Krie e ditë
1 E pastaje pas katërmbëdhjetë vjet, vajta përsëri nd’Ierusalim me Varnavënë, si mora me vetëhë edhe Titonë.
2 E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë.
3 Ma as Titua që qe me mua, ndonëse qe Elin, nuk’ u shtrëngua të peritemnej.
4 Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet.
5 Mb’ata nuk’ u bindm as një sahat ndë të gjegjurë që të mbetetë kurdo e vërteta e Ungjillit mbë juvet.
6 Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea.
7 Po kundrë kësaj, si panë se mua më pat qënë dhënë Ungjilli për të papreritë, si Petrosë për të preritë.
8 (Sespe ai që i dha Petrosë fuqi nd’Apostollato të së prerëvet, ai dha edhe mua ndë të papreritë).
9 E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.
10 Përveçe të kujtojmë të varfëritë, këtë punë paçë spudhi të bëjë.
11 E kur erdhi Petrua nd’Antiohi, qërtova me të faqe për faqe, sepse i duhej të qërtuaritë.
12 Sepse pa dhe ardhurë dica nga Iakovoi, ai haj me Ethniko, ma poqë erdhë ata përmbëjidhej e shquan vetëhenë, sepse trëmbej nga të preritë.
13 E bashkë me të hiqishnë edhe Çifut’ e tjerë, kaqë sa edhe Varnava u hoq nd’ipokrisi të ture.
14 Ma kur paçë unë që nuk’ ecëijnë dreq ndë të vërtetë të Ungjillit, i thaçë Petrosë, përpara gjithëvet: nd’është që ti ndonëse je Çifut, rron si Ethniko e jo Çifutërisht, pse anangas filit’ e tjera të rrojënë si Çifut?
15 Nevet jemi të fism Çifut, e jo fajëtorë nga filit’ e tjera.
16 E si e dimë që nukë bënetë njeriu i drejtë nga punët’ e nomit, po me anë të besësë Iisu Hristoit, besojmë edhe nevet mbë Iisu Hristonë, që të bënemi të drejtë për besë të Krishtit, e jo për punët’ e nomit, sepse ndonjë njeri do të mos bënetë i drejtë për punët’ e nomit.
17 E nd’është që tek kërkojëm nevet të bënishëm të drejtë, u gjetm edhe navet fajëtorë, mos është Krishti shërbëtor i fajit? Jo, kurrë.
18 Sepse nd’është që ato që prisha, i dërtoj përsëri, bëj paranom vetëhenë time.
19 Sepse unë me anë të njëit nomit, vdiqa ndë nom, që të rroj mbë Perndinë.
20 Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
21 Nuk’ e hedh poshtë dhurëtin’ e Perndisë, sepse nd’është të drejtëtë nga nomi, mbë të mbrazëtë adha vdiqi Krishti.
Pranimi i Palit
1 Pas katërmbëdhjetë vjetësh shkova sërish në Jerusalem me Barnabën e mora me vete edhe Titin. 2 Shkova se kështu më tha Perëndia në një zbulesë dhe u shtjellova ungjillin që predikoj ndër kombet, veçanërisht njerëzve më të shquar, që të mos shkonte kot mundi që kam bërë e po bëj për ju .
3 Edhe Titi, që ishte me mua, megjithëse helen, nuk u detyrua të rrethpritej, 4 pavarësisht vëllezërve të rremë e tinëzarë që kishin hyrë vjedhurazi për të përgjuar lirinë, që kemi përmes Krishtit Jezu, e për të na robëruar. 5 Ne nuk iu nënshtruam këtyre as për një çast, me qëllim që e vërteta e ungjillit të mbetej me ju.
6 Ata që e mbanin veten si më të rëndësishëm, e unë nuk dua t'ia di çfarë ishin, se Perëndia nuk gjykon sipas pamjes së jashtme, nuk i shtuan asgjë predikimit tim. 7 Përkundrazi, ata e kishin parë se ungjilli për të parrethprerët m'u besua mua, sikurse Pjetrit iu besua ungjilli për të rrethprerët. 8 Ai që e bëri Pjetrin apostull për të rrethprerët, më bëri edhe mua apostull për kombet.
9 Jakobi, Pjetri e Gjoni, që njiheshin si shtylla të besimit, duke e njohur hirin që më ishte dhënë, na shtrënguan dorën në shenjë miqësie mua dhe Barnabës, që ne të shkonim ndër kombet e ata ndër të rrethprerët. 10 Veçse na kërkuan të kujtoheshim për të varfrit e tyre, gjë që e kam bërë me këmbëngulje.
Pali qorton Pjetrin
11 Por, kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova më sy, sepse ishte për t'u qortuar. 12 Para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, Pjetri hante bashkë me besimtarë nga kombet, ndërsa, kur erdhën ata, u tërhoq e u nda veçmas prej frikës nga besimtarët e rrethprerë. 13 Edhe judenjtë e tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u gënjye nga hipokrizia e tyre. 14 Kur pashë se ata nuk jetonin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit para të gjithëve: «Nëse ti, që je jude, sillesh si kombet e jo si jude, si mund t'i detyrosh besimtarët nga kombet të sillen si judenj?».
Shpëtimi përmes besimit
15 Ne vetë, që jemi lindur judenj dhe nuk jemi nga kombet mëkatare, 16 e dimë se njeriu nuk bëhet i drejtë nga veprat që kërkon ligji, por vetëm përmes besimit në Jezu Krishtin. Prandaj edhe besuam në Krishtin Jezu, që të bëhemi të drejtë nga besimi në Krishtin e jo nga veprat që kërkon ligji, sepse askush nuk do të bëhet i drejtë nga veprat e ligjit.
17 Nëse ne, që kërkojmë të bëhemi të drejtë përmes Krishtit, del se jemi mëkatarë si të tjerët, mos vallë Krishti i shërben mëkatit? Larg qoftë! 18 Po të ndërtoja sërish këto gjëra, që i rrëzova, unë do të isha bërë vetë shkelës i ligjit. 19 Kështu, përmes ligjit jam i vdekur për ligjin, që të jetoj për Perëndinë. Jam kryqëzuar me Krishtin 20 e nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua. Këtë jetë, që tani jetoj në trup njerëzor, e jetoj me besim në Birin e Perëndisë, i cili më deshi e dha veten për mua. 21 Unë nuk e mohoj hirin e Perëndisë, sepse, në u bëka i drejtë njeriu përmes ligjit, atëherë Krishti paska vdekur më kot.