Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1 E si shkuanë ndëpër Amfipoli e ndëpër Apolloni, erdhë ndë Selenik, tek qe sinagoji i Çifutet.
2 E sikundrë kish adetnë Pavllua vate mb’ata, e për tri të shëtuna kuvëndon me ata mbi kartëra.
3 E ua hap e ua dëfton se duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, që unë rrëfej mbë juvet.
4 E ca prej suresh besuanë, e u bashkuanë me Pavllonë edhe me Sillënë, si edhe një turm’ e madhe prej Elinëvet që besuanë, edhe jo pak gra nga të paratë.
5 Ma çifutë që nukë besoijnë zilepsnë, e muarrë ca njerëz nga të pazarit të këqinj, e bënë turmë, e nakatosnë qutetnë. E si vanë ndë shtëpi të Iasonit, kërkoijnë t’i nxirë ata ndë llao.
6 E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër të tjerë e i shpunë ndë të parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata që trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu.
7 E këta i priti mbë shtëpi Iasoni. E ata të gjithë ecëjënë kondrë porsivet së Qesarit, e thonë, se është një tjatër mbret Iisu.
8 E të parët’ e qutetit edhe turma u nakatosnë si digjuanë këto.
9 E si u bënë hoshnuk nga Iasoni, edhe nga të tjerëtë, i lëshuanë ata.
10 E vëllazëritë sakaqëherë i përcuallë Pavllonë edhe Sillënë natënë për Verjë. E këta poqë arrijtinë atje, vanë ndë sinaguaj të çifutet.
11 Këta qenë më të mirë se ata çifut e Selenikut, e e dheksnë fjalënë me shumë të shpejtë, e ngaditë ksetaksnë ndë kartëra nd’është puna kështu.
12 E shumë nga ata besuanë, e nga gratë bujëresha Elinetë, edhe nga burratë jo pak.
13 E si kupëtuanë çifut’ e Selenikut se edhe ndë Verjë u qiriks fjal’ e Perndisë nga Pavllua, van’ edhe atje, që të nakatosnë botënë.
14 E sakaqëher’ ahiere vëllazëritë dërguanë Pavllonë të vij ngjera mbë det. E mbetnë atje Silla edhe Timotheoi.
15 E ata që përcillë Pavllonë, e shpunë atë ngjera mb’Athinë. E si muarrë porsi prej si për Sillënë edhe për Timotheonë, që të vijnë shpejt tek ai, shkuanë e iknë.
16 E tek i prit ata Pavllua nd’Athinë, ju idhërua Shpirt’ i tij brënda, sepse shih qutetnë që ish plot me Idhollë.
17 E kuvëndon ndë Sinaguaj me çifut e me ata që besuanë, edhe ndë pazar ngaditë me ata që piqej.
18 E ca fillosofë nga t’Epikurit edhe nga Stoikotë zihishnë me të. E ca thoshnë: Ç’domethënë kij fjalëtuar? E ca pa: Ai duketë të jetë rrëfeës Perndivet së tjera; sepse u rrëfen ature Iisunë, edhe të ngjallturitë.
19 E si e muarrë atë, e shpunë nd’Ariopago, e i thoshnë: Mundjëmë të njohëmë ç’është këjo dhidhahi e re që dhidhaks ti?
20 Sepse tij ca punëra të ra na gjëmon ndë veshë tona. Duamë dha të dimë ç’do të jenë këto?
21 (Sepse Athinjotë edhe të huajtë që rrijnë atje nukë vështroijnë tjetër punë, po të thoshnë a të digjoijnë ndonjë të re).
22 E si qëndroi Pavllua mbë këmbë ndë mes t’Ariopagosë, u tha: O Athinjot, unë juvet u shoh që jeni më shumë se duhetë të besësë ndë gjithë punëra.
23 Sepse tek shkova, e paçë të falatë tuaj, gjeçë edhe një Vomo, që qe mbi të shkruarë: E Perndisë që z’dimë. Atë dha që i fali pa dijturë, këtë ua dëftoj unë juvet.
24 Perndia që bëri botënë, edhe sa janë mbë të, kij, sepse është Zoti i Qiellit edhe i Dheut, nukë rri ndë naora që bënenë me duar.
