Krie e dhjetëtë
1 Vëllazër, dëshërimi i zëmërësë sime, e të luturitë që bëj te Perndia, për Israilnë është për shpëtim të ture.
2 Sepse un’ ap besë mbë ta, që kanë zili për Perndinë, po jo nga njohëja.
3 Sepse me të mosdijturë të drejtën’ e Perndisë, e me të kërkuarë të stisjënë të drejtën’ e ture, nuk’ u bindnë ndë të drejtë të Perndisë.
4 Sepse sosëjë e nomit është Krishti, mbë të dhënë të drejtë nde cilido që beson.
5 Sepse Moisiu shkroi, që ai njeri që të bëjë të drejtënë që vjen nga nomi, do të rrojë për të.
6 Ma e drejta që vjen nga besa thotë kështu: Mos rri të thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipëjë ndër Qiell? Domethënë të zbresë Krishtinë?
7 A kush do të zbresë ndë avis të dheut? Domethënë të ngjalljë Krishtinë nga të vdekuritë?
8 Po ç’thotë karta? Ti ke me vetëhe fjalënë ndë gojë tënde, edhe ndë zëmërë tënde, këjo është fjal’ e besësë që dhidhaksjëmë navet.
9 Sepse ndë mollojiç me gojë tënde Zotnë Iisunë, e të besoç që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë me zëmërë tënde, do të soseç.
10 Sepse me zëmërë besonetë për të drejtë, e me gojë thuhetë për të shpëtuarë.
11 Sepse thotë karta: Çdo njeri që të besojë mbë të, do të mos turpëronetë.
12 Sepse nukë ka të shquarë Çifutit, a Elinit. Sepse ai vetë është Zot i së gjithëvet, i pasurë për gjith’ ata që e thërresënë atë.
13 Sepse cilido që të thërresë ëmërin’ e Zotit, do të shpëtojë.
14 Ma qish do të thërresënë një që nukë kanë besuarë mbë të? E qish do të besojënë atë që s’kanë digjuarë? E qish do të digjojënë pa qënë dhidhahu?
15 E qish do të dhidhaksjënë ndë mos qofinë dërguarë? Sikundr’ është shkruarë: Sa janë të bukura këmbët’ e ature që vangjelisjënë haberet’ e paqit, e që vangjelisjënë haberet’ e së miravet.
16 Ma jo gjithë u bindnë ndë Ungjill, se thotë Isaia: Zot, cili ka besuarë atë që digjoi nga navet?
17 Besa ësht’ adha nga të digjuaritë, e të digjuaritë bënetë prej fjalësë Perndisë.
18 Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut.
19 Ma thom unë: Mbase Israili nukë dijti fare gjë? I pari është Moisiu që thotë: Unë do t’u vë mbë zili me një fili që nuk’ është fili, me një fili të pamënde do t’u bëj të zëmëroni juvet.
20 Isaia pa me më shumë lefteri thotë: Më gjenë ata që nukë më kërkoijnë, u dëftuaçë faqeza mb’ata që s’pietnë për mua.
21 E për Israilë pa thotë: Gjithë ditënë ndënja me duar ndëjturë mbë llao që nukë bindetë, e që flet kondrë.
1 Vëllezër, dëshërimi i zëmrësë sime, edhe lutëja që bënj mbë Perëndinë për Israilinë, është për shpëtim t’ atyre .
2 Sepse martiris për ata, se u përvëlonetë zemëra për Perëndinë, po jo pas të njohurit.
3 Sepse tuke mos njohurë drejtërin’ e Perëndisë; edhe tuke kërkuarë të ngrehënë drejtërin’ e tyre, nuk’ u bintnë ndë drejtëri të Perëndisë.
4 Sepse të mbaruarët’ e nomit është Krishti për drejtëri te cilido që beson.
5 Sepse Mojsiu shkruan për atë drejtërinë që ështe nga nomi, tuke thënë: “Se ay njeri që bën këto, do të rrojë nga ato”.
6 Po ajo drejtëria që është nga besa thotë kështu: “Mos thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipënjë ndë qiell?”, do me thënë, që të sbresë Krishtinë.
7 A: “Kush do të sbresë nd’ avussët?”, do me thënë, që të siellë lart Krishtinë prej së vdekurish.
8 Po ç’thotë: “Fiala ësht’ afërë teje, ndë gojët tënde e ndë zëmërët t’ënde”, do me thënë, fiala e besësë, që leçismë.
9 Se ndë rrëfefsh me gojët tënde Zotinë Jisu, edhe ndë besofsh ndë zëmërët tënde se Perëndia e ngriti atë prej së vdekurish, do të shpëtonjç.
10 Sepse njeriu beson me zëmërë për drejtëri, edhe rrëfen me gojë për shpëtim;
11 Sepse shkronja thotë: “Gjithëkush i beson ati, nukë do të turpëronetë”.
12 Sepse s’ka të shquarë ndërmest Judheu e Ellini; sepse ay Zoti vetë ësht’ i të gjithëve, i pasurë mbë gjith’ ata që thërresën’ atë.
13 Sepse “gjithëkush të thërresë emërin’ e Zotit, do të shpëtonjë.”
14 Qysh do ta thërresënë pra atë, që s’i kanë besuar’ ati? Edhe qysh do t’i besonjën’ ati që s’kanë dëgjuarë për atë? Edhe qysh do të dëgjonjënë, pa qenë ay që leçit?
15 Edhe qysh do të lëçisënë, ndë mos u dërgofshinë? Sikundrë është shkruarë: “Sa të bukura janë këmbët’ e atyreve që apënë zën’e mirë për paqtim, atyreve që ungjillëzonjënë të miratë!”.
16 Po të gjithë nuk’ i dëgjuan’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoj të leçiturit tënë?”.
17 Besa pra është nga të dëgjuarëtë; edhe të dëgjuarëtë prej fialësë Perëndisë.
18 Po them: Sos nukë dëgjuanë? Po vërtetë, “zëri i atyreve dolli mbë gjithë dhenë, edhe fialët’ e atyreve vanë gjer ndë funt të botësë.“
19 Po them: “Sos nukë njohu Israili? I pari është Mojsiu që thotë: “Unë do t’u shtie juve ndë zëli me ata që nukë janë komp, edhe do t’u bënj juve të zemërohi me një komp të pamënt.”
20 Po Isaia kuxon më tepër e thotë: “U gjënç përanë atyreve që nukë më kërkoninë, u dukç përpara atyreve që nukë pyesninë për mua.”
21 Po për Israilinë thotë: ”Gjithë ditënë shtrita duart’ e mia te një llaus që nukë bindet’ e që flet kundrë”.