Krie e njëmbëdhjetëtë
1 Qe sëmurë një Llazar nga Vithania, nga fshati i Mariësë edhe i Marthësë, motrësë saj.
2 (E Maria ish ajo që leu Zotnë me miro, e i fshiu këmbët’ e tij, me leshërat’ e kreit së saj, e vëllai kësaja qe sëmurë).
3 Dërguanë dha motratë nde ai, t’i thoshnë: Zot, ja ai që do ti, është sëmurë.
4 E si digjoi Iisui, tha: Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëjë, po për lëvdim të Perndisë, që të lëvdonetë i biri i Perndisë me anë t’asaj.
5 E i duaj Iisui Marthënë, edhe motrën’ e saj, edhe Llazarinë.
6 E poqë digjoi dha që është sëmurë, ndënji ahiere mb’atë vënd di dit.
7 E pasandaj u thotë mathitivet: Le të vemi përsëri ndë Iudheë.
8 I thon’ atij mathititë: Dhaskal, ndashti të kërkoijnë ti të të vrisnë çifutë me gurë, e përsëri vete atje?
9 U përgjegj Iisui: Nukë ka dimbëdhjetë sahat dita? Kur ecën njeriu ditënë, nukë skondaps, sepse sheh dritën’ e kësaj diniasë.
10 Ma kur të ecëjë njeri natënë, skondaps, sepse s’ka dritë mbë vetëhe.
11 Këto tha, e pasandaj u thot’ ature: Llazari miku inë fjeti. Po vete ta zgjoj atë nga gjumi.
12 I thanë dha mathitit’ e tij: Dhaskal, ndë flë, do t’i jetë për shëndet.
13 Ma Iisui u tha për vdekëjë të tij, e ature ju duk se u thosh për të fleturit’ e gjumit.
14 Ahiere pa u tha ature Iisui hapëtë: Llazari vdiqi.
15 E kam gëzim për juvet (që të besoni) që unë s’jeshë atje, po hajdeni të vemi tek ai.
16 Thotë dha Thomai që thuhej Dhidhimo shokëvet së tij: Hajdeni të vemi edhe na, të vdesëmë bashkë me atë.
17 E kur erdhi atje Iisui, e gjeti atë që kishnë shkuarë katër dit që qe ndë varr.
18 (E Vithania qe afër nga Ierusalimi ngjera pesëmbëdhjetë stadhe).
19 E shumë nga çifutë vanë te Martha e te Maria që t’i parigorisnë ato për vëllan’ e ture.
20 E Martha poqë digjoi që vjen Iisui, i dolli përpara; e Maria ndënji ndë shtëpi.
21 I thotë dha Martha Iisuit: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im.
22 Po edhe ndashti e di, se sa që t’i kërkoç Perndisë, do të t’i apë tij Perndia.
23 I thot’ asaj Iisui: Do të ngjalletë vëllai it.
24 I thot’ atij Martha: E di që do të ngjalletë, ndë të ngjallturë të ditësë pastajme.
25 I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë.
26 E çdo njeri që rron e beson mua, nukë vdes ndë jetë të pasosurë. Beson ti këtë?
27 I thot’ atij Martha: Vërtet, o Zot, unë besova që ti je Krishti i biri i Perndisë, që ke ardhurë ndë botë.
28 E si tha këto fjalë iku, e thirri fshehura Mariënë motrën’ e saj, e i tha: Është këtu Dhaskali, e të thërret.
29 Ajo poqë digjoi, u ngre me të shpejta e vate tek ai.
30 (Sepse edhe nukë kish hirë Iisui ndë fshat, po ish ndë vënd që e poqi atë Martha).
31 E andaj çifutë që ishnë me të ndë shtëpi e e parigorisnë atë, si panë Mariënë, që u ngre me të shpejta e dolli jashtë, i van’ asaj pas, sepse silloisnë që vete ndë varr të qajë atje.
32 E Mariaja, poqë vate tek qe Iisui e poqë e pa atë, ra përmbis ndër këmbë të tij, e i thosh: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im.
