Krie e shtatëtë
1 Sepse kij Melhisedheku (qe) mbreti i Salimit, Prifti i Perndisë lartë, ai vate të piqej Avraamnë kur kthenej nga mundie e mbretëret, e e bekoi atë.
2 Nde ai Melhisedheku dha Avraami edhe të dhjetënë e gjithë punëravet. Ai herën’ e parë quhetë mbreti i së drejtësë, e pastaje mbreti i Salimit, që domethënë mbreti i paqit.
3 Pa baba, e pa Mëmë, e pa Gjeneallogji, pa pasurë nisëje ditet, e të sosurë të jetësë, tuke gjajturë me të bir’ e Perndisë, mbetetë Prift për gjithë jetë.
4 Ma vështroni sa qe i madhi kij, sa që i dha edhe të dhjetënë atij Patriarhu Avraam nga preja.
5 Ndashti ata nga të bijt’ e Leviut, që kanë marrë Priftërinë, kanë ordhini të marrënë të dhjetënë nga llaoi, sikundrë thotë nomi, domethënë nga vëllazërit’ e ture, ndonëse ata panë dalë nga mesi i Avraamit.
6 Ma ai që s’është nga ata që u rrëfenetë fjala, mori të dhjetënë nga Avraami, e bekoi atë që pat të taksuratë.
7 Ndashti pa ndonjë shubehé m’i vogëli nga m’i madhi merr bekimnë.
8 E këtu marrënë të dhjetënë njerëzitë e vdekurë; ma atje (merr) ai, që martirisetë se rron.
9 E (të thomi kështu) edhe ai Leviu që mbëjedh të dhjetënë, u dhekatis nde Avraami.
10 Sepse ai qe akoma ndë mes të Babait, kur i dolli atij përpara Melhisedheku.
11 Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit?
12 Sepse Priftëria kur vjen nga njeri mbë jetërinë, duhetë të ndërronetë edhe nomi.
13 Sepse ai që thuhenë këto punëra për të, mbahetë nga jetërë fili, që nga ajo s’pat punuarë ndonjë ndë thisiastir.
14 Sepse është pun’ e çfaqurë, që nga fili e Iudhësë leu Zoti inë, që mb’atë fili Moisiu nukë foli kurrë gjë për Priftëri.
15 E këjo kaqë më shumë është çfaqurë, sepse një jetër Prift del jashtë, që ka të shëmbëllierë me Melhisedheknë.
16 Ai u bë Prift jo sikundr’ është nomi i ritëvet e porsivet së kurmit, po për fuqi një jetet së paprishurë.
17 Sepse kështu e martirisi Perndia, tuke thënë: Ti je Prift për gjithë jetë sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.
18 Ndashti porsi e parë kthenetë prapë, për smundëjë të saj e të pavëjierë.
19 Sepse ndonjë punë nukë pru ndë të teliosurë nomi, po pas atij hiri një shpëresë më e mirë, që me anë të saj afëronemi Perndisë.
20 E më shumë, (Prift) jo pa të përgjëruarë.
21 (Sepse të tjerëtë janë bërë Priftër pa të përgjëruarë, ma kij me të përgjëruarë, nga ai që i thot’ atij: U përgjërua Zoti, e nukë kthenetë prapë. Ti je Prift për jetë pas jetet, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.)
22 Kaqë më së mirë dhiathiqit u bë mesít Iisui.
23 E ata janë bërë shumë Priftër, sepse mortia nuk’ i lij të duroijnë shumë.
24 Ma kij sepse mbetetë jetet, e ka Priftërinë të paçkëputurë.
25 Andaj edhe mund gjithnjë të sosjë ata që afëronenë me anë të tij nde Perndia, tuke rruarë gjithënjë për të luturë për ta.
26 Sepse i tili duhej të ish ndë nevet Arhieref, Shënjt, i pafaj, i pazhierë, i çquarë nga fajëtorëtë, e i ngriturë më lart se Qielltë.
27 Ai nukë ka hri si ata Arhierejtë, që të bëjë kurban përdita më përpara për faje të tij, e pastaje për (faje) të llaoit; sepse këtë e bëri ai një herë, kur pru (kurban) vetëhen’ e tij.
28 Sepse nomi bëri Arhierej njerëz që kishnë smundëjë; ma fjala e së përgjëruarit që u bë pas nomit (bëri) bir të teliosurë ndë jetë pas jetet.