25 As shërbenetë prej duarvet së njerëzet, se s’ësht’ ihtjaç për ndonjë punë. Ajo ep ndë të gjithë jetënë, edhe frimënë edhe gjithë të tjeratë.
26 E bëri nga një gjak gjithë filit’ e njerëzet të rrinë mbi gjithë faqe të Dheut, e u dhiorisi kohëra me taks, edhe sinoretë të ndënjuravet së ture.
27 E të kërkojnë Zotnë, nd’është sikur ta zijnë me dorë, e ta gjejnë, ndonëse nuk’ është mërguarë ai prej cilitdo nga nesh.
28 Sepse mb’atë rrojëmë, edhe tundemi, edhe jemi, sikundrë thanë edhe ca piititë tuaj, se navet jemi fili prej atij.
29 Sepse jemi adha fili nga Perndia, nukë duhetë të silloisemi se të qënët’ e Perndisë ka të gjarë me ar, a me ergjënd, a me gur të peleqisurë nga zanati a nga mëndia e njeriut.
30 Sepse bëri Perndia sikur nukë pa kohët’ e së padijturit, ndashti porsit gjithë njerëzitë ndë çdo vënd të bëjënë metani.
31 Sepse ka urdhëruarë një ditë, që mb’atë do të gjukojë gjithë dinianë me të drejtë, me anë të njëit njeriut që është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga të të vdekuritë.
32 E si digjuanë të ngjallturit’ e së vdekuret, ca përqeshnë, e ca pa thoshnë: Duamë të ndiejmë edhe një herë për këtë punë.
33 E kështu Pavllua iku nga mes’ i ture.
34 E ca njerëz pa, si u kolisnë me të bashkë, besuanë. Prej suresh, një qe edhe Dhionisioi Areopagjiti, edhe një grua që quhej Dhamare, edhe të tjerë me ata bashkë.
1 Edhe si bënë udhë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessallonikë, ku ishte sinagogjia e Judhenjet.
2 Edhe Palvi sikundrë e kishte zakon hyri tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata nga shkronjatë,
3 Tuke sgjidhur’ e tuke dëftyerë, se Krishti duhej të pësonte e të ngjallej prej së vdekurish, edhe se kyj Jisuj është Krishti, që po u leçis unë juve.
4 Edhe cave nga ata u mbushnë mëntë, edhe u bashkuanë me Pavlin’ e me Sillënë, edhe shumë shumicë nga Grekëtë që druaninë Zotinë , edhe nga grat’ e para jo të paka.
5 Po ata Judhenj, që nuk’ u mbushej mëndëja, u zmiruanë, edhe muarnë me vetëhe ca njerës të këqij nga ata prej rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjëndëje, edhe përzieninë qytetinë; edhe u sulnë ndë shtëpi të Jasonit, e kërkonin’ ata, t’i bininë te llauzi.
6 Po passi s’i gjetnë, hoqnë svarë Jasonin’ edhe ca vëllezër të tierë te të parët’ e qytetit, tuke bërtiturë, se: “Këta që ngritnë mbë këmbë botënë, kanë ardhur’ edhe këtu,
7 Të cilëtë Jasoni i priti ndë shtëpi ; edhe të gjithë këta punonjënë kundrë urdhëratavet Qesarit, tuke thënë, se është një tietër mbëret, Jisuj.
8 Edhe përzienë gjëndëjen’ e të parët’ e qytetit që dëgjoninë këto fialë .
9 Edhe si u siguruanë prej Jasonit edhe prej të tierëvet, i lëshuanë.
10 Edhe vëllezëritë përnjëherë dërguanë jashtë Pavlin’ edhe Sillënë natënë ndë Verie; të cilëtë kur erthnë aty , vanë ndë sinagogjit të Judhenjet.
11 Edhe këta ishinë më të fisçim se ata të Thessallonikësë, sepse pritnë fialënë me gjithë zëmërë, tuke shikuarë përdita shkronjatë, ndë qoftë se janë kështu këto punëra.
12 Shumë vetë nga ata pra besuanë, edhe nga grat’ e nderëshime të Grekëvet, edhe nga burratë jo të pakë.
13 Po ata Judhenj që ishinë nga Thessallonika kur muarnë vesh, se u leçit fial’ e Perëndisë nga Pavli edhe ndë Verie, erthnë edhe atie tuke tundurë gjëndëjenë.
