Krie e tetëtë
1 Ato dit ahiere, sepse ishnë mbëjedhurë shumë turm’ e madhe, e nukë kishnë se ç’të haijnë, thirri Iisui mathitit’ e tij, e u tha ature:
2 Më vjen keq për këtë turmë, sepse janë afër tri dit sot, që më presënë mua, e nukë kanë se ç’të hanë.
3 E ndë i lëshofça ata të venë mbë shtëpira të ture t’urëtë, do të bajalldisjënë mb’udhë nga uja; se ca nga ata kanë ardhurë largut.
4 E ju përgjegjn’ atij mathitit’ e tij: Nga do të mundjëmë këtu nd’erimi të ngosjëmë këta me bukë?
5 E i piet ata: Sa bukë keni? Edhe ata i thanë: Shtatë.
6 E porsiti turmënë të rrijnë poshtë mbë dhe, e si mori të shtatë bukëtë, e efharistisi, i theu, e ua dha mathitivet së tij, t’ua vijnë përpara, e ua vunë përpara turmësë.
7 E kishnë edhe pakëzë pishq të vogjëj, e si i bekoi, tha t’ua vijnë edhe ato përpara.
8 E hangrë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet: shtatë zimbile.
9 E ata që hangrë qenë ngjera katër mijë, e i lëshoi ata.
10 E atë çast si hiri ndë varkë, bashkë me mathitit’ e tij, erdhi nga an’ e Dhallmanuthait.
11 E duallë Farisejtë, e nisnë të qërtoijnë me atë, e të kërkoijnë nga ai nishan nga Qielli, tuke guciturë atë.
12 E si pçerëtijti me Shpirt të tij, u thotë: Çfarë nishan kërkon këjo filí? Me të vërteta u thom juvet, se do të mos i ipetë kësaj filiet nishan.
13 E si i la ata, hiri përsëri ndë varkë, e vate mb’anë të përtejme.
14 E haruanë të mirrë bukë, e nukë kishnë tjatër, përveçme një bukë që kishnë ndë varkë.
15 E i porsiti ata, e u thosh: Vështroni, e ruhuni nga brumët’ e Farisejet, edhe nga brumët’ e Irodhit.
16 E ata mëndoneshinë, e thoshnë njëri me jetërinë, se: bukë nukë kemi.
17 E si e kupëtoi Iisui, u thot’ ature: Pse mëndoneni se s’keni bukë? Akoma nukë kupëtoni, as s’mund të digjoni? Edhe po të verbërë e keni zëmërënë tuaj?
18 Ndonëse kini si, nukë shihni, edhe ndonëse kini veshë, nukë digjoni, as mbani mënd?
19 Kur theva të pesë bukëtë, ndë të pesë mijëtë, sa kanistra plot nga copatë që tepëruanë mbëjuadhtë? I than’ atij: Dimbëdhjetë.
20 E kur ndava të shtatë ndë të katër mijëtë, sa zimbile plot nga copatë që tepëruanë mbëjuadhtë? Edhe ata i thanë: Shtatë.
21 E u thosh ature: Qish nuk’ e viri ndër mënd tuaj?
22 E vjen ndë Vithsaidha; e i bien’ atij një të verbërë, e i lutejnë që ta zij atë me dorë.
23 E si e zuri nga dora të verbërinë, e kreu jashtë nga fshati, e si pështijti ndë si të tij, vuri duartë mbi të, e e piet atë nd’është që sheh gjë.
24 E si vështroi ai mbë të lartë, thosh: Shoh njerëzitë posi lisa që ecëjënë.
25 E përsëri i vuri pameta duartë mbi si të tij, e e bëri atë të shih. E u qërua kaqë, që pa gjithë mirë edhe qëruarë.
26 E e dërgoi atë ndë shtëpi të tij, e i tha: As ndë fshat brënda të mos hiç, as ndonjëit mos ja thuaç ndë fshat.
27 E dolli Iisui edhe mathitit’ e tij ndë fshatëra të Qesarisë që thuhetë e Filiput; e mb’udhë piet mathitit’ e tij, e u thosh ature: Cilë thonë njerëzitë se jam unë?
28 Edhe ata ju përgjegjnë: Thonë se je Ioanni vaptistiu; e të tjerë Ilia, e të tjerë një nga profitëtë.
29 Edhe ai u thot’ ature: E po juvet cili thoi se jam unë? E u përgjegj Petrua, e i thot’ atij: Ti je Krishti.
30 E i porsiti ata të mos thonë ndonjeit për atë.
31 E nisi t’i dhidhaks ata, se duhetë të pësojë shumë i biri i njeriut, e të shtiretë poshtë, e të shahetë nga pleqt’ e llaoit, edhe nga të parët’ e priftëret, edhe nga grammatejtë, e do të vritetë, e pas tri ditet do të ngjalletë.
32 E u flit fjalënë faqeza. E e mori atë Petrua mbënjanë, e nisi ta qërton atë.
33 Edhe ai si u kthie, e vështroi mathitit’ e tij, e qërtoi Petronë, e i tha: Hajde prapa meje satana, se nukë mëndone punërat’ e Perndisë, po të njerëzet.
34 E si thirri afër tij turmënë, bashkë me mathitit’ e tij, u tha ature: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.
35 Se ai që do të ruajë vetëhen’ e tij, do ta humbasë, e ai që të humbasë vetëhen’ e tij për mua, edhe për Ungjill tim, ai do ta ruajë atë.
36 Sepse ç’i vëjen njeriut ndë qerdhestë gjithë dinianë, e të dëmëtonetë Shpirtin’ e tij?
37 A ç’do të apë njeriu kseshpërblim për Shpirt të tij?
38 Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.
