Krie e trembëdhjetëtë
1 Këjo ësht’ e treta herë që vij mbë juvet. Mbi të thënë të divet a të tre martirëvet do të apofasisetë çdofarë punë.
2 Thaçë më përpara, edhe thom, sikur jam përpara, ashtu edhe kur jam mërguarë ndashti shkruaj mb’ata që kanë fëjierë, edhe mbë gjithë të tjerëtë, se nd’arça pagjene, nukë do t’i kurcej.
3 Kërkoni juvet të bëni dhoqimi mb’atë Krishtinë që flet mbë mua, ai për juvet nuk’ ësht’ i smundurë, po ësht’ i fortë mbë juvet.
4 Sepse ndonëse u mbërthie mbë Kruq si i pafuqiçim, ma rron me fuqi të Perndisë, sepse edhe nevet jemi të smundurë mbë të, po do të jemi të gjallë me të bashkë me fuqi të Perndisë sa për juvet.
5 Dhoqimasni vetëvetëhenë që të njihni ndë jini ndë besë, vetëhenë tuaj ksetaksni. A nukë njihni juvet vetëvetëhenë, që Iisu Hristoi është ndër ju? Përveçe ndë mos jini për të hedhurë poshtë.
6 E unë shpërej që do të njihni, se nevet nukë jemi për të hedhurë poshtë.
7 Ma i lutem Perndisë që të mos bëni juvet gjë të ligë; jo për të dukurë nevet të mirë, ma për të bërë juvet të mirënë, e nevet le të jemi si të shtirë poshtë.
8 Sepse s’mundjëmë të bëjëmë gjë kondrë së vërtetësë, ma për të vërtetënë.
9 Sepse nevet gëzonemi kur jemi të smundurë, e juvet të shëndoshë. E këtë e kërkojmë nga Perndia (domethënë) të teliosuritë tuaj.
10 Pra andaj shkruaj unë këto kur jam mërguarë, që kur të vij ati të mos u zë me të keq, sikundrë kam urdhërinë që më ka dhënë Zoti për dërtim, e jo për prishëjë.
11 Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.
12 Përshëndetni njeri-jatërinë me të puthurë Shënjtërishte. Gjithë Shënjtorëtë u falenë juvet me shëndet.
13 Dhurëtia e Zotit Sonë Iisu Hristoit, edhe dashuria e Perndisë, edhe pjes’ e Shënjtit Shpirt, qoftë me gjithë juvet. Amin.
* Karta e ditë mbë Korinthiot u shkrua nga Filippët’ e Maqedhonisë, me mes të Titosë edhe Llukait.
Porositë dhe përshëndetjet
1 Është hera e tretë që do të vij te ju, se çdo padi duhet të jetë e mbështetur në fjalën e dy apo tre dëshmitarëve. 2 Ata që kanë mëkatuar dikur dhe të gjithë të tjerët i kisha paralajmëruar kur isha me ju për herë të dytë dhe po i paralajmëroj edhe tani që nuk jam aty, se nëse vij përsëri nuk do të kursej askënd. 3 Me sa duket ju kërkoni një provë që Krishti flet përmes meje. Dijeni, pra, se Krishti nuk u tregua i dobët mes jush, por i fuqishëm. 4 Vërtet ai u kryqëzua për shkak të dobësisë, por jeton prej fuqisë së Perëndisë. Ne jemi të dobët bashkë me të, por prej fuqisë së Perëndisë do të jetojmë bashkë me të, mes jush.
5 Shqyrtojeni veten për të parë nëse po jetoni me besim. Vëreni veten në provë. A nuk e kuptoni se në ju jeton Jezu Krishti? Nëse nuk e kuptoni këtë, atëherë nuk e keni kaluar provën. 6 Shpresoj se do ta merrni vesh se ne e kemi kaluar provën. 7 Megjithatë ne i lutemi Perëndisë që të mos bëni asnjë të keqe, jo që të duket se ne e kaluam provën, por që ju të bëni çfarë është e drejtë, edhe pse mund të duket se ne dështuam.
8 Ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën. 9 Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni. 10 Këto gjëra po i shkruaj ndërsa jam larg, që, kur të vij, të mos më duhet të jem i rreptë dhe pushtetin që më ka dhënë Zoti ta përdor për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.
11 Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju. 12 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Ju përshëndesin të gjithë të shenjtët.
13 Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia me Shpirtin e shenjtë qofshin me ju të gjithë!