Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1 Këto u thaçë juvet që të mos skandhaliseni.
2 Do t’u nxjerënë juvet nga Sinagojetë, po edhe do të vijë kohë, që kush t’u vrasë juvet, të besojë që bën nder Perndisë.
3 E këto do t’ua bëjënë juvet, sepse nukë njohnë babanë, as mua.
4 Po këto ua thaçë juvet, që kur të vijë koha të kujtoni ato që u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet që përpara, sepse gjëndeshë me juvet.
5 Ma ndashti vete tek ai që më dërgoi, e ndonjë nga jush nukë më piet mua: Ku vete?
6 Po sepse u thaçë juvet këto punëra, u mbuloi zëmërënë tuaj helmi.
7 Ma un’ u thom juvet të vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju që të vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do të mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet.
8 E poqë të vijë ai, do të qërtojë botënë për faj, e për të drejtë, e për gjuq.
9 Sa për faj, sepse nukë besojënë mbë mua.
10 E për të drejtë, sepse unë vete te babai im, e nukë më shihni më.
11 E për gjuq pa, sepse arhondi i kësaj diniasë u dëmëtua.
12 Edhe shumë të tjera kam për të thënë juvet, po nukë mundni t’i mbai ndashti.
13 Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë.
14 Ai do të nderojë mua, sepse nga imea do të marrë, e do t’u dëftojë juvet.
15 Gjithë sa ka babai të miatë janë, pra andaj thaçë që do të marrë nga të miatë, e do t’u dëftojë juvet.
16 Për një çikëzë, e nukë më shihni, e për një çikëzë, e do të më shihni, sepse unë vete te babai.
17 Thanë dha ca nga mathitit’ e tij njeri me jatërinë: Ç’është këjo që na thotë nevet: për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni, e që unë vete te babai?
18 Thoshnë dha: Ç’është këjo që thotë: një çikëzë? Nukë kupëtojëmë se ç’thotë.
19 E njohu dha Iisui që duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni?
20 Vërtet, vërtet u thom juvet, që ju do të qai e do të mirolloisni, bota do të gëzonetë e juvet do të helmoneni, po helmi juaj do të kthenenë ndë gëzim.
21 Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur të pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë më shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë.
22 Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do të mos e marrë njeri nga jush.
23 E mb’atë ditë do të mos më pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që çdofarë punë që t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
24 Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot.
25 Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë që të mos u thom më juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë.
26 mb’atë ditë do të kërkoni mb’ëmër tim, e nuk’ u thom juvet se unë do t’i lutem babait për juvet.
27 Sepse ai babai vetë u do juvet, sepse juvet deshtë mua, e besuatë që unë nga Perndia dolla.
28 Dolla nga babai e arçë ndë botë; e lë përsëri botënë e vete te babai.
29 I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua.
30 Ndashti e njohm që i di të gjitha, e nukë qe hria të të piesë njeri. Për këtë besojëmë që nga Perndia dolle.
31 U përgjegj ature Iisui: Ndashti besoni?
32 Ja, vjen kohë, edhe ndashti erdhi, që të përhapi gjithëkush ndë vënd të tij, e mua të më liri vetëmë, e nukë jam vetëmë, sepse babai është me mua.
33 Këto u thaçë juvet, që të kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do të kini, po kíi tharos, unë e munda botënë.
1 “U fola juve këto, që të mos skandhaliseni.
2 Do t’u bënjënë juve jashtë sinagogjiavet; po vien një orë, që kushdo që t’u vrasë juve do t’i duketë se i shërben Perëndisë.
3 Edhe këto do t’ua bënjënë juve, sepse s’njohnë Atinë, as mua.
4 Po u fola juve këto, që t’i kujtoni, kur të vinjë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto që përpara herësë, sepse ishnjam bashkë me ju.