1 Nd’ ato dit, passi ishinë shumë gjëndëje, edhe s’kishinë se ç’të hanë, [Jisuj] thërriti përanë nxënësit’ e ti, e u tha:
2 “Më dhëmbetë për gjëndëjenë, sepse janë tri dit tani që më presënë, edhe s’kanë se ç’të hanë.
3 Edhe ndë i lëshofsha agjëruarshim ndëpër shtëpia të tyre, do të lodhenë mb’udhë; sepse ca nga ata kan’ ardhurë prej së largu.”
4 Edhe nxënësit’ e ati u përgjeqnë: “Nga do të mundi ndonjë të nginjë këta me bukë këtu ndë shkretëtirët?”
5 Edhe ay i pyeti: “Sa bukë keni?”
6 Edhe ata i thanë: “Shtatë.” Edhe ay porositi gjëndëjenë të unjenë përdhe; edhe si mori shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu edhe ua dha nxënësëet ti, që t’i vënë përpara gjëndëjesë ; edhe ata i vunë përpara gjëndëjesë.
7 Edhe kishinë pak pishqe të vegjëlë; edhe si bekoj, tha të venë përpara edhe ata.
8 Edhe hangrrë e u nginjënë. Edhe ngritnë tepërica copash, shtatë shporta.
9 Edhe ata që hangrrë ishinë sinja katrë milë vetë; pasandaj i lëshoj.
10 Edhe përnjëherë hyri ndë lundrë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe erdhi mb’anët Dhallmanutha.
11 Edhe Farisejtë duallë, e zunë ta pyesënë, edhe të lypëninë nga ay shenjë prej qiellit, tuke ngar’ atë.
12 Po ay si psherëtiti ndë shpirt të ti, thotë: “Ç’shenjë lypën kyj bres? Me të vërtetë po u them juve, se nukë do t’i epetë shenjë këti brezi.”
13 Edhe si i la, hyri përsëri ndë lundrë, e iku përtej.
14 Edhe ata harruanë të marrënë bukë, edhe s’kishinë me vetëhe ndë lundrët veç një bukë.
15 Edhe ay i porosiste, tuke thënë: “Shikoni, ruhi nga brumi Farisevet, edhe nga brumi Irodhit.”
16 Edhe ata mendoneshinë ndër mest t’ atyreve, tuke thënë:
17 “Se s’kemi bukë.” Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre: “Ç’mendoneni, se s’keni bukë? Edhe s’merrni vesh, as s’kupëtoni? Edhe po të ashpërë e keni zemërënë tuaj?
18 Tuke pasurë sy, nukë shihni? Edhe tuke pasurë veshë, nukë dëgjoni? Edhe nukë mbani mënt?
19 Kur theva pesë bukëtë mbë pesë milë vetëtë, sa kosha plot me copa ngrittë?” I thonë: “Dy-mbë-dhietë.”
20 — “Edhe kur theva shtatë bukëtë mbë katrë milë vetëtë, sa shporta mbushurë me copa ngrittë?”
21 Edhe ata thanë: “Shtatë.” Edhe u thoshte atyre: “Qysh nukë kupëtoni?”
22 Pasandaj vien ndë Vithsajdha; edhe i bienë një të verburë, edhe i lutenë ta prekjë.
23 Edhe ay si e mori për dore të verburinë, e nxori jashtë fshatit; edhe si pështyti ndër sy t’ati, vuri duartë mbi atë, edhe e pyeste ndë sheh gjë.
24 Edhe ay si hapi sytë, tha: “Shoh njerëzitë se ecëjënë posi drurë.”
25 Pasandaj përsëri vuri duarëtë mbi syt t’ati, edhe e bëri atë të hapjë sytë, edhe u shërua, edhe shihte të gjithë këthiellëtë.
26 Edhe e dërgoj ndë shtëpi t’ati, tuke thënë: “As ndë fshat të mos hyjç, as mos i thuaç këtë as ndonjërit ndë fshat.”
27 Pasandaj Jisuj me nxënësit’ e ti dolli ndëpër fshatërat të Qesarisë Filippit; edhe pyeste nxënësit’ e ti mb’udhë, tuke u thënë atyre: “Cili thonë njerëzitë se jam unë?”
28 Edhe ata u përgjeqnë: “Joann Pagëzori; edhe të tierë thonë , Ilia; edhe të tierë, një nga profitëritë.”
29 Edhe ay u thotë atyreve: “Po ju cili thoni se jam unë?” Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: “Ti je Krishti.”
30 Edhe ay i qërtoj ata, që të mos i thonë as ndonjërit për atë.
31 Edhe zuri t’i mësojë, se i bir’ i njeriut duhetë të pësojë shumë, edhe të mos pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe pas tri diç të ngjalletë. Edhe e fliste fialënë ndër sy.
32 Edhe Pietri e mori pas vetëhesë, e zuri ta qërtojë.
33 Po ay si u këthye e vuri re nxënësit’e ti, qërtoj Pietrinë, tuke thënë: “Ik prej meje, Satana; sepse s’ke ndër mënt punët’e Perëndisë, po punët’ e njerëzet.”
34 Edhe si thirri përanë gjëndëjenë bashkë me nxënësit’e ti, u tha atyre: “Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti, edhe le të më vijë prapa.
35 Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën’ e ti, do ta hunbasë; po kush të humbasë jetën’ e ti për punë time edhe të ungjillit, kyj do ta shpëtojë.
36 Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, edhe të dëmtojë shpirtin’ e ti?
37 Apo ç’do t’apë njeriu për këmbyerie të shpirtit të ti?
38 Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua edhe për fialët’ e mia mbë këtë bres kurvar edhe faltuar, edhe të birit njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë ndë lavdit të t’et bashkë me ëngjëjt’ e shënjtëruarë.