Krie e tretë
1 E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.
2 Bënu i cgjuarë e forco të tjeratë, ato që janë për të vdekurë, sepse s’kam gjeturë punët’ e tua të plota përpara Perndisë.
3 Kij adha ndër mënd ato që more, e që digjove, e ruaji e metanois; e ndë mos qëndrofç cgjuarë, do të vij tek ti posi kusar, e do të mos e diç ç’kohë vij tek tij.
4 Ke pak ëmëre ndë Sardhë, që nukë molepsnë rrobat’ e ture, e do të vijënë me mua veshurë ndë rroba të bardha; sepse janë të zotë.
5 Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij.
6 Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra.
7 E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.
8 T’i di punërat’ e tua; ja, që kam vënë përpara teje një derë të hapëtë, e atë s’mund ta hapjë ndonjë; sepse ke pak fuqi, e më ruajte fjalënë time, e nuk’ arnise ëmërinë tim.
9 Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë.
10 Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.
11 Ja, që vij me të shpejtë; ruaj atë që ke, që të mos të marrë njeri kurorënë tënde.
12 Atë që të mundjë, do ta bëj kollonë ndë qishë të Perndisë sime, e do të mos dalë më jashtë, e do të shkruaj mbë të ëmërin’ e qutetit së Perndisë sime, të Ierusalimit së ri, që cbret nga qielltë prej Perndiet sime, edhe ëmërinë tim të rinë.
13 Ai që ka vesh, le të digjojë atë që thotë Shpirti mbi qishëra.
14 E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë.
15 T’i di punërat’ e tua, sepse s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë; makar të jeshe a i ftohëtë, a i ngrohëtë.
16 Sepse adha je i vagëtë, e s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë, do të nis të të vjell nga goja ime.
17 Sepse thua: Jam i pasurë e i gjeçim, e s’kam hri nga ndonjë; e nuk’ e di që ti je heqësi e i gjëmuari, e i varfëri, e i verbëri, e i sveshuri.
18 Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.
19 Un’ ata që dua i qërtoj, e i mundoj; kij adha zili, e metanis.
20 Ja, që rri mbë derë, e çokanis derënë; kush të më digjojë zënë, e të më hapjë derënë, do të hij tek ai, e do të dërkuj me të bashkë, e ai me mua.
21 Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij.
22 Ai që ka vesh le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra.
Për kishën e Sardës
1 «Engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: kështu thotë ai që ka shtatë shpirtrat e Perëndisë dhe shtatë yjet: i njoh veprat e tua. Thuhet se jeton, por je i vdekur. 2 Rri zgjuar e jepu forcë të tjerëve, atyre që janë në prag të vdekjes, se veprat e tua para Perëndisë nuk i gjeta të përsosura. 3 Kujto çfarë ke marrë dhe ke dëgjuar! Zbatoji e pendohu! Po të mos zgjohesh do të vij si vjedhës dhe nuk do ta dish orën kur kam për të ardhur kundër teje.
4 Por ka disa nga ju në Sardë që nuk i keni përlyer rrobat. Ju do të jetoni me mua veshur me të bardha, sepse jeni të denjë. 5 Ai që fiton do të vishet me rroba të bardha. Emrin e tij nuk do ta fshij nga libri i jetës, por do ta rrëfej para Atit tim dhe para engjëjve të tij.
6 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Për kishën e Filadelfisë
7 «Engjëllit të kishës në Filadelfi shkruaji:
kështu thotë
i Shenjti, i Vërteti,
ai që ka çelësin e Davidit,
ai që hap e askush nuk mund të mbyllë,
ai që mbyll e askush nuk mund të hapë:
8 i njoh veprat e tua. E di që nuk ke shumë fuqi, megjithatë e ke zbatuar fjalën time dhe nuk e ke mohuar emrin tim. Ja tek kam vënë para teje një derë të hapur, që askush nuk mund ta mbyllë. 9 Ja se ç'do t'u bëj atyre nga sinagoga e Satanit që thonë se janë judenj, por nuk janë dhe gënjejnë. Do t'i bëj të vijnë e të bien në gjunjë para këmbëve të tua, që ta marrin vesh se unë të kam dashur.
10 Ti e ke zbatuar fjalën time dhe ke bërë durim, prandaj edhe unë do të të ruaj nga sprova e ardhshme që do të vijë mbi gjithë botën për të sprovuar banorët e tokës. 11 Po vij shpejt. Mbaji fort ato që ke, që askush mos të ta rrëmbejë kurorën.
12 Atë që fiton, do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim dhe ai nuk do të dalë kurrë jashtë tij. Në të do të shkruaj emrin e Perëndisë tim dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jerusalemit të ri, që zbret prej qiellit nga Perëndia im. Do të shkruaj edhe emrin tim të ri.
13 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Për kishën e Laodicesë
14 «Engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: kështu thotë Amen-i, dëshmitari besnik dhe i vërtetë, burimi i çdo gjëje të krijuar nga Perëndia: 15 i njoh veprat e tua. Nuk je as i ftohtë, as i nxehtë. Sa mirë do të ishte të ishe i ftohtë ose i nxehtë! 16 Por meqenëse je kështu i vakët, as i nxehtë, as i ftohtë, do të të vjell nga goja. 17 Ti thua: “Jam i pasur dhe kam vënë pasuri të madhe. Nuk kam nevojë për asgjë”. Por ti nuk e di që je i mjerë e i gjorë, i varfër, i verbër e i zhveshur.
18 Të këshilloj të blesh nga unë ar të pastruar në zjarr, që të pasurohesh, si dhe rroba të bardha që të mbulohesh e të mos duket turpi i lakuriqësisë sate. Lyej edhe sytë me kolir që të shohësh.
19 Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që dua. Ji, pra, i zellshëm e pendohu! 20 Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua. 21 Atë që fiton do ta vë të ulet me mua në fronin tim, ashtu siç fitova unë dhe u ula me Atin tim në fronin e tij.
22 Kush ka veshë le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».