Krie e tetëtë
1 E për ato kafshë që therjënë nd’idhollë, na e dimë që gjithë kemi të dijturë. Të dijturitë mbahetë mbë të madh, ma dashuria stis.
2 E nd’është ndonjë që mendonetë se di gjë, edhe s’ka dijturë gjë sikundrë duhetë.
3 Ma kush do Perndinë, ai është njohurë prej asaj.
4 Pa për të ngrën’ adha nga ato që janë therturë nd’Idhollë, e dimë që Idholl s’është fare gjë ndë botë, e që s’është jetërë Perndi, përveçe njëit vetëmë.
5 Sepse ndonëse janë nga ata që quhenë Perndira ndër Qiell, a mbi dhe (sikundrë janë Perndira shumë, e zotërinj shumë).
6 Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij.
7 Ma nuk është mbë të gjithë të njohuritë. E dica ngjera sot me fiqir të idhollit, hanë të tillë gjellë si të therturë nd’Idhollë. E mëndie ture si ësht’ e sëmurë, u molepsetë.
8 E një gjellë nevet nukë na nxjer afër te Perndia, sepse as ndë hagrëçim, do të kemi gjë më tepërë, as ndë mos hagrëçim, do të kemi gjë më pak.
9 Po vështroni mirë se mos kij urdhëri juaj bënetë mbodhi ndë të sëmurë.
10 Sepse ndë të paftë njeri tij që je i dijturë të rriç ndë mësallë ndë vënd t’idhollëvet, do të mos i lozë fiqiri i tij që ësht’ i smundurë të hajë të therturatë nd’idhollë?
11 E (kështu) për të dijturitë tat do të humbasë vëllai it i sëmuri, që për atë vdiq Krishti.
12 E kur të fëjeni ju me të tillë punë kondrë vëllazëret, a kur t’u prishni ature fiqir’ e ature që është i smundurë, fëjeni mbë Krishtinë.
13 Pra andaj ndë skandalis të ngrënëtë vëllanë tim, do të mos hamë kurrë mish, që të mos s(k)andalis vëllanë tim.
1 Edhe për ato kafsha që u bënenë kurban idhujvet, e dimë, se të gjithë kemi mënt; po mëndëja madhështon, e dashuria ndërton.
2 Ndë i duketë ndonjërit se di gjë, nukë njohu asgjë, sikundrë gjan të njohë.
3 Po ndë dashtë ndonjë Perëndinë, kyjj është njohurë prej ati.
4 Për të ngrënëtë pra e atyre kafshave që u bënenë kurban idhujvet, e dimë se idhulli s’është farë gjëje ndë botët, edhe se nuk’ është tiatërë Perëndi veç një.
5 Sepse ndë qofshin asish që thohenë perëndira, a ndë qiellt, a mbë dhet (sikundrë se janë shumë perëndira, edhe shumë zotëra)
6 Po për ne është një Perëndi, Ati, prej të cilit janë të gjitha, edhe neve nd’ atë; edhe një Zot, Jisu Krishti, që me anë t’ati janë të gjitha, edhe neve me anë t’ati.
7 Po nuk’ është mbë të gjithë këjo mëndëje sepse ca vetë me ndërgjegjëjen e idhullit gjer sot e hanë atë posi kafshë bërë kurban idhujvet, edhe ndërgjegjëjeja e atyreve që ësht’ e dobëtë pëgëretë.
8 Po gjella nukë na nxier të pëqyershim përpara Perëndisë, sepse as ndë ngrënçm, do të kemi gjë më tepërë, as ndëmos ngrënçim, do të kemi gjë më pak.
9 Po shikoni se kyj pushteti juaj mos bënetë pengesë mbë të dobëtit.
10 Sepse ndë të paftë ndonjë tyj që ke mënt, se rri ndë mësallë ndë vënt të idhujvet, nukë do t’i ndërtonetë ndërgjegjëja e ati që është i dobëtë për të ngrënë kafsha që u bënenë kurban idhujvet.
11 Edhe përmëndëjenë tënde të do të humbasë vëllaj i dobëtë, për të cilinë vdiq Krishti.
12 Edhe kur fëjeni ju kështu mbë vëllezërit, e u rrihni atyre ndërgjegjëjen’ e dobëtë, keni fëjyerë mbë Krishtinë.
13 Përandaj ndë skandhalistë gjella tem vëlla, s’kam për të ngrënë mish për gjithë jetënë, që të mos skandhalis tem vëlla.