1 Sepse kyj Melqisedheku, mbëreti Salimit, prift i Perëndisë lartë, i cili u poq me Avraamnë, tuke kthyerë prej të gririt mbëretravet, edhe e bekoj;
2 Të cilit Avraami i dha të dhiettënë nga gjithë plaçkatë, ay përpara qjuhetë mbëret drejtërie, pastaj edhe mbëret Salim, që do me thënë mbëret paqtimi.
3 Pa atë, pa mëmë, pa gjeneallogji, pa pasurë të nisurë ditsh, as të mbaruarë jete, po gjajturë të Birit Perëndisë, mbet prift përherë.
4 Edhe vështrroni sa i math ishte kyj, të cilit Avraami kryeati i dha edhe te dhiettënë nga plaçkatë.
5 Edhe nga të bijt’ e Leviut ata që marrënë priftërinë, kanë posori pas nomit të marrënë të dhiettënë nga llauzi, domethënë nga vëllezërit’ e tyre, ndonëse kanë dalë nga mezi i Avraamit.
6 Edhe ay që nuk’ e kishte gjeneallogjinë nga ata, mori të dhiettënë nga Avraami, edhe bekoj atë që kishte të zotuaratë.
7 Edhe pa ndonjë kundrëfialë, më i vogëli bekonetë nga m’i madhi.
8 Edhe këtu njerës të morçëm marrënë të dhietta; e atie merr të dhietta ay që martirisetë se rron.
9 Edhe me thënë kështu, edhe Leviu, që merrte të dhietta me anë të Avraamit, dha të dhietta.
10 Sepse ay Leviu ishte po ndë mest tet, kur u poq me atë Melqisedheku.
11 Ndë ishte pra të mbaruarë me anë të priftërisë Levitike (sepse llauzi mori nominë me anë t’asaj), ç’duhej të ngrihetë tiatrë prift pas takstit Melqisedhekut, e të mos thuhetë pas taksit Aaronit?
12 Sepse kur ndërronetë vëndit priftëria, duhetë të ndërronetë vëndit edhe nomi.
13 Sepse ay që thuhenë këto punëra për atë, ishte prej tiatërë fare, prej të cilësë asndonjë s’i qe afruarë theroresë.
14 Sepse është punë e çfaqurë, se Zoti ynë lindi nga Judha, që për atë farë Mojsiu nukë foli gjë për priftëri.
15 Po edhe shumë më tepër’ është punë e çfaqurë, sepse ngrihetë tiatërë prift pas shëmbëllimit Melqisedhekut,
16 I cili nukë qe bërë pas nomit porosisë mishit, po pas fuqisë jetësë pambaruarë.
17 Sepse martiris, tuke thënë : “Se ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut’.”
18 Sepse porosia e parë këthehetë prapëkur ësht’ e dobë edhe e padobishme,
19 (sepse nomi nukë mbaroj ndonjë farë pune), po kalli një shpëresë më të mirë, që me anë t’asaj i afronemi Perëndisë.
20 Edhe sa më shumë nukë qe bërë ndonjë prift pa bërë be;
21 (Sepse ata qenë bërë priftërë pa bërë be, po kyj tuke bërë be prej ati që i tha: “Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë, Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”)
22 Kaqë më së mirësë dhiatë u bë dorëzënës Jisuj.
23 Edhe ata qenë bërë shumë priftërë, sepse nuk’ i linte vdekëja të mbesinë shumë kohë;
24 Po aj, passi mbet për gjithë jetënë, e ka priftërinë të pandërruarë vëndit.
25 Edhe përandaj munt t’i shpëtonjë fare ata që afronenë përanë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë që të lajmësonjë për ata.
26 Sepse i tillë kryeprift duhetë për ne, shënjt, i pafaj, i pazhyerë, ndarë veç nga fajtorëtë, edhe bërë më i lartë se qiejetë;
27 I cili s’ka nevojë përditë, si ata kryepriftëritë, të bierë kurbane më përpara për fajet’ e tia, pastaj për fajet’ e llauzit; sepse një herë e bëri këtë, kur pruri vetëhen’ e tikurban .
28 Sepse nomi vë kryepriftërë njerës që kanë dobësirë; po fiala e besë që u bë prapa nomit vuri Birinë, që ësht’ i kulluarë për gjithë jetënë.