Krie e gjashtëtë
1 E paçë kur hapi qengji një nga të shtatë vulatë, e digjova një nga të katër kafshëtë që thosh me zë si të gjëmimit: Eja e shih.
2 E vura re e ja një kalë i bardhë; e ai që kish hipurë mbë të, mban një hark; e ju dha atij një kurorë, e dolli mundësh, për të mundurë.
3 E kur hapi vulën’ e ditë, digjova kafshn’ e ditë që thosh: Eja e shih.
4 E dolli tjetër kalë i kuq; e atij që qe hipurë mbë të, ju dha të ngrij paqnë nga dheu, për të therturë njeri-jatërinë, e ju dha atij një thikë e madhe.
5 E kur hapi vulën’ e tretë, digjova kafshën’ e tretë që thosh: Eja e shih. E vështrova, e ja një kalë i zi, e ai që qe hipurë mbë të, kish një zigare mbë dorë të tij.
6 E dëgjova një zë ndë mes të katër kafshëvet që thosh: Shiniku i grurit një dhinar, e tre shinikë elbit një dhinar; e vajtë edhe verënë mos i dëmëto.
7 E kur hapi vulën’ e katërtë, digjova zën’ e kafshësë katërtë, që thosh: Eja e shih.
8 E vështrova, e ja një kalë i gjelbërë, e ai që qe hipurë mbë të kish ëmërinë Mort; e vij pas si pisa; e u dha mb’ata urdhër mbi të katërtën’ e dheut të vrisnë me anë të kordhësë, e me anë të usë, e me anë të vdekëjësë, e të bishëvet së dheu(t).
9 E kur hapi vulën’ e pesëtë, paçë përposh thisiastirit shpirtëret’ e ature që janë therturë për fjalë të Perndisë, e për martiri që patnë.
10 E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Ngjera kur, o Zoti Shënjt e i vërteti, nukë gjukon e nukë merr hakë për gjak tënë nga ata që rrinë mbi dhe?
11 E u dhanë rroba të bardha mbë cilëdo asuresh, e u tha ature që të prëhenë edhe pakëzë kohë, ngjera sa të mbushetë nemuri i shokëvet së ture, edhe vëllazëret së ture, që duanë të vritenë si edhe ata.
12 E paçë kur hapi vulën’ e gjashtëtë, e ja, e u bë tërmet i madh, e dielli u errëcua posi thes prej qimevet, edhe hënëza u bë posi gjak.
13 E ullt’ e qiellit ranë mbë dhe, sikundrë hedh fiku i egrë fiqtë kur shkundenë ngaha er’ e keqe.
14 E Qielli u përmbëjuadh posi karta që përmbëjidhetë e mbilletë, e çdo mal, e çdo nisi luajtinë nga vëndet’ e ture.
15 E mbretëret’ e dheut, e të mëdhenjtë e të pasuritë, e hiliarhëtë, e të fortëtë, e çdo kopil, e çdo zot, fshehnë vetëhen’ e ture ndëpër shpella e ndëpër vëra të malevet.
16 E thonë malevet e shpellavet: Biri mbi nevet, e fshihnani nevet nga faqea e atij që rri mbë fron edhe nga urgjia e qengjit.
17 Sepse erdhi dita e madhe e urgjisë ti. E kush mund të rrijë kondrë?
Vulat
1 Pastaj pashë Qengjin që theu një nga shtatë vulat dhe dëgjova një nga katër gjallesat që më tha me një zë që gjëmonte: «Eja !». 2 Pashë një kalë të bardhë dhe kalorësin që mbante një hark. Atij iu dha një kurorë. Ai u nis si fitimtar dhe për të fituar.
3 Kur Qengji theu vulën e dytë, dëgjova zërin e gjallesës së dytë që më tha: «Eja!». 4 Pastaj doli një kalë tjetër, një kalë i kuq, dhe kalorësit iu dha pushteti të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin. Atij iu dha një shpatë e madhe.
5 Kur theu vulën e tretë, dëgjova zërin e gjallesës së tretë që më tha: «Eja!». Pashë një kalë të zi dhe kalorësin që mbante një peshore në dorë. 6 Dëgjova edhe një si zë që dilte nga mesi i katër gjallesave që tha: «Një kilogram grurë për një denar dhe tre kilogramë elb për një denar. Vajin e verën mos i prek!».
7 Kur theu vulën e katërt, dëgjova zërin e gjallesës së katërt që më tha: «Eja!». 8 Pashë një kalë të zbehtë dhe kalorësin që e kishte emrin Vdekja. Pas tij vinte skëterra. Atyre u ishte dhënë pushteti për të vrarë një të katërtën e tokës me shpatë, me zi buke, me epidemi dhe me bishat e tokës.
9 Kur theu vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin vrarë për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë që kishin dhënë. 10 Ata thirrën me zë të lartë: «Deri kur, o Sundues i shenjtë dhe i vërtetë, do të presësh për të gjykuar e për të marrë shpagim për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi tokë?».
11 Secilit prej tyre iu dha nga një rrobë e bardhë dhe iu tha të presin edhe pak kohë, derisa të plotësohej numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve që do të vriteshin si ata.
12 Kur pashë Qengjin të thyejë vulën e gjashtë, ra një tërmet i madh. Dielli u errësua si rrobë vajtimi dhe hëna u bë e tëra si gjak. 13 Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si bien kokrrat e papjekura nga fiku kur e tund era e fortë. 14 Qielli u zhduk si një pergamenë që mblidhet, ndërsa malet dhe ishujt lëvizën nga vendi.
15 Mbretërit e tokës, të mëdhenjtë, kryemijësit, të pasurit, të fortët, të gjithë, skllevër e të lirë, u fshehën nëpër shpella e nëpër shkëmbinjtë e maleve 16 dhe u thoshin maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne e na fshihni nga sytë e atij që rri ulur në fron dhe nga zemërimi i Qengjit, 17 sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre; e kush mund t'i bëjë ballë asaj?».