Krie e nëntëtë
1 E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij.
2 E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
3 Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis.
4 Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj?
5 Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë.
6 Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
7 E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij.
8 E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz.
9 E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij.
10 E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij.
11 E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë?
12 Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë.
13 Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë.
14 Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë?
15 E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë.
16 E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
17 As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
18 E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
19 Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.
20 E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij.
21 E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem.
22 Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat.
23 E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe.
24 U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.
25 E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza.
26 E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe.
27 E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet.
28 E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot.
29 Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju.
30 E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri.
31 Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe.
32 E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
33 E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil.
34 E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë.
35 E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.
36 E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban.
37 Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
38 Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.
1 Edhe ay si hyri ndë lundrët u hoth përtej, e erdhi ndë qytet të ti.
2 Edhe ja tek i prunë një ulok dergjurë mbi shtrat; edhe Jisuj si pa besën’ e atyre, i tha ulogut: “Merr zemërë, o bir; të janë falurë fajet’ e tua”.
3 Edhe ja ca nga shkronjësitë te thanë me vetëhen’e tyre,se Kyj po vllasfimis.
4 Edhe Jisuj si pa mendimet’ e atyre, tha: “Përse mendohi ju punëra të liga ndër zemërat tuaja?
5 Sepse ç’është më kollaj të them: T’u falnë fajet’e tua, apo të them: Ngreu e ecë?
6 Po që ta dini se i bir’i njeriut ka pushtet mbi dhet të falë faje, (atëhere i thot’ ulogut) Ngreu e merr mbë krahë shtratinë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.”
7 Edhe ay u ngrit e vate ndë shtëpi të ti.
8 Edhe gjëndëja, kur panë, u çuditnë, edhe lavduanë Perëndinë, që u dha njerëzet të tillë pushtet.
9 Edhe tuke shkuarë Jisuj andej, pa një njeri që thuhej Matthe, tuke ndenjurë ndë kumerq; edhe i thotë: “Eja pas meje”. Edhe ay u ngrit e i vate pas.
10 Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpi, ja tek erthnë shumë kumerqarë e fajtorë, edhe rrininë bashkë me Jisunë edhe me nxënësit’e ati.
11 Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënësëvet ati: Përse mësonjësi juaj ha bashkë me kumerqarë e me fajtorë?
12 Po Jisuj kur dëgjoj u tha atyre: “Ata që janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq.
13 Edhe shkoni e nxëni ç’është: “Dua përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë”.
14 Atëherë vinjënë tek ay nxënësit’ e Joannit, e i thonë: Përse na edhe Farisenjt’ agjërojmë shumë, po nxënësit’ e tu nuk agjëronjënë?
15 Edhe Jisuj u tha atyre: “Sos munt të mbanjënë zi dielmt’ e shtëpisë dhëndërrit gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata, po do të vinjënë dit, kur të hiqetë dhëndërri nga ata, edhe atëhere do t’agjëronjënë.
16 Edhe asndonjë nukë vë arnë pëlhure të re mbi rrobë të vietërë, sepse heq të mbushurit’ e asaj nga rrobeja, edhe të grisuritë bënetë më të keq.
17 Edhe as nukë vënë verë të re ndë kacekë të vietërë, sepse ndë vënçinë, kacekëtë çirrenë, edhe vera derdhetë, edhe kacekëtë humbasënë, po vënë verë të re ndë kacekë të rij, edhe kështu ruhenë të dyja.”
18 Te po u fliste ay atyre këto, ja tek erdhi një i parë, edhe i falej ati, tuke thënë, se: Ime bijë vdiq ndashti, po eja e vërë dorënë tënde mbi atë, edhe do të rronjë.
19 Edhe Jisuj u ngrit e vate prapa ati, bashkë me nxënësit’ e ati.
20 Edhe ja një grua që i rrithte gjak nga vetëheja dy-mbë-dhietë viet, u afrua prapa, e preku cepin‘ e rrobës’ati.
21 Sepse thoshte me vetëhen’ e saj, se : Vetëmë ndë prekça rrobën’e ati, do të shëronem.
22 Edhe Jisuj kur u këthye, e pa atë, tha: “Kij zemërë, o bijë; besa jote të shpëtoj”. Edhe gruaja shpëtoj që mb’atë herë.
23 Edhe Jisuj passi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata që u bininë fyejet edhe gjëndëjenë tuke bërë gjëmë, u thot’atyre:
24 “Ikëni, sepse vashëza s’ka vdekurë, po po flë.”
25 Po ata e përqeshnin’ atë. Edhe gjëndëja si duall jashtë, hyri edhe e zuri për dore; edhe vashëza u ngrit.
26 Edhe kyj zë dolli ndëpër gjith’ atë dhe.
27 Edhe Jisuj tuke ikur’ andej, i vanë prapa dy të verburë, tuke klithur’e tuke thënë: Përdëlle-na, o bir’ i Dhavidhit.
28 Edhe ay kur erdhi ndë shtëpit, i erthnë përan’ ati të verburitë, edhe Jisuj u thot’atyre: “Mbesoni se munt ta bënj këtë unë? ” Ata i thon’ati: Po, Zot.
29 Atëhere preku syt’ e atyreve, tuke thënë: “Pas besësë tuaj u bëftë mbë ju.”
30 Edhe u hapnë syt’e atyreve. Edhe Jisuj i porositi ata shtrënguarshim, tuke thënë: “Shikoni mos ta marrë vesh njeri këtë .”
31 Po ata posa duallnë dhanë zë për atë ndëpër gjith’atë dhe.
32 Edhe ata kur po dilninë, ja tek i prun’ ati një njeri shurth të diallosurë.
33 Edhe dialli si u nxuar, foli shurdhi; edhe gjëndeja u çuditnë, tuke thënë, se: Kurrë ndonjëherë nuk’ është parë kështu ndë Israil.
34 Po Farisenjtë thoshinë, se : Me anë të parit diajvet nxier diajtë.
35 Edhe Jisuj shkonte përqark gjithë qyteteve e kryefshatëravet, tuke mësuarë ndëpër sinagogjit t’atyre, edhe tuke leçiturë ungjillin’e mbëretërisë, edhe tuke shëruarë çdo sëmundë e çdo lëngatë ndë gjëndëjet.
36 Edhe kur pa gjëndëjenë, iu dhëmp për ata, sepse ishinë lodhur’ e përndarë posi dhëntë që s’kanë bari.
37 Atëhere u thotë nxënësëvet ti: “Të korrët’ është shumë, po punëtorëtë janë të pakë. Lutuni pra të zotit të korrit, që të nxierrë punëtorë për të korrët të ti.”