33 E Iisui si pa atë që qan, edhe çifutë që kishn’ ardhurë me të që qaijnë, i sëmboi mbë zëmërë, e drodhi vetëhen’ e tij.
34 E tha: Ku e kini vënë atë? I thon’ atij: Zot, eja e shih.
35 E Iisunë e muarrë lotë.
36 Andaj thoshnë çifutë: Shihni sa e duaj atë.
37 Ma ca të tjerë nga ata thanë: Nukë mund kij, që hapi sit’ e së verbërit, të bën që të mos vdis edhe kij?
38 Ma Iisui përsëri tuke sëmbuarë mbë zëmërë, vjen mbë varr, që qe një spile, e mb’atë qe vënë një gur sipër.
39 E thotë Iisui: Ngrini gurë. I thot’ atij e motr’ e së vdekurit Martha: Zot, qelbetë ndashti, se është katër diç.
40 I thot’ asaj Iisui: Nukë të thaçë tij, që ndë besofç do të shohç lëvdimn’ e Perndisë?
41 Ngrijtinë dha gurë tek dergjej i vdekuri, e Iisui ngrijti sitë lart, e tha: Baba, t’efharistis tij, sepse më digjove.
42 Po un’ e dijë që kurdo më digjon mua, ma e thaçë për turmë që gjëndetë këtu rrotullë, që të besojënë se ti më ke dërguarë.
43 E si tha këto, thirri me zë të madh: Llazar, dil jashtë.
44 E dolli i vdekuri lidhurë këmbëtë edhe duartë me fashqe. Edhe faqe tij qe pështjellë me destemel. U thot’ ature Iisui: Zgjidhnie atë, e lirie të vejë.
45 Andaj shumë nga çifutë që patnë ardhurë te Maria e pan’ atë që bëri Iisui, besuanë nde ai.
46 Ma ca nga ata vanë ndë Farisej, e u rrëfien’ ature ato që bëri Iisui.
47 U mbëjuadhë dha për këtë punë të parët’ e priftëret edhe Farisejtë, e thoshnë: Ç’të bëjëmë? Sepse kij njeri bën shumë nishane e thavmëra.
48 Ndë e lafçim atë kështu, do të besojënë gjithë nde ai e do të vijënë Romanëtë të na shkuljënë edhe vëndnë, edhe filinë tënë.
49 Ma një nga ata që quhej Kajafë, që ish i pari i priftëret i atij motit, u thot’ ature: Ju nukë diji fare gjë.
50 As silloisni, që ësht’e mbarë për nevet të vdesë një njeri për gjithë llaonë, e të mos humbasë gjithë filia.
51 E këtë nuk’ e tha nga vetëheja e tij, po sepse qe i pari i priftëret i atij motit profitepsi, që duhej të vdis Krishti për fili.
52 E jo për fili vetëmë, po edhe për të përmbëjedhurë gjithë bashkë djelmt’ e Perndisë që qenë përhapurë.
53 E që nga ajo ditë bënë mushavere që ta vrisnë atë.
54 Iisui adha nuk’ ecën më faqeza ndëpër çifut, po iku e vate ndë një vënd afër erimisë, ndë qutet që quhej Efraim; e atje rrij bashkë me mathitit’ e tij.
55 E ish afër pashka e çifutet’ e hipnë shumë nga ai vënd ndë Ierusalim përpara pashkësë, për të pastruarë vetëhen’ e ture.
56 E e kërkoijnë Iisunë, e thoshnë njeri me jatërinë tek rrijnë ndë Iero: Qish u duketë juvet, që të mos vijë vallë ndë të krëmpte?
57 E të parët’ e priftëret edhe Farisejtë panë dhënë porsi, se kush ta dijë se ku ësht’ ai, t’u rrëfejë, që ta zën’ atë.
1 Edhe ishte një njeri sëmurë, Llazari nga Vithania, nga fshati i Marisë edhe i Marthësë, së motërës’ asaj.
2 (Edhe Maria ishte ajo që leu Zotinë me vaj ere, edhe fshiu këmbët’ e ati me flokët’ e asaj, të cilës’ i vëllaj, Llazari, ishte sëmurë.)
