Krie e katërtë
1 Ju zotërinjtë, të ipni hakënë kopijet, e të drejtënë, e ta diji që kini edhe juvet zot ndër Qiell.
2 Qëndroni mbë të falë e rriji mbë të cgjuarë mbë të, tuke efharistisurë.
3 Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë.
4 Që të çfaq un’ atë sikundrë ka hie mbë mua të flas për të.
5 Ecëni me sofi ndë të përjashtësmitë, tuke kseshpërblierë kohënë.
6 Fjala juaj le të jetë kurdo me hir, bulmuarë me kripë, kaqë të diji juvet qish të përgjegji sicilitdo.
7 Për punë të mia do t’u dëftojë juvet Tihikoi, vëllai i dashurë, e shërbëtori i besuarë, e ropi bashkë me mua mbë Zonë.
8 Atë e dërgova mbë juvet për këtë punë, që të shohë punëratë tuaj e të parigorisjë zëmëratë tuaj.
9 Bashkë me Onisimonë të besuarinë e të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftojënë ato që bënenë këtu.
10 U faletë me shëndet Aristarhoi, që është bashkë me mua ndë hekura, edhe Markua, i nipi i Varnavësë, që për atë kini marrë porsi, që nd’artë ndër juvet ta dheksni.
11 Edhe Iisui që thuhetë Iusto, ata janë nga nëmuri i së prerëvet. Këta vetëmë janë punëtorë me mua bashkë ndë mbretëri të Perndisë. Ata m’u bënë mua parigori.
12 U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
13 Sepse i bëj atij martiri, që ka zili të madhe për juvet, edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe ndë Ierapol.
14 U faletë juvet me shëndet Llukai, jatroi i dashuri, edhe Dhimai.
15 Të fali me shëndet vëllazëret që janë ndë Llaodhiqi, e Nimfait, edhe qishësë që është ndë shtëpi të tij.
16 E kur të këndonetë ndë mes tuaj këjo kartë, bëni që të këndo(ne)të edhe ndë qishë të Llaodhiqisë, e juvet këndoni atë të Llaodhiqisë.
17 E thoi Arhipoit, vështro shërbesënë që ke marrë mbë Zonë, që ta bëç të plotë.
18 Të falëtë (është) nga dora ime e Pavllosë. Kujtoni zinçiret’ e mia. Dhurëtia me juvet. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Kollosait u shkrua nga Romi me anë të Tihikoit e Onisimoit.
1 Ju zotërinjtë, u epni shërbëtorëvet tuaj pagën’ edhe të drejtënë, tuke diturë se edhe ju keni Zot mbë qiejet.
2 Qëndroni mbë të falurit, edhe rrini squarë nd’ atë me të falurë ndersë;
3 Tuke falurë përherë edhe për ne, që të na hapë derën’ e fialësë Perëndia, që të flasëmë fshehësirën’ e Krishtit, për të cilënë unë jam lidhurë;
4 Që ta çfaq atë, sikundrë duhetë të flas.
5 Ecëni me urtësi mbë të jashtëmit, tuke shpërblerë kohënë.
6 Fiala juaj le të jetë përherë me hirë, ndrequrë me krypë, që të dini qysh gjan t’i përgjigjeni gjithësecilit.
7 Gjithë punërat’ e mia do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe punëtori besëtar, edhe shërbëtori bashkë me mua mbë Zotinë;
8 Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të marrë vesh punëratë tuaja, edhe të ngushullojnjë zemëratë tuaja.
9 Bashkë me Onosiminë, besëtarin’ edhe të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftenjënë juve për gjithë punërat që bënenë këtu.
10 U faletë juve me shëndet Aristarku robi bashkë me mua, edhe Marku, i nipi Varnavësë (që muartë porosi për atë; ndë arthtë te ju, pritni atë).
11 Edhe Jisuj që thuhetë Just, të cilëtë janë nga rrethpresëja; këta vetëmë janë punëtorë bashkë me mua ndë mbëretërit të Perëndisë, të cilëtë m’u bënë ngushullim.
12 U faletë juve me shëndet Epafraj që është prej jush, shërbëtori i Krishtit, i cili mundonetë gjithënjë për ju ndë të falurat, që të qëndroni të kulluarr’ edhe të mbushurë mbë çdo dashurim të Perëndisë.
13 Sepse unë martiris për atë, se i përvëlonetë zemëra shumë për ju, edhe për ata që janë ndë Laodhiqi, edhe për ata që janë ndë Hierapolë.
14 U faletë juve me shëndet Luka, miekësi i dashuri, edhe Dhimaj.
15 U falni më shëndet vëllezëret që janë ndë Llaodhiqi, edhe Nymfajt edhe qishësë që është ndë shtëpit t’ati.
16 Edhe si të këndonetë karta ndër ju, bëni që të këndonet’ edhe ndë qishë të Llaodhiqiasvet; që të këndoni edhe ju kartënë nga Llaodhiqia.
17 Edhe i thoni Arqippit: Ki kujdes për shërbesënë që more mhë Zotinë, që ta mbushç atë.
18 Të faluritë me shendet u shkrua me dorënë time, të Pavlit. Kujtoni të lidhurat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.