Krie e tretë
1 Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë.
2 Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.
3 E cilido që ka këtë shpëresë mbë të, shënjtëron vetëhen’ e tij, sikundr’ është ai Shënjt.
4 Cilido që bën fajnë, bën edhe anominë. E faji është paranomia.
5 E e diji që ai është çfaqurë, për të ngrijturë fajetë tona, e mb’atë faj nuk’ është.
6 Cilido që qëndron mbë të, nukë fëjen. Cilido që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as e ka njohurë atë.
7 Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë.
8 Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit.
9 Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia.
10 Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.
11 Sepse këjo është porsia që digjuatë që herën’ e parë, që të duamë njeri-jatërinë.
12 Jo si Kaini që qe nga i ligu, e vrau të vëllan’ e tij. E përse e vrau atë? Sepse punërat’ e tij qenë të liga, e ato të vëllait së tij të drejta.
13 Mos çuditi, vëllazërit’ e mi, nd’është që u urren juvet bota.
14 Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort.
15 Cilido që nukë ka dashuri mbë vëllan’ e tij, është vreësh i vëllait së tij. E cilido vreësh i vëllait nukë ka të ndënjurë mbë të jetën’ e pasosurë.
16 Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër.
17 Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë?
18 Djelmt’ e mi, le të mos duamë me fjalë (vetëmë) e me gjuhë, po me punë e me të vërtetë.
19 E nga këjo e njohëmë që jemi prej së vërtetësë, e do të sigurepsjëmë zëmëratë tona përpara atij.
20 Sepse ndë na dëmëton nevet zëmëra jonë, Perndia është m’e madhe se zëmëra jonë, e i njeh të gjitha pu(në)ratë.
21 Të dashurë, ndë mos na dëmëton (qërton) nevet zëmëra jonë, kemi tharos përpara Perndisë.
22 E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij.
23 E këjo është porsia e tij, që të besojmë nd’ëmër të birit së tij Iisu Hristoit, e të duamë njeri-jatërinë, sikundrë na pat dhënë nevet porsi.
24 E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet.
1 Shihni çfarë dashurie na ka dhënë Ati, që të qjuhemi diemt’ e Perëndisë; përandaj bota nukë na njeh, sepse nuk’ e njohu atë.
2 Të dashurë, tashi jemi diemt’ e Perëndisë; po edhe nuk’ është shpërfaqurë se ç’do të jemi; po e dimë, se, kur të shpërfaqetë, do të jemi posi ay; sepse do ta shohëm’ atë sikundrë është.
3 Edhe kushdo që ka këtë shpëresë mb’ atë, pastron vetëhen’ e ti, sikundrë ay ësht’ i pastrë.
4 Kushdo që bën fajinë, bën edhe panominë; sepse faji është panomia.
5 Edhe e dini, se ay u shpërfaq, që të ngrerë fajetë tona; edhe faj nukë është tek ay.
6 Kushdo që mbet mb’atë, nukë fëjen; kushdo që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as nuk’ e ka njohur’ atë.
7 Diemthit’ e mi , asndonjë le të mos u kobonjë juve; ay që bën drejtërinë, ësht’ i drejtë, sikundrë ay ësht’ i drejtë.
8 Ay që bën fajinë, është nga dialli; sepse dialli që përpara herësë fëjen. Përandaj u shpërfaq i Bir’ i Perëndisë, që të prishnjë punërat’ e diallit.
9 Ay që ka lindurë prej Perëndisë, nukë bën faj, sepse fara e ati mbet mb’ atë; edhe s’munt të fëjenjë, sepse ka lindurë prej Perëndisë.
10 Me këtë shquhenë diemt’ e Perëndisë, edhe diemt’ e diallit. Kushdo që nukë bën drejtëri, nuk’ është nga Perëndia, edhe ay që nukë do të vëllanë.
11 Sepse këjo është porosia që dëgjuatë që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë;
12 Jo sikundrë Kaini ishte prej të ligut, edhe theri të vëllanë. Edhe përse e theri atë? Sepse punërat’ e ati ishinë të liga, e ato të vëllat ishinë të drejta.
13 Mos çuditi, vëllezërit’ e mi, ndë u ka mëri juve bota.
14 Neve e dimë, se kemi sbriturë nga vdekëja ndë jetët, sepse duamë vëllezëritë; ay që nukë do vëllanë, mbet ndë vdekëjet.
15 Kushdo që i ka mëri të vëllat, është njeri-vrasës; edhe e dini se çdo njeri-vrasës s’ka jetë të pasosurë që nbet mbë vetëhet të ti.
16 Nga këjo njohëmë dashurin’ e Krishtit, se ay vuri jetën’ e ti për ne; edhe neve kemi detyrë të vëmë jetënë tonë për vëllezërit.
17 Po ay që të ketë të mirat’ e botësë, edhe të shohë të vëllanë që ka nevojë, edhe të mbyllnjë zemërën’ e ti nga të dhëmburitë, qysh mbet dashuria e Perëndisë tek ay?
18 Diemthit’ e mi, mos të duamë me fialë, as me gjjuhë, po me punë e me të vërtetë.
19 Edhe nga këjo njohëmë se jemi prej së vërtetësë, edhe do të sigurojmë zemratë tona përpara ati;
20 Sepse ndë na gjukoftë për të keq zemëra jonë, po Perëndia është më i math se zemëra jonë, edhe njeh të gjitha.
21 Të dashurë, ndë mos na gjukoftë për të keq zemëra jonë, kemi kuxim te Perëndia;
22 Edhe atë që të lypëjmë, e marrëmë nga ay; sepse ruajmë porosit’ e ati, edhe bëjmë të pëlqyeratë përpara ati.
23 Edhe këjo është porosia e ati, që të besojmë mb’emër të Birit ati Jisu Krishtit, edhe të duamë njëri tiatrinë, sikundrë na la porosi.
24 Edhe ay që ruan porosit’ e ati, mbet mb’ atë, edhe ay mbë këtë, edhe nga këjo e njohëmë se mbet ndër ne, nga Fryma që na dha.