3 Të motëratë pra dërguanë tek ay, tuke thënë: “Zot, na ay që do ti tek është sëmurë.”
4 Edhe Jisuj kur dëgjoj tha: “Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëje, po për lavdin’ e Perëndisë, që të lavduronet i Bir’ i Perëndisë me anë të asaj.”
5 Edhe Jisuj donte Marthën’ edhe të motërën’ e asaj, edhe Llazarinë.
6 Kur dëgjoj pra se është sëmurë, atëhere mbeti dy dit mb’ atë vënt ku ishte.
7 Pastaj pas kësaj u thotë nxënëset: “Le të vemi prapë ndë Judhe.”
8 Nxënësit’ i thonë: “Ravvi, ndashti Judhenjtë kërkoninë të të vrisinë me gurë, edhe përsëri vete atie?
9 Jisuj u përgjeq: “A s’ka dy-mbë-dhietë orë dita? Nd’ ecëtë ndonjë ditënë, nukë pengonetë, sepse sheh dritën’ e kësaj bote.
10 Po nd’ ecëtë ndonjë natënë, pengonetë, sepse s’ka dritë nd’ atë.”
11 Këto tha, edhe pastaj u thot atyre: “Llazari miku ynë fjeti; po vete që ta sqonj.”
12 Nxënësit’ e ati i thanë pra: “Zot, ndë fjeti, do të shpëtonjë.”
13 Po Jisuj kishte thënë për vdekëjen’ e ati; po ata kujtuanë se thotë për të fjeturit’ e gjumit.
14 Atëhere pra Jisuj u tha atyre ndër sy: “Llazari vdiq.
15 Edhe gëzonem për ju, që të besoni, sepse nukë qesh’ atie; po le të vemi tek ay.”
16 Thomaj pra, që thuhej binjak, u tha nxënëset shokëvet ti: “Le të vemi edhe neve, që të vdesëmë bashkë me atë.”
17 Kur erdhi pra Jisuj, e gjeti se kishte ndashti katrë dit ndë varr.
18 Edhe Vithania ishte afër Jerusalimit, sinja pesë-mbë-dhietë stadhe.
19 Edhe shumë vetë prej Judhenjet kishin’ ardhurë te Martha e te Maria, që t’i rëkoninë për të vëllan’ e atyreve.
20 Martha pra kur dëgjoj se po vien Jisuj, i dolli përpara; edhe Maria rrinte ndë shtëpi.
21 Martha pra i tha Jisujt: “Zot, t’ishnje këtu, im vëlla nukë do të vdiste.
22 Po edhe ndashti e di, se sa t’i lypënjsh Perëndisë, do të t’i apë Perëndia.”
23 Jisuj i thot’ asaj: “Yt vëlla do të ngjalletë.”
24 Martha i thotë: “E di se do të ngjalletë ndë të ngjallurit të ditësë pastajme.”
25 Jisuj i tha: “Unë jam të ngjalluritë edhe jeta; ay që më beson, edhe ndë vdektë, do të rronjë.
26 Edhe kushdo që rron edhe më beson, nukë do të vdesë për gjithë jetënë.
27 A e beson këtë?” I thotë: “Po, Zot, unë kam besuarë, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë, që ke ardhurë ndë botët.”
28 Edhe ajo si tha këto, vate e thërriti fshehura Marinë, të motërën’ e saj, e i tha: “Mësonjësi është këtu, edhe po të thërret.”
29 Ajo kur dëgjoj, ngrihetë shpejt, e vien tek ay.
30 (Jisuj edhe s’kishte ardhurë ndë fshat, po ishte nd’ atë vënt që i dolli përpara Martha.)
31 Judhenjtë pra që ishinë bashkë me atë ndë shtëpit tuke rëkuar atë, kur panë Marinë se u ngrit shpejt e dolli, i vanë prapa asaj, tuke thënë, se po vete ndë varr për të qjar’ atie.
32 Maria pra si erdhi atie ku ishte Jisuj, edhe pa atë, i ra ndër këmbë, tuke thën’ ati: “Zot, nd’ ishnje këtu, vëllaj nukë do të më vdiste.”
