Krie e katërtë
1 Të vë adha mbë be përpara Perndisë e Zotit Iisu Hristoit, që do të gjukojë të gjallë e të vdekurë ndë kohë t’ardhurit së tij e të mbretërisë tij.
2 Dhidhaks fjalënë, vështro kohë e pa kohë, qërto, gjëmo, lutu me çdo durim e me të dhidhaksurë.
3 Sepse do të vijë kohë që do të mos durojënë dhidhaskalin’ e shëndoshë, po sikundrë janë dëshërimet’ e ture, do të çojënë dhaskalë ndë vetëhe të ture, për të gudulisurë të veshëvet.
4 E do të mërgojënë veshët’ e ture nga të gjegjurit’ e së vërtetësë, e do t’i kthejënë ndë të digjuarë të prallavet.
5 Po ti rri cgjuarë mbë gjithë punë, duroi të pësuaratë, bën punën’ e dhidhahut s’Ungjillit, shërbesënë tënde sose.
6 Sepse unë jam ndashti mbë të derdhurë të gjakut, e koha e së treturit sim është afër.
7 Lëftova luftën’ e mirë, udhënë e sosa, besënë e ruajta.
8 Më të pastajmenë, m’është ruajturë për mua kurora e së drejtësë, që do të më apë mua Zoti, gjukatësi i drejtë, mb’atë ditë, e jo vetëmë mua, po edhe gjith’ ature që dëshëroijnë t’ardhurit’ e tij.
9 Nxitou të viç tek unë shpejt.
10 Sepse Dhimai më la për dashuri të kësaj jetet, e vate ndë Selenik, Krisqi ndë Gallati, Titua ndë Dhallmati.
11 Llukai vetëmë është me mua bashkë; e merr edhe Markonë me vetëhe e bjere, sepse m’ është shumë i vëjierë ndë shërbesë.
12 E Tihikonë e dërgova nd’Efeso.
13 Fellonë që laçë ndë Troadhë, ndë shtëpi të Karposë, kur të viç bjerë me vetëhe edhe kartëratë, e më tepërë memvranatë.
14 Aleksandhroi Bakërxhiu më bëri shumë të këqia. Do të ja paguajë atij Zoti sikundrë ka bërë.
15 Nga ai ruhu edhe ti, sepse ai është shumë kondrë ndë fjalë tona.
16 Ndë të dhiafendepsurë tim ndonjë nukë qe për mua, po të gjithë më lanë (mos ua silloistë për faj ature Perndia).
17 Ma Zoti më ndihu mua e më forcoi që të paguhetë me anë time dhidhahia, e të digjojënë gjithë filit’ e tjera, e shpëtova nga goja e liondarit.
18 E Zoti pa do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, e do të më shpjerë shëndoshë ndë mbretëri të tij të Qiellit. Atij qoftë nder mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
19 Thuaj të fala Prisqillësë edhe Aqillësë, edhe shtëpisë Onisiforit.
20 Erastoi mbeti ndë Korintho. E Timotheonë e laçë ndë Milito të sëmurë.
21 Nxitou të viç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvulloj edhe Pudhi, edhe Linua, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllazëritë.
22 Zoti Iisu Hristoi qoftë me Shpirt tënd. Dhurëtia me juvet bashkë. Ashtu qoftë!
* Karta e Ditë mbë Timotheonë që u hirotonis Piskop i parë i qishësë Efesiotet, u shkrua nga Romi, kur Pavllua dolli për së ditit përpara Qesarit Neronit.
1 Të urdhëronj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuarë të gjallë e të vdekurë ndë të dukurit të ti edhe ndë mbëretëri të ti;
2 Leçit fialënë; qëndro me kohë e pa kohë; qërto, bieri ndër sy, lutu me çdo farë zemëre të gjërë e me mësim.
3 Sepse do të vinjë një kohë, që s’do të duronjënë mësimin’ e shëndoshë, po do të mbëledhënë grumbullë përanë vetëhesë tyre mësonjësa pas dëshërimesh tyre, për të gudulisurë dëgjimnë;
4 Edhe do këthenjënë veshëtë nga e vërteta, edhe do të këthenenë të venë pas përrallavet.
5 Po ti rri squarë mbë të gjitha, vuaj, bën punë ungjilltari, bën plot shërbesënë tënde.
6 Sepse unë ndashti jam tuke derdhurë gjakunë, edhe koha e të ikurit tim harriu.
7 Lëftova luftën’ e mirë, mbarova udhënë, ruajta besënë;
8 Mbë të pastajmenë më ruhetë kurora e drejtërisë, të cilënë do të ma apë Zoti nd’atë ditë, i drejti gjyqtar; edhe jo vetëmë mua, po edhe gjith’ atyreve që duanë të dukurit’ e ati.
9 Nxitonu të vinjç shpejt tek unë.
10 Sepse Dhimaj më la, sepse deshi këtë jetë, edhe vate ndë Thessallonikë; Krisku ndë Gallati; Titua ndë Dhallmati;
11 Vetëmë Lluka është bashkë me mua. Merr Markunë me vetëhe e biere bashkë me tyj; sepse më ësht’ i vëjyerë ndë punët.
12 Edhe dërgova Tiqikunë ndë Efesë.
13 Kur të vinjç, bierë felloninë që laçë ndë Troadhë përanë Karpit, edhe vivliatë, po më fort memvranatë.
14 Aleksandrë ramtori më bëri shumë të liga; ia shpagoftë Zoti pas punëravet ati;
15 Edhe ti ruhu nga ai; sepse u del shumë kundrë fialëvet tona.
16 Kur dhashë fialë herën e parë asndonjë nukë erdhi bashkë me mua. po të gjithë më lanë (mos u numëroftë atyre për të lik ).
17 Po Zoti më ndënji përanë, edhe më dha fuqi, që të mbushetë të leçituritë me anënë time, edhe të dëgjonjënë gjithë kombetë; edhe shpëtova nga goja e leonit.
18 Edhe Zoti do të më shpëtonjë nga çdo pun’ e ligë, do të më ruanjë për mbëretërin’ e ati qiellorenë; mb’ atë qoftë lavdia ndë jetë të jetëvet. Amin.
19 Iu fal me shëndet Priskësë edhe Aqyllit, edhe shtëpisë Onisiforit.
20 Erasti mbeti ndë Korinthë; edhe Trofimnë e lashë të sëmurë ndë Militë.
21 Nxito të vinjç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvuli, edhe Pudhi, edhe Lini, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllezëritë.
22 Zoti Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë t’ënde.
Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.