Krie e dimbëdhjetëtë
1 E nisi t’u flit ature me paravolira, e t’u thosh: Një njeri fitepsi vështë, e bëri rrotull gardh, e rrëmoi shkelës, e dërtoi kullë, e ua dha bujqet, e iku larg.
2 E mbë kohë të së vjelit dërgoi mbë bujq kopilë, të marrë nga bujqtë pemë vështit.
3 Edhe ata si e zun’ atë, e rrahnë, e e dërguanë me duar mbrazëtë.
4 E pagjene dërgoi mb’ata jatër kopil, edhe atë si i bijnë me gurë, i çajtinë krietë, e e dërguanë turpëruarë.
5 E përsëri dërgoi tjatër, edhe atë e vranë. Edhe shumë të tjerë që dërgoi, ca i rrahnë e ca i vranë.
6 Akoma dha kish një bir të dashurë të tijnë, e e dërgoi edhe atë mb’ata më të pastajmenë, e thosh, se: ata do të turpënonenë, e të nderojënë tim bir.
7 Po ata bujqër thanë me vetëhe të ture, se: kij është zoti i vështit; ejani ta vrasëmë atë, e do të mbetetë ndë navet pjesë.
8 E si e muarë atë, e vranë, e e shtinë përjashta vështit.
9 Ç’do t’u bëjë dha i zoti vështit? Do të vijë, e do të humbasë ata bujq, edhe vështënë do ta apë ndë të tjerë.
10 As këtë kartë nukë dhiavastë: Atë gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë, kij u bë krie e quç i qoshesë.
11 Prej Zotit u bë këjo, e ësht’ e çuditurë përpara sivet sona?
12 E kërkoijnë ta zijn’ atë, po trëmbëjnë nga turma, se e kupëtuanë, se për ata e tha paravolinë, e e lanë atë, e iknë.
13 E dërgojënë tek ai ca nga Farisejtë edhe Irodhianotë, që ta zijn’ atë mbë ndonjë fjalë.
14 Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë?
15 Edhe ai si kupëtoi të fshehurën’ e ture, u tha ature: Pse më gucitni? Birmëni mua këtu një dhinar ta shoh.
16 Edhe ata i prunë, e u thot’ ature: E kuja është këjo konë, edhe kij ëmër? Edhe ata i than’ atij: Janë të Qesarit.
17 Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Epni ato që janë të Qesarit, te Qesari, e ato që janë të Perndisë, te Perndia. E u çuditnë, e lijnë mëntë mbë të.
18 E vijënë nde ai Sadhuqejtë, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietn’ atë, e i thanë:
19 Dhaskal, Moisiu na shkroi navet, se nd’i vdektë ndonjeit vëllai, e të lërë gruan’ e tij, e të mos lërë djelm, të marrë vëllai tij gruan’ e tij, e të ngjalljë farë te vëllai tij.
20 Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e kur vdiqi nukë la farë.
21 E e mori edhe i diti atë, e vdiqi. As ai la farë, edhe i treti kështu.
22 E e muarrë atë që të shtatë; e nukë lanë farë. Më pastaj nga të gjith’ ata vdiqi edhe gruaja.
23 E po ndë të ngjallturë, ahiere që do të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë grua? Se që të shtatë e patnë atë grua.
24 E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Nukë jeni ju të gënjierë për këtë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë?
25 Sepse kur të ngjallenë nga të vdekuritë, as martonenë, as gratë i apënë ndë burra, po janë posi ëngjejtë që janë ndë Qiell.
26 E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
27 Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po Perndi e së gjallëvet. Juvet ini dha shumë gënjierë.
28 E si ju afërua një nga Grammatejtë, që kish digjuarë të pieturat’ e ature, e kupëtoi që u përgjegj mb’ata mirë, e pieti atë: Cila porsi është e parë nga të gjitha?
29 Edhe Iisui ju përgjegj atij, se: E para nga të gjitha porsitë është: digjo, o Israil, Zoti Perndia jote, Zot një është.
30 Edhe të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë mënd tënd, edhe me gjithë fuqi tënde. Këjo është porsi e parë.
31 E e ditë si edhe këjo, është këjo: Të duaç gjitonë tënd posi edhe vetëhenë tënde. Më e madhe nga këto tjatër porsi nuk’ është.
32 Edhe Grammatei i tha atij: Mirë, o dhaskal, të vërtetënë fole, se një është Perndia, e tjatër nuk’ është përveçme asaj.