33 Jisuj pra kur pa atë tuke qjarë, edhe ata Judhenjtë që kishin’ ardhurë bashkë me atë tuke qjarë, sëmboj ndë shpirt të ti, edhe u droth,
34 E tha: ”Ku e keni vënë?” I thonë: “Zot, eja e shih.”
35 Jisuj derdhi lot.
36 Judhenjtë pra thoshinë: “Shih sa e donte.”
37 Po ca prej atyre thanë: “Nukë munte kyj që hapi syt’ e të verbërit, të bënte që të mos vdiste edhe kyj?”
38 Jisuj pra përsëri tuke sëmbuarë ndër vetëhe vien ndë varrt. Edhe ishte një spille, edhe mbi atë ishe vënë një gur.
39 Jisuj thotë: “Ngrini gurinë.” Martha, e motëra e të vdekurit, i thotë: “Zot, qelbetë ndashti; sepse është katrë diç.”
40 Jisuj i thot’ asaj: “Nukë të thashë, se ndë besofsh, do të shohç lavdin’ e Perëndisë?”
41 Ngritnë pra gurinë (atie ku ishte vënë i vdekuri). Edhe Jisuj ngriti sytë përpietë, e tha: “Atë, të falem ndersë, se më dëgjove.
42 Edhe un’ e dinjam se përherë më dëgjon; po këtë e thashë për këtë llauzinë që rri këtu rreth, që të besonjënë, se ti më dërgove.”
43 — Edhe si tha këto, bërtiti me zë të math: “Llazar, dil jashtë.”
44 Edhe i vdekuri dolli, lidhurë këmbët’ e duartë me rrypa pëlhure; edhe faqeja e ati pështjellë me rizë. Jisuj u thot’ atyre: “Sgjidheni, edhe lëreni të vejë.”
45 Shumë vetë pra prej Judhenjvet, që kishin’ ardhurë te Maria, edhe panë sa bëri (Jisuj), i besuanë.
46 Po ca prej atyre vanë te Farisenjtë, edhe u thanë sa bëri Jisuj.
47 Kryepriftëritë pra edhe Farisenjtë mbëlothnë bashkëndënëje, edhe thoshinë: “Ç’të bëjmë? Se kyj njeri po bën shumë çudira.
48 Ndë e lënçim’ atë kështu, të gjithë do t’i besonjënë; edhe do të vinë Romanëtë, e do të prishnjënë edhe vëndinë tënë edhe kombinë.
49 Edhe një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprift i ati viti, u tha atyre: “Ju nukë dini asgjë,
50 As nukë mendoneni, se është mirë për ne të vdesë një njeri për llauzinë, edhe të mos humbasë gjithë kombi.”
51 — Edhe këtë nuk’ e tha prej vetëhesë ti, po tuke qënë kryeprift i ati viti, profitepsi se Jisuj kishte për të vdekurë për kombinë;
52 Edhe jo për kombinë vetëmë, po edhe që të mbëledhë mbë një edhe të bijt’ e Perëndisë që ishinë përndarë.
53 Që mb’ atë ditë pra bënë këshillë që ta vrasënë.
54 Përandaj Jisuj nuk’ ecënte më faqeza ndëpër Judhenjtë, po shkoj ateje mbë një vënt afërë shkretëtirësë, ndë një qytet që thuhet’ Efraim, edhe atie shkonte kohënë bashkë me nxënësit’ e ti.
55 Edhe ishte afër pashka e Judhenjet; edhe shumë vetë prej ati vëndi hipnë ndë Jerusalim përpara pashkësë, që të qëroninë vetëhen’ e tyre.
56 Kërkoninë pra Jisunë, edhe i thoshinë njëri tiatrit tuke ndenjurë ndë hieroret: “Ç’u duketë juve? Se nukë do të vinjë për të kremtenë?”
57 Edhe kryepriftërit’ e Farisenjtë kishinë porositurë, nd’ e marrtë vesh ndonjë se ku është, t’apë zë, që ta zënë.