Krie e katërtë
1 Le të trëmbemi adha se mos lihetë të taksurit’ e së hijturit ndë të prëjturë të tij, e gjëndetë ndonjë nga jush që mbetetë prapa.
2 Sepse nevet jemi vangjelisurë, posi edhe ata; po s’i vëjeu ata fjala që digjuanë, sepse nukë qe bashkuarë me besë, mb’ata që e digjuanë.
3 Sepse nevet që kemi besuarë hijëmë nd’ata të prëjturë, sikundrë tha: Si bëra be nd’urgji time, nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim. E vërtet punërat’ e tij janë mbushurë që kur u themelios jeta.
4 Sepse tha Perndia ndë një vënd për të shtatënë ditë kështu: E u prëjti Perndia ditën’ e shtatë nga gjithë punët’ e tij.
5 E ndë këtë vënd pa: Nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim.
6 Ndaje adha mbetetë të hijënë dica mbë të, e ata që u qe dhënë haberi i mirë më përpara, nukë hinë për aformi të së pabesllëkut.
7 Dhioris përsëri njëfarë dite, tuke thënë me anë të Dhavidhit: Sot, pas kaqë kohet. (Sikundr’ u tha): Sot ndë digjofi zën’ e tij, mos gurëconi zëmëratë tuaj.
8 Sepse t’i kish prëjturë ata Iisui i Naviut, nukë duaj të flit më pastaje për tjetër ditë.
9 I lipsetë adha llaoit së Perndisë (Savatismó) të prëjturë.
10 Sepse ai që hiri ndë të prëjturë të tij, edhe ai u prëjt nga punërat’ e tij, si (u prëjt) edhe Perndia mbë të tijtë.
11 Le të shpeitojmë adha të hijëmë nd’ata të prëjturë, që të mos bjerë ndonjë ndë ksomblë të së pabesllëkut.
12 Se e gjallë është fjala e Perndisë, e e Zonja, e më e prëhurë se nga çdofarë thiket me di presa, e hin ngjera mbë të ndarë të Shpirtit e të Pnemësë, e të quçëvet e të palcavet, e që ksetaks akoma kujtimetë e silloit’ e zëmërësë.
13 E nuk’ është pun’ e bërë që të jetë e padukurë përpara tij, po të gjitha janë lakuriq e të cveshura përpara sivet t’atij, që mb’atë do të apëmë nevet llogori.
14 Kur kemi adha një Arhieref të madh, që shkoi ndëpër Qiell, Iisunë të bir’ e Perndisë, le të mbajëmë molloinë tënë.
15 Sepse nukë kemi një Arhieref që nukë mund t’i vijë likshtë për të smundura tona, po (kemi) atë që u piraks bara mbë të gjithë, për vetëmë fajit.
16 Le të afëronemi adha me tharos ndë fron të nderit, që të marrëmë ndëjesë e të gjejëmë hir e ndihmë ndë kohë që lipsetë.
1 Përderisa premtimi për të hyrë në prehjen e Perëndisë vazhdon të jetë i vlefshëm, le të kemi frikë se mos ndonjëri nga ju mbetet jashtë. 2 Edhe ne e kemi dëgjuar ungjillin, sikurse edhe ata që ishin në shkretëtirë, por atyre nuk u vlejti fjala që dëgjuan, pasi nuk e dëgjuan me besim. 3 Ne që besuam do të hyjmë në prehjen e Perëndisë, për të cilën ai ka thënë:
dhe kështu u përbetova në zemërimin tim:
nuk kanë për të hyrë
në prehjen time.
Ai e tha këtë, ndonëse veprat e tij kishin përfunduar që me krijimin e botës. 4 Ndërsa për ditën e shtatë ka thënë diku: Perëndia pushoi ditën e shtatë, pasi i kreu të gjitha veprat e tij. 5 Po për të njëjtën gjë shton: nuk kanë për të hyrë në prehjen time. 6 Ata që e dëgjuan në fillim ungjillin nuk hynë në prehjen e Perëndisë për shkak të mosbindjes. Por, meqenëse mbeten edhe të tjerë për të hyrë në të, 7 Perëndia caktoi përsëri një ditë të quajtur «sot», kur thotë pas kaq kohe nëpërmjet Davidit:
sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,
mos i ngurtësoni zemrat tuaja.
8 Pra, nëse Jozuehu do ta kishte çuar popullin në prehje, atëherë Perëndia nuk do të fliste më për një ditë tjetër. 9 Kështu, për popullin e Perëndisë është ende e mundshme një ditë prehjeje si e shtuna e prehjes së Perëndisë. 10 Ai që hyn në prehjen e Perëndisë do të pushojë së bëri veprat e veta, ashtu siç bëri edhe Perëndia. 11 Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në këtë prehje, që të mos bjerë ndokush në të njëjtin shembull të mosbindjes.
12 Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Ajo është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e frymës së jetës nga shpirti, të kockës nga palca. Ajo shqyrton mendimet dhe qëllimet e zemrës. 13 Nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para Perëndisë, por të gjitha janë të zhveshura dhe të zbuluara në sytë e atij të cilit do t'i japim llogari.
Jezui, kryeprifti i madh
14 Le ta mbajmë, pra, fort besimin që shpallim, sepse kemi një kryeprift të madh që shkoi deri në qiej, Jezuin, Birin e Perëndisë. 15 Ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë me ne për dobësitë tona. Përkundrazi, ai u tundua në gjithçka ashtu si ne, por nuk mëkatoi. 16 Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.