33 Edhe të dojë atë njeriu me gjithë zëmërë, e me gjithë mënd, e me gjithë Shpirt, e me gjithë fuqi, edhe të dojë gjitonë posi vetëhen’ e tij, është më shumë se gjithë dhurëtitë, e gjithë kurbanetë.
34 Edhe Iisui si e pa atë që ju përgjegj mënçurë, i tha atij: Nukë je larg nga mbretëria e Perndisë. E njeri nukë guxon ta piet më atë.
35 E u përgjegj Iisui tuke dhidhaksurë ndë Iero, e tha: Qish thonë Grammaejtë, se Krishti është i biri i Dhavidhit?
36 Sepse ai Dhavidhi tha me Shpirtnë Shënjt: Tha Zoti nde Zoti im, rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hazmërit e tu përposh ndënë këmbë të tua.
37 Ai adha vetë Dhavidhi e thot’ atë Zot, e po nga është bir’ i tij? E turm’ e shumë e digjoijnë atë me të pëlqierë.
38 E u thosh ature ndë dhidhahi të tij: Ruhuni nga grammatejtë, që duanë të ecëjënë me stolira, e me të përshëndetura mb’udhë.
39 E që duanë vëndn’ e parë ndë mbëjedhëja, e të rrinë ndë krie të sufrasë ndë gostira.
40 Ata që hanë shtëpit’ e gravet’ së va, gjoja se falenë shumë. Këta do të mundonenë më shumë.
41 E si ndënji Iisui karshi kutisë që mbëjidhnë eleimosinë, e vijte re qish vijnë turma asprë ndë kuti të eleimosinit, e shumë të pasurë vijnë shumë.
42 E si u qas një grua e ve e varfërë, vuri di asprë, që është një kodrant.
43 E thirri mathitit’ e tij afër, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, që këjo grua e ve e varfërë vuri më shumë se gjithë nga ata që vunë ndë kuti të eleimosinit.
44 Sepse të gjithë vunë nga ajo që u tepëron, e këjo nga lipsëj’ e saj vuri sa që kish, gjithë gjën’ e saj.
1 Pasandaj zuri t’u thot’ atyre me paravolira.
“Një njeri mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj një tirë, edhe ndërtoj një pirk, edhe e dha ndër bulqë, edhe iku ndë dhe të huaj.
2 Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bulqitë, që të marrë prej bulqish nga pem’ e vështit.
3 Po ata e zun’ edhe e rrahnë, edhe e dërguanë prapë sbrazëtë.
4 Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë shërbëtuar tek ata; po edhe atë e rrahnë me gurë, edhe i çanë kryetë, edhe e dërguanë prapë të turpëruarë.
5 Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë; po e vranë; pasandaj dërgoj shumë të tierë, po dica i rrahnë, edhe dica i vranë.
6 Tuke pasurë pra edhe një bir të ti të dashurin’ e ti, e dërgoj edhe atë tek ata së prapmi, tuke thënë se: “Do të kenë turp teim bir.”
7 Po ata bulqitë thanë me vetëhen e tyre, se: Kyj është trashëgimtari; ejani, le ta vrasëm, edhe trashëgimi do të jetë yni.
8 Edhe e muarnë, edhe e vranë, edhe e nxuarnë jashtë vështit.
9 Ç’do të bëjë pra i zoti vështit? Do të vijë, e do të prishjë bulqitë, edhe vështinë do t’ua apë të tierëve.
10 – As këtë shkronjë s’e keni kënduarë: “Atë gurinë që s’e pëlqyen’ ata që ndërtojënë, kyj u bë krye cepi;
11 Prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tënë.”
12 Edhe ata kërkoninë ta zënë; po patnë frikë gjëndëjenë; sepse e kupëtuanë, se tha këtë paravoli për ata; edhe e lan’ e iknë.
13 Pasandaj dërgojënë tek ay ca nga Farisejtë edhe nga Irodhianëtë, që ta zënë me fialë.
14 Edhe ata erthnë, e i thanë: “Mësonjës, e dimë se je i vërtetë, edhe s’do të dish as për ndonjë; sepse nukë shikon faqen’ e njerëzet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë. Ësht’ e udhësë t’i apëmë Qesarit pagesë, apo jo? Të apëmë, a të mos apëmë?
15 Edhe ay tuke njohurë ipokrisin’ e atyreve, u tha: “Ç’me ngisni? Më bini një dinar që ta shoh.”
16 Edhe ata i prunë. Edhe ay u thot’ atyre: “Kujt është këjo shëmbëllesë, edhe këjo përmbishkronjë?”
17 Edhe ata i thanë: “E Qesarit.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Epni Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.” Edhe ata u çuditnë për atë.
