1 Unë plaku, mbë të dashurinë Gaio, që dua unë mbë të vërtetë.
2 I dashurë, mbi gjithë lutem që të venë mirë punët’ e tua, e të keç shëndetnë, sikundr’ është mirë Shpirtit sit.
3 U gëzuaçë shumë kur erdhë vëllazëritë, e rrëfienë për të drejtë tënde, sikundrë ecën ti ndë të drejtë.
4 Më të madh gëzim se këtë nukë kam, që të digjoj djelmt’ e mi që ecëjnë ndë të vërtetë.
5 I dashurë, ti bën si njeri i besësë, mb’atë që bën mbë vëllazër edhe mbë të huaj.
6 Ata martirisnë ndë dashuri tënde përpara qishësë. Do të bëç mirë kur t’i përcjellç ata si do Perndia.
7 Sepse mbë ëmër t’atij duallë pa marrë gjë nga Ethnikotë.
8 Nevet adha duhetë të dheksëjmë këta, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetë.
9 Paçë shkruarë ndë qishë, po ai që hiqetë i parë mb’ata, Dhiotrofi, nukë do të dijë nga nesh.
10 Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha.
11 I dashurë, mos ecë pas së keqesë, po pas së mirësë. Ai që bën të mirë është nga Perndia, ma ai që bën të keq nuk’ e ka parë Perndinë.
12 Mbë Dhimitrionë është dhënë martiri nga të gjithë, edhe nga vet’ e vërteta. Edhe na martirisjëmë, e e diji martirinë tënë që ësht’ e vërtetë.
13 Shumë punëra keshë për të shkruarë, po nukë dua të t’i shkruaj ti me mellan e me kalem.
14 Po shpërej të të shoh ti me të shpejtë, e do të kuvëndojmë gojë me gojë.
15 Paq mbë tij. Të falenë me shëndet miqtë. Faliu me shëndet miqet ëmër pr’ëmër.
1 Unë plaku mbë Gajonë të dashurinë, të cilin’ un’ e dua me të vërtetë.
2 I dashurë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikundrë vete mbarë shpirti yt.
3 Sepse u gëzuashë shumë, se vinjënë vëllezër edhe martirisnjënë për të vërtetënë tënde, sikundrë ti ecën ndë të vërtetët.
4 Nukë kam gëzim me të math se këtë, të dëgjonj se diemt’ e mi ecënjënë ndë të vërtetët.
5 I dashurë, punë besëtari bën, ç’t’u bënjç vëllezëret e të huajvet,
6 Të cilëtë martirisnjënë për dashurinë tënde përpara qishësë; ndë i përciellç ata sikundrë të vëjen te Perëndia, do të bënjç mirë.
7 Sepse duallnë për emërin’ e ati, pa marrë gjë nga kombetë.
8 Neve pra kemi detyrë të presëmë të tillë njerës, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetët.
9 I shkrova qishësë; po Dhiotrefi ay që do parësi ndër ata nukë na pret.
10 Përandaj ndë arthça, do t’i kujtonj punërat’ e ati që bën, tuke na përqeshurë me fialë të liga; edhe tuke mos i qënë mjaft këto, as ay vetë nukë pret vëllezëritë, po edhe ata që duanë t’i presënë i ndalon, edhe i nxier jashtë qishësë.
11 I dashurë, mos shko prapa së ligësë, po së mirësë. Ay që bën mirë, është nga Perëndia; po ay që bën keq, nuk’ e ka parë Perëndinë.
12 Për Dhimitrin epetë martiri e mirë nga të gjithë, edhe nga ajo e vërteta; edhe neve martirisëmë, edhe e dini se martiria jonë ësht’ e vërtetë.
13 Kishnjam për të shkruarë shumë, po nukë dua të të shkruanj me mellan e me pëndë;
14 Po shprenj të të shoh për së shpejti, edhe do të flasëmë gojë me gojë.
15 Paqtimi qoftë mbë tyj. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emër për emër.