Krie e gjashtëtë
1 Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë.
2 Sepse ai thotë: Të digjova tij ndë kohë që qe për të dheksurë, e të dhaçë ndihmë ndë ditë të shpëtimit. Ja ndashti kohë e së dheksurit, ja ndashti kohë e shpëtimit.
3 Pa dhënë nevet njeriut aformi për të spodhisurë, që të mos jetë sharë shërbesa onë.
4 Po le të bihemi ndë gjithë punëra si punëtorë të Perndisë, me shumë durim ndë shtrëngime, ndë gulçime, ndë stenohorira.
5 Ndë plagëra, ndë hapsana, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafleturë, nd’agjërime.
6 Ndë të qëruarë të kurmit, ndë mënd, ndë të butë, ndë të mirë, ndë Shënjtinë Shpirt, ndë dashuri pa gënjeshtrë.
7 Ndë fjalë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perndisë, me armë të së drejtësë mbë të djathëtë, e mbë të mëngjërë.
8 Me anë të nderimit e të ksenderimit, me anë të së sharit e të së mburturit. Si gënjeshtjarë, e të vërtetë.
9 Si të panjohurë, e të njohurë pa, si ata që vdesënë, e ja që rrojmë. Posi të munduarë, e të pavrarë.
10 Posi të helmuarë, e pa gjithënjë të gëzuarë. Si të varfërë, ma shumë bëjmë të pasurë. Si pa pasurë gjë, ma që i kemi të gjitha.
11 Goja onë ësht’ e hapurë për juvet, o Korinthiot, e zëmëra onë ësht’ e zgjeruarë.
12 Juvet nukë jini shtrëngim brënda ndër nevet, po jini ndë shtrëngim ndë zorrë tuaj.
13 Ma me atë të këmbierë miqësisht (si djelmt’ e mi u thom) zgjeroni edhe ju si edhe unë.
14 Mos duajni të bashkoni ndë një të tillënë zigare me të pabesë, sepse ç’pjesë ka e drejta me të panomënë? A ç’shoqëri ka drita me errëcirë?
15 E ç’të bashkuarë ka Krishti me Veliarë? A ç’pjesë ka i besësë me të pabesinë?
16 E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.
17 Pra andaj deli nga mesi i ture, e çquhi, thotë Zoti. E të molepsurënë mos e ziri me dorë, e unë do t’u përmbëjedh juvet.
18 E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë.
1 Ne jemi bashkëpunëtorë të tij, prandaj ju porosisim që të mos shkojë kot hiri i Perëndisë që keni marrë. 2 Ai thotë:
të dëgjova në kohën e volitshme,
të ndihmova në ditën e shpëtimit.
Ja, tani është koha e volitshme; ja, tani është dita e shpëtimit!
3 Ne nuk vëmë pengesa në udhën e askujt, që të mos e njollosim shërbesën tonë; 4 përkundrazi, ne tregojmë se në çdo rrethanë jemi shërbëtorë të Perëndisë kur durojmë shumë mundime, kur jemi të pikëlluar, në nevojë, në vështirësi, 5 kur na rrahin, kur na burgosin, kur ngrihen kundër nesh, kur na mundojnë, kur jemi pa gjumë, kur agjërojmë, 6 me dëlirësinë tonë, me dijen tonë, me zemërgjerësinë, me mirësinë, me Shpirtin e shenjtë, me dashurinë e sinqertë, 7 me predikimin e së vërtetës dhe me fuqinë e Perëndisë. Në të djathtë e në të majtë mbajmë armët e drejtësisë, 8 edhe kur na nderojnë, edhe kur na përçmojnë; edhe kur na shajnë, edhe kur na lavdërojnë. Na mbajnë për gënjeshtarë, por ne themi të vërtetën; 9 na trajtojnë si të panjohur, por në të vërtetë të gjithë na njohin mirë; na shohin si të ishim duke vdekur, por ja ku jemi gjallë; na ndëshkojnë, por nuk na vrasin dot; 10 na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.
11 Ne kemi folur hapur me ju, o korintas, dhe zemra jonë është e hapur për ju. 12 Ne nuk e mbyllëm zemrën tonë për ju, por ju e mbyllët zemrën tuaj ndaj nesh. 13 Po ju drejtohem si bijve të mi: veproni edhe ju si ne dhe hapini zemrat tuaja për ne!
Tempulli i Perëndisë së gjallë
14 Mos u vini nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët. Çfarë ka të përbashkët drejtësia me paudhësinë? Çfarë ka të përbashkët drita me errësirën? 15 Ku takohen Krishti me Beliarin? Ose, çfarë mund të ndajnë me njëri-tjetrin një besimtar dhe një jobesimtar? 16 Çfarë ka të përbashkët tempulli i Perëndisë me idhujt? Ne jemi tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia:
do të banoj mes tyre
e do të jetoj me ta.
Unë do të jem Perëndia i tyre
e ata do të jenë populli im.
17 Prandaj dilni e ndahuni prej tyre,
thotë Zoti.
Mos prekni asgjë të ndyrë,
e atëherë do t'ju pranoj.
18 Unë do të jem Ati juaj
e ju do të jeni bijtë e mi
e bijat e mia, , thotë Zoti i gjithëpushtetshëm.