18 Pastaj vinë tek ay Sadhdhuqej, të cilëtë thonë se s’ka të ngjallurë.
19 Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë, se ndë i vdektë ndonjërit i vëllaj, edhe të lërë grua, edhe të nos lërë bij, i vëllaj të marrë gruan’ e ati, edhe të ngjalljë farë për të vëllan’ e ti.
20 Ishinë pra shtatë vëllezërë; edhe i pari mori grua, edhe kur vdiq nukë la farë.
21 Edhe i dyti e mori atë, edhe vdiq, po as ay s’la farë, edhe i treti po kështu.
22 Edhe të shtatë e muarnë, edhe nukë lanë farë; së prapmi të gjithëve vdiq edhe gruaja.
23 Mbë të ngjallurit pra, kur të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë gruaja? Sepse të shtatë e patnë atë grua.”
24 Po Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Nukë gënjeneni për këtë, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë.
25 Sepse kur të ngjallenë prej së vdekurish, as martojënë, as martonenë; po janë posi ëngjëjtë që janë ndë qiejet.
26 Edhe për të vdekuritë se ngjallenë, a s’keni kënduarë ndë vivli të Mojsiut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tuke thënë: "Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit”.
27 Perëndia nuk’ është Perëndi të vdekurish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeneni shumë.”
28 Atëhere një nga shkronjësitë, që dëgjoj ata se po haheshinë me fialë, tuke diturë se u përgjeq mirë atyre, u afrua, edhe e pyeti: “Cila porosi ësht’ e para të gjithave?”
29 Edhe Jisuj iu përgjeq, se: “E para e gjithë porosiavet është : “Dëgjo, Israil; Zoti, Perëndia ynë është një Zot;
30 Edhe të duaç Zotinë Perëndinë tënt me gjithë zëmrënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë mëndëjenë tënde, edhe me gjithë fuqinë tënde.” Këjo ësht’ e para porosi.
31 Edhe e dyta po kështu është këjo: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Tiatërë porosi më të madhe nga këto nukë ka.”
32 Edhe shkronjësi i tha: “Mirë, Mësonjës, me të vërtetë the, se një është Perëndia, edhe s’është tiatërë veç ati.
33 Edhe me dashur’ atë me gjithë zemërën’ edhe me gjithë mëndëjen’ edhe me gjithë shpirtin’ edhe me gjithë fuqinë, edhe me dashurë të afërminë posi vetëhenë, është më tepërë se gjithë kurbanetë të gjithëdiegurë, edhe se kurbanetë.”
34 Edhe Jisuj kur pa atë, se u përgjeq me mënt, i tha: “Nukë je lark nga mbëretëria e Perëndisë.” Edhe asndonjë s’kuxonte ta pyesë më.
35 Edhe Jisuj u përgjeq e tha, tuke mësuarë ndë hieroret: “Qysh thonë shkronjësitë, se Krishti ësht’ i biri Dhavidhit?
36 Sepse ay Dhavidhi tha nga an’ e Frymësë Shënjtëruarë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbët të këmbëvet të tua.“
37 Ay Dhavidhi vetë pra i thotë Zot; edhe nga ësht’ i biri ati?” Edhe gjithë gjëndëjesë i kishte ënda të dëgjojë atë.
38 Edhe u thoshte atyre ndë mësim të ti: “Ruhi nga shkronjësitë, që duanë t’ecëjënë me stolia, edhe të përshëndetura ndëpër tregjet,
39 Edhe vënde të para ndëpër sinagogjiat, edhe kryemësallash ndëpër darkat.
40 Ata që hanë shtëpiat’ e gravet va edhe këtë e bëjënë tuke shtyrë shkak se falenë shumë; këta do të marrënë më tepërë mundim.”
41 Edhe Jisuj ndenji kundruell kutisë aspravet, edhe vinte re qysh hithte gjëndëja nga një rame ndë kuti të aspravet; edhe shumë të pasurë hithninë shumë.
42 Edhe erdhi një grua e ve edhe e vobektë, edhe hodhi dy të imëta, domethënë një kodhrant.
43 Edhe Jisuj thirri përanë nxënësit’ e ti, e u tha atyre: Me të vërtetë po u them juve, se kjo grua e ve edhe e vobektë ka hedhur më tepërë se të gjith’ ata që hothnë ndë kuti të aspravet.
44 Sepse të gjithë hothnë prej tepëricësë tyre, po ajo nga të mbeturit’ e saj hodhi gjithë sa pat, gjithë gjën’ e saj.”