Krie e tetëtë
1 E kur hapi vulën’ e shtatë, u bë pushim ndër qiell afëro një gjusmë sahat.
2 E paçë të shtatë Ëngjëjtë, që rrijnë përpara Perndisë; e u dhan’ ature shtatë zurnara.
3 E erdhi tjatër Ëngjëll’, e qëndroi përpara thisiastirit, e mbaj një thimiato t’artë, e i dhan’ atij thimjamëra shumë, që të bij kurban të faluratë të gjithë shënjtorëvet mbi thisiastirio t’artë që qe përpara fronit.
4 E hipi timi i thimjamëvet së falavet Shënjtorëvet, nga dor’ e Ëngjëllit përpara Perndisë.
5 E mori Ëngjëlli thimjaton’ e artë, e mbushi atë nga zjari i thisiastirit, e e shtiu mbë dhe, e u bënë zënja, e brubullima, e vetëtima, e tërmet.
6 E të shtatë Ëngjëjtë që kishnë të shtatë zurnatë u bënë gati për të rarë zurnavet.
7 E i pari Ëngjëll’ i ra zurnasë, e u bë breshër e zjar nakatosurë me gjak; e u hodh mbë dhe; e e tret’ e lisavet u dogjnë, e gjithë bari i verdhë u dogj.
8 E i diti Ëngjëll i ra zurnasë, e posi një mal i madh që digjetë me zjar u hodh ndë det; u bë e treta e detit gjak.
9 E vdiqnë të tret’ e punëravet së bëra që janë ndë det, ato që kanë shpirt, edhe e tret’ e karavevet.
10 E i treti Ëngjëll i ra zurnasë; e ra nga qielli ull i madh i dhezurë posi një llambadhë, e ra mbë të tretë të lumëravet, e mbë të tretë të kronjet.
11 E ëmëri i ullit quhetë Apsinthio; e u bë e tret’ e ujëravet Apsinthio, e shumë njerëz vdiqnë nga ujëratë, sepse u idhëruanë.
12 E i katërti Ëngjëll i ra zurnasë; e u plagosnë e treta pjesë e diellit, e e treta pjesë e hënëzësë, e e treta pjes’ e ullet, kaqë sa u err e treta e ature, e ndajë e treta e ature nukë ip dritë, ashtu edhe natësë.
13 E paçë, e digjova zën’ e njëit Ëngjëllit që fluturon ndëpërmes të qiellit, e me zë të madh thosh: Ve, ve, ve mb’ata që rrinë mbi dhe nga zërat’ e tjera të zurnasë të tre Ëngjëjet që duanë të vijnë t’u bienë zurnavet.
1 Edhe kur hapi të shtattënë vulë, u bë pushim ndë qiell sindo një gjysëm ore.
2 Edhe pashë të shtatë ëngjëjtë, të cilëtë rrininë përpara Perëndisë, edhe u dhanë atyreve shtatë trumbeta.
3 Edhe erdhi një tiatër’ ëngjëll, edhe qëndroj mbi theroret, e mbante një tymtar t’ artë; edhe iu dhanë ati shumë qemëra, që t’i bierë bashkë me të falurat’ e gjithë shënjtorëvet mbë theroren’ e artë që është përpara fronit.
4 Edhe hipi tymi i qemëravet me të falurat’ e shënjtorëvet prej dorës’ ëngjëllit përpara Perëndisë.
5 Edhe ëngjëlli mori tymtarinë, edhe e mbushi nga ziarri theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima e tërmet.
6 Edhe të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë trumbetatë u bënë gati që t’u bienë trumbetavet.
7 Edhe ëngjëlli i parë i ra trumbetësë; edhe u bë breshër e ziarr përzierë me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta e drurëvet u doq; edhe çdo bar i ngjomë u doq.
8 Edhe ëngjëlli i dytë i ra trumbetësë, edhe posi një mal i math diegurë me ziarr u hoth ndë det.
9 Edhe e treta e detit u bë gjak; edhe vdiq e treta e kriesavet gjalla që ishinë ndë det; edhe e treta e lundravet u prish.
10 Edhe i treti ëngjëll i ra trumbetësë, edhe ra nga qielli një yll i math që digjej si llambadhe, edhe ra mbi të tretën’ e lumravet, edhe mbi kronet të ujëravet.
11 Edhe emëri i yllit thuhet’ Apsinth; edhe e treta e ujëravet u bë apsinth, edhe shumë njerës vdiqnë nga ujëratë, sepse u hidhëruanë.
12 Edhe ëngjëlli i katrëtë i ra trumbetësë, edhe u plagos e treta e diellit, edhe e treta e hënësë, edhe e treta e yjevet, që të errësonet’ e treta e atyreve, edhe dita të mos ndritnjë të tretën’ e saj, edhe nata po kështu.
13 Edhe pashë, edhe dëgjova një ëngjëll tuke fluturuarë ndë mes të qiellit, që thoshte me zë të math: “Mjer, mjer, mjer ata që rrinë mbë dhet, për zërat’ e tierë të trumbetësë të tre ëngjëjvet që do t’u bienë trumbetavet.”