14 Edhe atëhere vëllezëritë dërguanë jashtë përnjëherë Pavlinë të vejë gjer ndë det; po Silla edhe Timotheu mbetnë atie.
15 Edhe ata që përcillninë Pavlinë, e shpunë gjer nd’ Athinë; edhe si muarnë porosia për Sillën’ e për Timothenë, që të vinjënë sakaqëherë tek ay.
16 Edhe Pavli kur ishte tuke pritur’ ata nd’ Athinë, i nxehej shpirti ndër vetëhe, sepse shihte qytetinë plot me idhuj.
17 Fliste pra ndë sinagogjit me Judhenjtë, edhe me ata që druaninë Zotnë, edhe ndë trekt ditë për ditë me ata që piqej.
18 Atrëhere ca fillosofë nga Epikurianët’ e nga Stoikëtë haheshinë me fialë me atë; edhe ca thoshinë: “Vallë ç’do të thotë kyj njeri që përhap fialë?” Edhe ca të tierë thoshinë : “Duketë, se është zë-dhënës perëndirash të huaja; sepse u leçiste atyre Jisunë, edhe të ngjalluritë.”
19 Edhe ata e zunë, edhe e prunë nd’ Areopagë, tuke thënë: “Munt të marrëmë vesh, ç’është kyj mësim i ri që flitetë prej teje?
20 Sepse na bie ca punëra të huaja ndë veshët tanë. Duamë pra të marrëmë vesh, ç’do të jenë këto.”
21 — Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huajtë që rrinin’ atie, nukë kishinë tiatërë nge, veçe të thonë e të dëgjonjënë ndonjë fialë të re.
22 Atëhere Pavli qëndroj ndë mest të Areopagut, e tha: “O burra Athinas, mbë gjithë punërat u shoh juve se jeni me tepër hie-lutësa.
23 Sepse tuke shkuar’ e tuke vënë re vëndet’ e lutëjesë tuaj, gjeta edhe një alltar që ishte shkruarë përmbi atë: “Mbë të panjohurinë Perëndi”. Atë pra që nuk’ e njihni edhe e i luteni, këtë po u dëftenj unë juve.
24 Perëndia që bëri botën’ edhe gjithë ato që janë nd’atë, kyj tuke qënë Zot i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj që janë bërë me dorë,
25 As nukë ka nevojë për ndonjë që t’i shërbenjënë njerëzitë me duar, sepse ay u ep të gjithëve jetë edhe frymë edhe të gjitha.
26 Edhe bëri çdo komp njerëzish prej një gjaku, që të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhëroj kohëratë që i ka vënë ndë taks që përpara, edhe sinoret’ e së ndenjurës’ atyreve;
27 Që të kërkonjënë Zotinë, mbase munt ta përpiekën’ edhe ta gjenjënë, ndonëse ay s’është lark nga gjithësecili prej nesh;
28 Sepse nd’ atë rrojmë, edhe luajmë, edhe jemi, sikundrë edhe ca nga poetarëtë tuaj kanë thënë: “Se jemi edhe far’ e ati”.
29 Tuke qënë pra far’ e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia ka të gjarë me ar a me argjënt a me gur, latuarë prej mieshtërisë e prej mëndëjesë njeriut.
30 Perëndia pra nukë vuri re me sy kohërat’ e së paditurësë, po tashi porosit gjithë njerëzitë mbë çdo vënt të pendonenë;
31 Sepse vuri një ditë, mbë të cilënë do të gjykonjë botënë me drejtëri me anë të një njeriu, që e ka urdhëruarë, edhe për këtë dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prej së vdekurish.”
32 Edhe ata kur dëgjuanë të ngjallurë prej së vdekurish, ca e përqeshninë, e ca të tierë thanë: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë punë.”
33 Edhe kështu Pavli dolli nga mezi atyreve.
34 Edhe ca burra iu ngjitnë, edhe besuanë; ndër ata ishte edhe Dhionis Areopagjiti, edhe një grua që qjuhej Dhamaridhë, edhe të tierë bashkë me ata.