Krie e katërmbëdhjetëtë
1 E kur vate ai ndë shtëpi të njëit nga të parët’ e Farisejet të shëtunë, të haij bukë, e ata rrijnë, e vështroijnë atë.
2 E ja një njeri i dhropiqasurë, i vjen përpara atij.
3 E u përgjegj Iisui e tha mbë dhaskalë të nomit edhe mbë farisej, nd’është ndëjierë të shëtunë të shëruajturitë?
4 E ata pushuanë, e zuri, e e shëroi atë, edhe e lëshoi.
5 E u përgjegj mb’ata, e tha: Cilit nga juvet ndë i raftë ndë pus gomari a kau, e nukë do ta nxjerë atë, atë çast ndë ditë të shëtunë?
6 E as ndë këto nukë mundnë t’i përgjegjishnë atij.
7 E u thoshte edhe të së ftuaret ndë gosti paravoli, sepse pa që zgjidhnë vëndet’ e para, e u tha ature:
8 Kur të ftoneç nga njeri mbë dasmë, mos rriç ndë vënd të parë, se mos ndodhetë e ka ftuarë i zoti i shtëpisë ndonjë më të nderçurë nga teje.
9 E si të vijë ai që ka ftuarë tij edhe atë, do të të thotë tij: Lë vënd këtij. E ahiere me turp do të rriç ndë vënd të pastajmë.
10 Po kur të ftoneç, hajde e rri ndë vënd të pastajm, që kur të vijë ai që të ka ftuarë tij, të të thotë tij: Mik, shko më lart. Ahiere do të të jetë tij nder përpara gjithëvet ature që rrinë ndë mësallë.
11 Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë.
12 E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote.
13 Po kur të bëç gosti thirrë të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
14 E do të jeç i lumurë, se nukë kanë të ta kseshpërblejënë tij, e do të të kseshpërblenetë tij kur të ngjallenë të drejtëtë.
15 E si digjoi një nga të ftuaritë ndë gosti këto, i thot’ atij: Lum ai që të hajë bukë ndë mbretëri të Perndisë.
16 Edhe ai i thot’ atij: Një njeri bëri një drekë të madhe e ftoi shumë.
17 E dërgoi kopil’ e tij ndë kohë të drekësë t’u thosh së ftuaret: Ejani se mënjënd të gjitha janë gati.
18 E zunë të gjithë për një fjalë të hiqishnë. I pari i thot’ atij: Bleva një arë, e kam shtrëngim të vete ta shoh atë. Të lutem, të më ndëjeç.
19 E një tjatër i tha: Bleva pesë pëndë qe, e do të vete t’i shoh ata. Të lutem, të më ndëjeç.
20 E një tjatër tha: Mora grua, pra andaj nukë mund të vij.
21 E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
22 E i thotë kopili zotit: E bëra sikundrë më porsite, e tepëron edhe vënd.
23 E i thotë zoti kopilit: Dil mb’udhëra e mbë gardhe, e anangasi të vijënë, që të mblonetë shtëpija ime.
24 Se u thom juvet, që: Ndonjë nga ata njerëzit’ e ftuarë do të mos hajë drekënë time.
25 E vij me të bashkë turm’ e madhe njerëzet, e si u kthie u thot’ ature:
26 Ndë vjen njeri tek unë, e nukë mçon baban’ e tij, edhe mëmënë, edhe gruanë, edhe djelmtë, edhe vëllazëritë, edhe motratë, e akoma edhe Shpirtin’ e tij, nukë mund të jetë mathitiu im.
27 Edhe ai që nukë merr mbë krahë Kruqn’ e tij, e më vjen pas meje, nukë mund të jetë mathitiu im.
28 Sepse cili nga juvet kur do të bëjë një taracë, nukë rri protoparë të silloisjë ksodhinë që duhetë, e ndë ka me se ta sosjë?
29 Se mos si të vërë binanë, e të mos mundjë ta sosjë, nisjënë gjith’ ata që e shohënë të qeshjënë me të.
30 E të thonë: Kij njeri zuri të dërton shtëpi, e nukë mundi ta sos.
31 A cili ësht’ ai mbret, që kur do të bëjë luftë me një tjatër mbret, nukë rri protoparë të silloisetë, nd’është i zoti t’i dalë përpara me dhjetë mijë tjatërit që vjen mbi të me njëzet mijë?
32 E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq.
33 Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im.
34 E mirë është kripa, po ndë qoftë kripa e pabulmime, me se do të kripetë?
35 Nuk’ ësht’ e vëjierë as për dhe as për plehë, po e shtienë atë poshtë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
1 Edhe ay kur erdhi, ndë shtëpit të një njeriu nga të parët’ e Farisenjet për të shëtunë të hajë bukë, ata ishinë tuke vënë re atë.
2 Edhe javoka një njeri i idhropiqasurë tek ishte përpara ati.
3 Edhe Jisuj u përgjeq e u tha nomtarëvet edhe Farisenjet, tuke thënë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë të shëronjë për të shëtunë?” Edhe ata nukë bënë zë.
