenjt’ iknë, tuke ngrënë me shumë fialë njëri me tietrinë.
30 Edhe Pavli mbeti atie dy viet plot ndë një shtëpi që e paguante vetë; edhe priste gjith’ ata që vininë tek ay,
31 Tuke leçiturë mbëretërin’ e Perëndisë, edhe tuke mësuarë punët’ e Zotit Jisu Krisht, me çdo sy të hapurë e pa ndonjë të ndalurë.