5 Po ndashti po vete tek ay që më dërgoj, edhe asndonjë prej jush s’më pyetë: Ku vete?
6 Po sepse u fola juve këto, hidhërimi mbushi zemrënë tuaj.
7 Po unë po u them juve të vërtetënë, se është mirë për ju të ikënj unë; sepse ndë mos ikça, Ngushullimtari nukë do të vinjë te ju, po passi të vete, do ta dërgonj te ju.
8 Edhe ay kur të vinjë, do të qërtonjë botënë për faj, edhe për drejtëri, edhe për gjyq.
9 Për faj, sepse nukë më besonjënë.
10 Edhe për drejtëri, sepse vete tek im Atë, edhe nukë më shihni më.
11 Edhe për gjyq, sepse urdhërtari i kësaj bote është gjykuarë.
12 Edhe shumë kam për të thënë juve, po ndashti nukë munt t’i mbani.
13 Po kur të vinjë ay, Frym’ e së vërtetësë, do t’u heqë udhënë juve mbë gjithë të vërtetënë; sepse nukë do të flasë prej vetiu, po do të flasë sa që të dëgjonjë, edhe do t’u dëftenjë juve ato punëra që bënenë.
14 Ay do të më lavdonjë, sepse do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve.
15 Gjithë se ka Ati, janë të miatë; përandaj thashë, se do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve.
16 Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni; sepse unë po vete tek Ati.”
17 Atëhere ca nga nxënësit’ e ati i thanë njëri tiatrit: “Ç’është këjo që na thotë: Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni? Edhe: Se unë vete tek Ati?”
18 Thoshinë pra: “Ç’është këjo që thotë: Këjo Edhe pak? Nukë dimë se ç’flet.”
19 Jisuj pra kupëtoj se doninë ta pyesënë, edhe u tha atyre: “Për këtë haheni njëri me tatrinë, se thashë: Edhe pak, edhe nukë më shihni, edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni?
20 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ju do të qjani, edhe do të bëni vajë, po bota do të gëzonetë; edhe ju do të hidhëroneni, po hidhërimi juaj do të bënetë për gëzim.
21 Gruaja, kur piell, ka hidhërim, se i erdhi ora; po si të piellë foshnjenë, s’kujton më shtrëngimnë, për gëzimnë se lindi një njeri ndë botët.
22 Edhe ju pra ndashti keni hidhërim; po përsëri do t’u shoh juve, edhe zemëra juaj do të gëzonetë, edhe asndonjë nukë ngre gëzimnë tuaj prej jush.
23 Edhe nd’ atë ditë nukë do të lypni prej meje asgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se sa t’i lypni Atit mb’ emërit tim, do t’ua apë juve.
24 Gjer ndashti nukë lyptë asgjë mb’ emërit tim; lypni, edhe do të merrni, që të jetë plot gëzimi juaj.
25 U fola juve këto me të përgjajtura; po vien një orë, që atëhere nukë do t’u flas më juve me të përgjajtura, po do t’u dëftenj juve faqeza për Atinë.
26 Nd’atë ditë do të lypni mb’ emërit tim; edhe nuk’ u them juve, se do t’i lutem Atit për ju;
27 Se ay Ati u do juve, sepse ju më keni dashurë, edhe keni besuarë, se unë dolla prej Perëndisë.
28 Dolla prej Atit, edhe erdha ndë botët; përsëri lë botënë, edhe vete tek Ati.”
29 Nxënësit’ e ati i thonë: “Na ndashti te flet ndër sy, edhe nukë thua asndonjë të përgjajturë.
30 Ndashti e njohëmë se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë të të pyesë ndonjë, përandaj besojmë se dolle prej Perëndisë.”
31 Jisuj u përgjeq atyre: NNdashti besoni?
32 Na tek vien një orë, edhe ndashti erdhi, që të përndaheni gjithësecili mbë të tiat, edhe të më lini vetëmë; po s’jam vetëmë, sepse Ati është bashkë me mua.
33 U fola juve këto, që të keni paqtim mbë mua. Do të keni shtrëngim ndë botët; po kini zemërë, un’ e kam mundurë botënë.”