4 Atëhere ay e kapi edhe e shëroj, edhe e lëshoj.
5 Pastaj u përgjeq e u tha atyre: “Kujt prej jush t’i bierë gomari a kau ndë pus, edhe nukë do t’e nxjerrë sakaqëherash për ditë të shëtunë?”
6 Edhe ata nukë mundinë t’i përgjigjeshinë mbë këto fialë.
7 Edhe u thoshte një paravoli atyreve që ishinë ftuarë (sepse vinte re, qysh sgjidhinë vëndet’ e parë), tuke thën’ atyreve:
8 “Kur të ftoneç nga ndonjë ndë dasmë, mos rri ndë krye të mësallësë, mbase mos është ftuarë prej ati ndonjë tietrë më i nderëshim se ti.
9 Edhe vien ay që ftoj tyj edhe atë, e të thotë: Epi vëndinë këti; edhe atëherë do të zësh me turp të rriç ndë vënt të funçim.
10 Po kur të ftoneç, shko e rri ndë vënt të funçim, që, kur të vinjë ay që të ka ftuarë, të të thotë tyj: Mik, hipë më siprë. Atëherë do të jetë lavdim për tyj përpara atyreve që rrinë ndë mësallë bashkë me tyj.
11 Sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti do të përungjetë, edhe ay që përunq vetëhen’ e ti do të ngrihetë lart.”
12 I thoshte edhe ati që kish ftuarë atë: “Kur të bënjç drekë a darkë, mos thirrë miqt’ e tu, as vëllezërit’ e tu, as njerëzit’ e tu, as fëqinj të pasurë; mbase mos të thërresënë prapë edhe ata, edhe bënetë shpagim mbë tyj.
13 Po kur të bënjç gosti, thirrë të vobeq, ulokë, të çalë, të verburë.
14 Edhe do të jesh i lumurë, sepse ata nukë kanë të ta shpaguanjënë; edhe do të të shpaguhetë ndë ngjallëjet të drejtëvet.”
15 Edhe një nga ata që kishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, kur dëgjoj këto fialë , i tha: “Lum ay që të hajë bukë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
16 Edhe ay i tha ati:
“Një njeri bëri një darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë .
17 Edhe ndë kohët të darkësë dërgoj shërbëtorin’ e ti, t’u thoshte atyreve që ishinë thirrë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati.
18 Po të gjithë zunë me një fialë të hiqeshinë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva një arë, edhe kam nevojë të dal e t’e shoh; të lutem, lërëmë.
19 Edhe një tiatrë tha: Bleva pesë pëndë që, edhe po vete t’i provonj; të lutem, lërëmë.
20 Edhe një tiatrë tha: Mora grua; edhe përandaj nukë munt të vinj.
21 Edhe ay shërbëtori erdhi, edhe i dëfteu të zot këto. Atëhere i zoti shtëpisë u zëmërua, e i thotë shërbëtorit ti: Dil shpejt ndëpër rrugat e ndëpër udhët të qytetit, edhe bierë këtu brënda të vobeqt’ e ulokët’ e të çalët’ e të verburitë.
22 Edhe shërbëtori tha: Zot, u bë sikundrë urdhërove, po është vënt edhe më.
23 Edhe zoti i tha shërbëtorit: Dil ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe ngut të hynjënë, për të mblushurë shtëpia ime.
24 Sepse po u them juve, se asnjë nga ata njerëzitë që qenë thirrë nukë do të ngjëronetë darkënë time.”
25 Edhe shumë gjëndëje shkoninë bashkë me atë; edhe ay u këthye e u tha atyre:
26 “Nd’ arthtë ndonjë tek unë, edhe nukë mërzit tatën’ e t’ëmën’ e gruan’ e djemt’ e vëllezërit’ e motëratë, po edhe jetën’e ti, nukë munt të jetë nxënësi im.
27 Edhe ay që nukë mbar ndë krahë kryqn’ e ti, e s’vien prapa meje, nukë munt të jetë nxënësi im.
28 Sepse cili prej jush do të ndërtonjë një pirk, edhe nukë rri më përpara të llogarisnjë sa ka për të prishurë, ndë pastë atoqë duhenë për të mbaruarë?
29 Mbase si të vërë themelinë, e të mos muntnjë t’e mbaronjë, atëherë gjith’ ata që të vënë re do të zënë të qeshnjënë me atë, tuke thënë, se:
30 Kyj ësht’ ay njeriu që zuri të ndërtonjë, edhe nukë mundi t’e mbaronjë.
31 Apo cili mbëret, tuke vaturë të lëftonjë me një tiatrë mbëret, nukë rri më përpara edhe mendonetë, ndë qoftë i fortë me dhietë mijë t’i dalë përpara ati që vien kundrë ati me njëzet mijë?
32 Se ndë mos, kur ësht’ ay edhe lark, dërgon lajmësi, e kërkon të bënjë paqtim.
33 Kështu pra gjithësecili prej jush që nukë mohon gjithë pasëjen’ e ti, nukë munt të jetë nxënësi im.
34 Krypa ësht’e mirë, po ndë u prishtë krypa, me se do të ndreqetë?
35 Nuk’ është më e vëjyershime as për dhe, as për plehë; po e hedhënë jashtë. Ay që ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.”